Mendime
Florim Zeqa: Babadimri nuk e sjellë flamurin dardan!
E hene, 29.12.2014, 05:05 PM
Babadimri nuk e sjellë flamurin dardan!
Shkruan: Florim Zeqa
Ditëve të fundit duke lexuar shkrime rrethë "mundësisë" që kryeministri aktual i vendit të kthejë flamurin dardan në vend të këtij lara-lara, u binda se jo vetëm fëmijët i besojnë përrallave të babadimrit.
Të rriturit që besojnë në qeverinë Thaçi 3, më falni Isa 1, se do e sjellë flamurin dardan, është njësoj sikur fëmijët që besojnë në dhuratat e babadimrit !
Ngase çështja e kthimit të flamurit dardan nuk është aq e lehtë siq mendohet nga miopët politik !
Ata, që sot trumbetojnë për kthim të flamurit dardan (një pjesë e klasës politike e LDK-së), janë të njëjtit që votuan kundër këtij simboli me 17 shkurt 2008-të.
Të parët që shkelën mbi amanetin e presidentit Rugova, që shkelën flamurin dardan janë vet deputetët e LDK-së (LDD-së) që votuan për flamurin lara-lara në Kuvendin e Republikës së Kosovës me 17 shkurt 2008-të.
Disa po mundohen me të harrojnë me qëllim të kaluarën e afërt. Është e njëjta bërthamë politike që lidhi koalicionin e 2007-s me PDK-në është edhe sot në të njëjtin koalicion, ndryshon vetëm lideri i partisë dhe disa deputet,...struktura ka mbetë e njëjtë, e pandryshuar nga ajo kohë e deri më sot.,...deputetët "veteranë" të asaj legjislature janë edhe sot deputet, disa ministra të asaj kohe janë edhe sot ministra në qeverinë PDK-LDK 2 .
E gjithë lufta mbrendapartiake po zhvillohet mes dy klaneve politike (Sejdiu- Isa), për marrjen e primatit në parti, në kundërshtim me vullnetin e elektoratit.
Ngase vullneti i elektoratit është për ndryshime substanciale, e jo për përseritje të njërës apo tjetrës klasë sunduese në parti.
Ky është një fakt brëngosës për elektoratin dhe shqetësues për të ardhmën e kësaj partie politike .
Nëse në zgjedhjet e mbrendshme të LDK-së nuk arrihet të dilet jashtë këtyre kornizave klanore, atëhere kjo parti rrezikon të tkurret akoma, të bie në nivelin e një partie minore.
E përbashkëta e të dyja fraksioneve mbrenda LDK-së është kurora me partinë në pushtet. PDK-ja është ajo që ndau LDK-në dhe shantazhoj dy liderët e saj, pasardhës të liderit historik Ibrahim Rugova.
Çështja e simboleve shtetërore nuk është fontanë dëshirash, nuk është as sikurse puna e simboleve dhe slloganeve partiake që ndryshojnë sipas orekseve të liderit, por është pak më komplekse.
Pas shkuarjes në amshim të presidentit Rugova, ndërkombëtarët, janë ata që kanë projektuar simbolet antikombëtare të shtetit tonë, e kanë hartuar edhe kushtetutën e vendit tonë,...kanë përcaktuar kahet politike të vendit tonë !
Mospërfshirja e Referendumit në kushtetutën e Republikës së Kosovës, e aktit më të lartë demokratik që shprehë vullnetin e një populli, për të mos thënë e pamundëson, e vështirësonë jo vetëm ndryshimin e simboleve shtetërore por edhe realizimin e projekteve tona kombëtare.
Për hirë të korrektësisë po e shkëpus një pjesë të deklaratës së zotit Isa Mustafa gjatë fushatës zgjedhore, të cilën po e përdorin mbështetësit e tij për të arsyetuar koalicionin joparimor me PDK-në, po citoj: "“Vlerësojmë qind për qind se do të vijmë në pushtet dhe atëherë ne do të zhvillojmë procedura qind për qind demokratike, në mënyrë që ?amuri i ardhshëm i Kosovës të jetë ?amuri i Dardanisë dhe himni i ardhshëm të jetë himni i Ibrahim Rugovës, por jo me procedura jodemokratike.
Nëse pajtohen të gjithë qytetarët e Kosovës, natyrisht kjo kërkon edhe pajtimin e minoriteteve, edhe pëlqimin e faktorëve që na kanë ndihmuar, ne do ta bëjmë me një procedurë të rregullt demokratike. Synimi ynë është se Kosova i meriton ato simbole dhe ato të jenë simbole të Republikës së Kosovës”, përfundon citati.
Kjo deklaratë e liderit aktual të LDK-së tregonë qartë garancën e ardhjes së tij në pushtet pavarësisht rezultatit zgjedhor, vërteton marrveshjet paraprake (të fshehta) me Hashim Thaçin për ndarjen e pushtetit.
Nuk e kam as idenë më të vogël, se me cilin instrument kryeministri do të përcaktoj vullnetin e qytetarve të vendit dhe me cilat mjete planifikon të realizoj ndryshimin e simboleve shtetërore !
Nëse kryeministri Mustafa, e ka njëmend kthimin e simboleve të presidentit Rugova në simbole shtetërore, atëherë ai në vend të thirrjes së deputeëve të LDK-së për të votuar Hashim Thaçin me 2016 për president të shtetit, do duhej të bënte thirrje për ndryshim të kushtetutës së vendit, për futjen e referendumit si instrument demokratik i një shteti të lirë dhe sovran dhe nxjerrjen e aktit tjetër ligjor që përcakton zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejtë nga populli.
Për të
qenë edhe më bindës para qytetarëve të vendit, Isa Mustafa nga momenti i
marrjes së postit të kryeministrit të vendit, me një urdhëresë administrative
ishte dashtë të largojë nga mediumi publik (