Mendime
Elida Buçpapaj: Dekorohet një ministre e diktatorit
E hene, 29.12.2014, 05:25 PM
NJË MINISTRE E NATO-s DEKORON NJË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Me rastin e 70 vjetorit çlirimit të Shqipërisë nga okupatori fashist, që përkon me ditën e instalimit të diktaturës më mizore staliniste, qeveria e Shqipërisë vendosi t’i akordojë Vito Kapos ish-anëtare e Komitetit Qendror të PPSH-së, ish- Sekretare e Parë e Bashkimit të Grave komuniste të Shqipërisë, ish-Ministre e diktatorit Hoxha dhe bashkëshorte e Hysni Kapos, ish Nr.2 të regjimit komunist “Medaljen e Mirënjohjes”. Përveç kësaj të gjithë individët që u nderuan me medalje, qeveria u akordoi edhe nga një milionë lekë të vjetra.
Kryeministri Rama i cili tallet aq shpesh me fotografitë e diktatorit që i janë shfaqur nëpër skenografitë e ceremonive zyrtare, ku ai ka marrë pjesë, kësaj here nuk e marr me mend se çfarë komenti mund të bëjë. Një gjë e kam të qartë se arroganca nuk ka kufij.
Fakti që Mimi Kodheli, një ministre e NATO-s, i ka akorduar Medalje Mirënjohje një ish-ministres së diktatorit Hoxha, përbën scoop dhe skandal së toku. Nuk e di nëse ky haber është marr vesh në quartierin gjeneral të NATO-s në Bruksel. Aty ndodhet edhe përfaqësuesi ynë shqiptar. Të cilit i bie të mbrojë interesat e NATO-s përpara interesave apo çartjeve të qeverisë shqiptare.
Dekorimi i Vito Kapos apo i Arben Putos, kunatit të kriminelit Manush Myftiu dhe njërit prej historianëve më besnikë të diktatorit dhe diktaturës, i cili ka çerek shekulli tranzicion që e mbron regjimin të cilit i shërbeu për gjysmë shekulli duke sulmuar kolaboracionistët dhe kuislingët e Shqipërisë nuk ka si të jetë një lapsus si thotë Pandeli Majko për Vito Kapon. As fotot e diktatorit nuk janë lapsus. Sepse mund të pranohet vetëm një herë lapsusi, por kur bëhen seri lapsusesh, atëhere kjo hyn në strategjinë e shtetit i cili sfidon shqiptarët, NATO-n dhe Perëndimin. Kjo është gjuha diplomatike. Mesazhi që përcillet: Mimi Kodheli nuk do të duhej ta pranonte që institucioni i saj apo emri i saj të përzihej me këtë intrigë ballkanike, e cila e njollos si zonjën ashtu edhe dikasterin e saj dhe po ashtu edhe Numrin Një të qeverisë.
Kur
mësova se qeveria shqiptare do të ndante dekorata me rastin e ditës të çlirimit
të Shqipërisë, prita të dëgjoja që në këtë listë të përfshiheshin emra që kanë
luftuar kundër pushtuesit italo-nazist. Ne e kemi parasysh se pushtimi dhe
lufta kundër tij nisi më 7 prill 1939 e partia komuniste u formua gati tre vjet
më vonë, ndërsa deri në Marrëveshjen e Mukjes mbajtur më 1-3 Gusht 1943, ku
kërkohej formimi i Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë, lufta kundër
pushtuesit dhe krijimi i Shqipërisë Etnike ishte ideal i përbashkët si për
nacionalistët ashtu edhe për komunistët. Por Mugosha dhe Popoviçi e detyruan
Enver Hoxhën që ta rrëzonte Marrëveshjen e Mukjes dhe prej këtu
Kur dua të them një nga tre fjalët e mira për Sali Berishën, natyrisht kujtoj anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Kjo nënkupton se ky institucion do të vijë një moment që t’u thotë ndal marrëzirave monstruoze, pasi dihet se Perëndimi ka vënë shenjën e barazimit midis krimeve të nazizmit dhe krimeve të komunizmit, duke i quajtur me emëruesin e përbashkët si krime kundër njerëzimit.
Këtë duhet të bëjë Shqipëria, t’i njejtësojë dy diktaturat. Këtë duhet të bëjë qeveria e Edi Ramës, këtë duhet të bëjë edhe Parlamenti i Shqipërisë. Dhe jo të provokojë me dekorime të tilla. Që kanë efektin e njohur të boomerangut.
Kur dëgjova se qeveria shqiptare do të dekoronte luftëtarë antifashistë, duke patur parasysh, reklamën si qeveri e Rilindjes, më shkoi mendja tek të gjithë prindërit tanë të dashur, të cilët iu bashkangjitën luftës çlirimtare me shpresë të madhe për liri dhe barazi ndërsa me kalimin e viteve edhe ata u kthyen në viktima të regjimit mizor në krah të të cilit ata luftuan. Dhe Edi Ramës i takonte që t’i nderonte këto figura. Më mirë Edi Rama të dekoronte Partizanin e Panjohur se sa të shkonte aq larg në fantazinë e tij të absurditizmit.
Prita që qeveria e Edi Ramës të dekoronte post mortum tim atë, Vehbi Skënderin dhe shokët e tij, si partizanë të thjeshtë, kur pa mbushur 16 vjeçët, teenagera, morën armët për liri. Im atë me një grup shokësh nga Medreseja e Tiranës lanë mësimet dhe leksionet e marra nga Vexhi Buharaja, Profesor Mehdi Bushati apo profesor Shaban Demiraj dhe iu bashkuan çetës së Haxhi Lleshit që në vitin 1943, ku babai im u plagos tri herë. Ai na tregonte se Çeta e Haxhi Lleshit e çliroi Dibrën dhe vendosi aty flamurin shqiptar, por u detyrua që ta hiqte me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm. Duket Çeta e Dibrës ka vepruar në respekt të strategjisë së Marrëveshjes së Mukjes e cila do të rrëzohej nga diktatori Hoxha me urdhër të dy mentorëve të tij Mugosha-Popoviç.
Prita kryeministrin Edi Rama që në listën e dekorimeve të kishte përfshirë postmortum dajën im, Gafer Shyti, i cili 12 vjeçar braktisi një bursë studimi për në Itali dhe iu bashkangjit formacioneve partizane. Konkretisht luftoi në Brigadën e Parë dhe tregonin se pushka që mbante në krah ishte më e gjatë se vetë ai kur nisi luftën. Kjo shihet edhe nga fotot e tij që i takojnë asaj kohe.
Kur
përmenda tim atë dhe dajën tim, këtë e bëra për të simbolizuar kategorinë e të
gjithë rinisë shqiptare idealiste që u përfshi në luftë. Por pretendimet e mia
ishin iluzione. Bile duke lexuar në shtypin e Tiranës, mbeta pa gojë, kur në
një shkrim hulumtues të Tedi Blushit të datës 6 dhjetor 2014 tek gazeta
Shqiptare lexova se “Gazeta Shqiptare” i kishte kërkuar prej dy javësh
ministrisë së Mbrojtjes vënien në dispozicion të listës së emrave që janë
dekoruar por përgjigjia ka qenë “nuk e japim”. „Kjo i shton edhe më shumë
dyshimet, shkruan
E shihni prapë ndarjen, në Kategorinë A, në kategorinë e parë, ku bëka pjesë Vito Kapo, Arben Puto përfshi edhe ish-presidenti Alfred Moisu, ndërsa etërit tanë nuk i takojnë asnjë kategorie nga këta që ka përfshirë Mimi Kodheli dhe shefi i saj i qeverisë. Shumë më mirë!
E qartë që emrat e luftëtarëve të thjeshtë nuk janë pjesë e Kategorisë A, sepse në këtë kategori janë përfshirë emrat që i kanë shërbyer diktaturës dhe jo luftëtarët e luftës anti-fashiste. Në Kategorinë A janë ministrat e ish-diktatorit, historianët e ish-diktaturës të cilët për mjerimin e saj i dekoron Ministrja e NATO-s Mimi Kodheli, e cila për arsye pushteti dhe kolltuku nuk do t’ia dijë fare as për integritetin dhe as për dinjitetin e saj.
Natyrisht absurditete, scoope, skandale, monstruozitete të kategorive të tilla që mbajnë markën e qeverisë Rama janë të papranueshme për një shtet normal demokratik, ku funksionon shteti ligjor i vendosur mbi themelet e parimeve për liri dhe demokraci.
Nuk e di nëse Edi Rama e ka lexuar veprën e Honoré de Balzac 'La Peau de chagrin' – Lëkura e Shagrenit – është një roman i përkthyer edhe në shqip, që, i shtjelluar me elementët e një romani fantastik, ka si temë qendrore konfliktin midis etjes për pushtet dhe jetëgjatësisë së pushtetit. Sipas autorit të Komedisë Njerëzore, etja për pushtet që e bën Princin e Niccolo Machiavellit të justifikojë të gjitha mjetet, është ndërkohë armik i jetëgjatësisë së pushtetit, sepse konsumimi është i pakthyeshëm.