Kulturë
Shahin Ibrahimi: Hutimi
E merkure, 25.03.2015, 06:51 PM
Shahin
Ibrahimi
Hutimi
Ecte si re e nxituar, pa vetëdije
Duke përkëdhelur ikonën e një Shënmërie
Ti çonte dhe atij pak diell në derë.
Damarët e halleve i nxinin mbi ballë
Me shikime më thoshin se ishte bërë pre gjahu,
Koha ngrinte kurthe në çdo hap
Askujt për zemrën e tij, se hante meraku.
Dikush
Ligji kryeneç me të shpejt bëri “detyrën”,
Zulmi ju zuri sytë, vëndin rrëmujë lanë
Ca perçe resh ja zunë fytyrën.
Ca pjella nate shpirt vrastarë
Me litar gërmash ja pregatitën çarkun,
Ai
shpatën e demokleut ende se
Ndaj pa u ndjerë e zuri laku.
Jeta e
tij
Shpesh më
thosh me
Lumenjtë për të andralla sjellin
Dhe akuj dhimjesh të mallkuar.
11 Janari.
Kthej sytë në këtë vënd o Zot
Mos e le në këtë vetmi,
Teksa vjen vërdallë më kot
I prangosur pa liri.
Shihe si është katandisur
Në fytyrë se ç`shprehje ka,
Fqinjët i morën, pjesën e qëndisur
Tani duan, trupin me gjithë ç`ka.
Bekoje, që dielli të ndri mbi maja
Traktatet e kohës, mos ta copëtojnë,
Liri duam, mbas vuajtjesh të mëdhaja
Si të tjerët të jetojmë.
Në çdo vite zi dhe përçmim
Ky vënd më parë, kishte shum shkëlqim,
Fuqitë e mëdha, i dhanë një ndëshkim
Si spo shuhet ky rënkim.
Koha ecën por lë gjurmë
Tregon jetën për një popull,
Ëndrrat tona janë bërë shkrumb
Një i madh ka një të vogël.
Qentë kanë nisur prapë të lehin
Por në horizont dielli lind i qeshur,
Me fjalë të ëmbla, prapë leqe ngrehin
Të hapim sytë, veshët ti mbajm ngrehur.
Mijra zemra fjalët thanë
Ky vënd në shekuj, këtë ditë ka pritë,
Ne që tokën me gjak lamë
Republikë të kemi mit.
Të mbledhur bashkë larg çdo mërie
Ti thomi Botës jemi një,
Fragmente këngësh madhështie
I njëjti trup, i njëjti zë.
Kombi im me dinjitet
Kohrat nuk të lanë rehat,
Por ti gjoksin bëre det
Dhe në re ngrite kalat.
Zërin ngre nëpër Samite
Mëndimin e mirë ta përqafojmë,
S`pyete kurrë për çdo skërmitje
Vetëm shqipet të kuptojnë.
Kushtetutën shkruan me gjak
Shpirti i lirë nuk hynë në Lak
Se vetë zoti e bekoj.
Republikë që kur ke lerë
Me gjakun ushqe brezat që vijnë,
Ne që lindëm mbi humnerë
Mbrojmë filizat që po mbijnë.
Më ka marrë malli
Oh sa më ka marrë malli
Në vëndlindje që të shloj,
Ku ndizet eshka prej stralli
Me re kokën ta mbuloj.
Oh moj thikë që më shpon zemrën
Me kujtimet e kohës së largët,
Vari i gjyshit tonë ska emër
Dhe nga dhimjet rëndojnë plagët.
Zot o Zot sa mall që kam
T`ju them ullinjve ca fjalë,
Ne vërtetë nga ju na ndanë
Por nuk jeni rrënjë dalë.
Shpirti im mos rri i ndrojtur
Tek trishtohesh në harresë,
Ditë e çamit nuk ka sosur
Vendi ynë nuk mund të vdesë.
Çamëri me sy të plakur
Ëndrra për ty është si mjaltë,
Mbahu siç është për tu mbajtur
Sepse jeta është e gjatë.