A kemi nevojë për Iluminizëm ?
Nga Fahri Xharra
Shqiptarët,
kemi nevojë për iluminizëm të ri dhe rilindje kombëtare Ne ende jetojme ne
frymen osmane dhe komuniste ! Boll mo! Turpi kombtar është aq i madh sa të vjen
marre që në Europë të flasish shqip. "Iluminizmi eshte dalja e njeriut nga
mituria e e vetefajsuar. Mituria eshte mosaftesia e perdorimit te arsyes pa u
udhehequr nga tjetri. E vetefajsuar eshte mituria, kur ajo nuk buron nga
mungesa e mendjes, por vendosmeria e guximi per te drejtuar veten tende pa
udheheqje nga tjeret." Keshtu e pershkruan Immanuel Kanti periudhen e
iluminizmit.
Sa nga ne
e dijnë që:"Nata 21-22 dhjetor, është nata më e gjatë e vitit, që pason me
natën e buzmit dhe sipas kalendarit shqiptar vazhdon me festat tjera me radhë
që nga kjo datë e ndjekin solsticin dimëror deri më 6 janar " ? Pse babai
shqiptarë me lotë në sy të kërkon fëmijët e humbur, dyshon se janë përfshirë në
ISIS! ? (Një qytetar zviceran me
origjinë nga Kosova dhe i cili jeton në Zurih të Zvicrës po kërkon djalin dhe
vajzën e tij në Adana të cilët kanë 3 ditë që nuk ka
informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Anadolu Agency (AA). )
Po ku ishe or baba , që ndër sytë e
tu fëmijt ta luenin lojën e padëshiruar nga askushi ?
"Sipas
informacioni të marrë Halit Loxha 47 vjeç, i cili jeton në Zurih të Zvicrës ka bërë
një denoncim në polici pas mos ardhjes në shtëpi më 19 dhjetor, të vajzës së
tij 18 vjeçare Edita dhe djalit të tij 16 vjeçar Visar. Policia e Zyrihut, duke
u përqendruar në mundësinë e pjesëmarrjes në ISIL të fëmijëve ka raportuar këtë
rast në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL). "Babai Loxha pas
procedurave iu është drejtuar gazetarëve dhe me sytë e përlotur ai iu ka
treguar mediave fotografitë e fëmijëve. Loxha i cili punon si sanitar në një
kompani në Zurih ka theksuar se fëmijët e tij asnjëherë më parë nuk janë
larguar nga shtëpia.(lajm gazetaresk) Pse nuk i ndalje fëmijët që në Cyrih ?
Mungesa e edukatës familjare- do të thosha unë, Mosbisedimi me fëmijët për një
devijim aq të rrezikshëm , dhe pak a shumë mosdija , mosinformimi i prindit për
dredhitë e matrapazëve fetarë. Unë dhe lexuesit e ndajmë dhëmbjen me ty or
prindi nga Kosova, por nuk mundem pa të kritikuar dhe "shajtur" për
lojën tënde symbylltas në familje. "Fëmijët që prej 2 vitesh shkonin në
një xhami, ku kisha dëgjuar se ata që shkojnë në atë xhami ishin persona që
merrnin pjesë në ISIS. Më parë kanë ardhur në Stamboll, nga këtu mund të kenë shkuar në
Siri. " po shkruajnë gazetat dhe ti po qanë. E kotë ,për ty dhe fëmijtë e
tu.! Ata e kanë pirë"sherbetin e mashtrimit". "Vajza 3-4 muaj më
parë filloi të mbulohet me shami. " paska thënë prindi që mundohet t`i
gjejë fëmijët nëpër kanalin më të turbullt të tradhëtisë ndaj nesh, nëpër
Turqi.
Albin
Kurti , kishte me thënë se është cështje familjare , shkuarja në Siri; dhe nuk
guxojmë të sjellim ligjeqë e ndalojnë këtë masakër kombëtar. Edhe familja Loxha
është viktimë e një qendrimi të tillë politik të një partijeje.
Miku
mshkruan "Baca Fahri, kam vënë re se ne shqiptarët vëme ne diskutim cdo
gjë që ka të bëjë me të kaluaren tonë të larget dhe të afërt. Duam te jemi te
"pa anëshem dhe europian "në vlerësime dhe gjykime me cdo kusht. Nga
kjo kanë përfituar fqinjët tanë duke fabrikuar me anë të institucioneve të tyre
shtetërore historitë e prejardhjes së tyre, duke vjedhur e pervetësuar cdo gjë
që i perket popullit tonë. Mos të flasim për pseudohistorianë e pseudoarkeologë
që kane rolin e Judës në universin etnik shqiptar duke mbjellur dyshim dhe duke
shpërndare mjegull në ate pak qe ka mbetur nga identiteti ynë kombetar dhe duke
vene në diskutim shtyllat qe formojne ketëidentitet. Ne jetojmë ne Ballkan dhe
fqinjët tanë nuk kanë parime dhe skrupuj morale si te europianeve, Ne
shqiptaret nuk kemi nevojë te shpikim dhe të vjedhim nga askush për të emeruar
prejardhjen tonë,na duhet vetem te pervetesojme ate cka eshte e jona dhe t'ua
bertasim fort ne fytyrë të gjitheve. Unë mendoj se
i vetmi shpëtim për kombin shqiptar është patriotizmi i pastër, por di edhe se
ne jemi gati një shekull mbrapa fqinjëve tanë në krijimin dhe forcimin e
identitetit tonë, për arsye që dihen pra do të isha dakord edhe me pak
nacionalizëm, pasi nuk mund te jesh parimor i kulluar ne mes te hipokritëve dhe
maskarenjve. Akademitë e shkencave të fqinjëve tane nuk skuqen dhe as ju nxihet
faqja kur pa pikën e turpit pervetesojnë heronjtë tanë ,historinë tonë dhe e
shfytyrojne të kaluarën, duke pretenduar te merren per te verteta deklaratat e
tyre vetem pse dalin nga Akademi Shkencash.....Kurse ne , jo vetem nga qeveritë
tona dhe nga institutet perkatëse nuk bëjmë asgjë, por edhe kur persona me
ndjenja te larta patriotike mundohen te mbushin këte zbrazetirë me informacion
dhe te dhëna aq te cmuara për vetedijësimin e shqiptarëve, i vemë nëdiskutim në
emer të europianizmit dhe të një të vertete historike që vetëm per ne ska dashur
t'ja dijë." Zoti Loxha , jo vetëm ju por i tërë kombi ynë ka nevojë për
iluminizëm, pak dritë në mendjet tona të errësuara.