Mendime » Radovani
Fritz Radovani: 26 burgje në Shkodër!
E marte, 23.12.2014, 08:02 PM
26 BURGJE PËR 28.000 BANORË NË SHKODËR !
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...
Nga Fritz RADOVANI
1944 – 1946 KUJTIME: AFROHEJ VITI I RI...
Sot jemi zgjue ma heret...Krizmat e automatikëve na nxorën gjumin!
Dikush u pushkatue! Vrasjet në Zallin e Kirit mbas Rrëmajit, na dukeshin sikur t’ ishin mbas murit të shtëpisë n’oborr... Nata na i sillte edhe ma afer ata krizma vdekje!
Nana fliste me vete: O Zot!.. A thue në pragun e festave i vranë... ?!
Të fikun
në zemër e me sofratasa në dorë, një
?1. BURGU I KISHËS SË FRETËNVE kishte 700 burra e gra që prisnin gjyqet, në vuejtjet e torturat ma të mënershme, aqsa “vdekja u dukej ‘shpëtim”...Ragip Meta...
?2. SHTËPIA E PJETËR ÇIURÇISË, vazhdonte hetimet e hudhjet nga dritarët...Aty e mbytën KOLEC DEDËN, MUZAFER PIPËN, SIMON DARRAGJATIN, etj...
?3. KONVIKTI MALËT TONA, hetuesi vdekje... për dijetarin At Bernardin Palaj...
?4. SEKSIONI I MBRENDSHËM... Hetuesi, ku ishte “Seksioni Katolik Shkoder”, ndoshta, i vetmi Seksion në Shtetet komuniste të Europës...
?5. BURGU I VJETËR I GESTAPOS...pranë shtëpisë së Zef Shirokës...ku, ngjau tragjedia e Herojve Ndue Pali dhe Caf Meti...
?6. SHTËPIA E ULQINAKUT...Podrumi ku, 400 vetë nuk ngriheshin kurrë në kambë! ?7. KUVENDI I MOTRAVE SERVITE... ku, nuk u ndahej korrenti elektrik...
?8. KISHA E MOTRAVE SERVITE...ku, vareshin njerëzit me ditë të tana ndër hatlla...
?9. SHKOLLA E ÇELËS...ku, dhunoheshin shumë nga fatzezat...
?10. PODRUMI I SHTËPISË SË FASLI ADEMIT, ku u tortue Don Kolec Prennushi...
?11. SHTËPIA E RROJEJVE...ku, u torturue Gjenarin Topalli me rininë Shkodrane...
?12. BURGU I ÇEKËS... Hetuesi urije... (aty ku sot asht Instituti “Nanë Tereza”)
?13. SHTËPIA E LEC SHKRELIT (tek Dugajt’ e Reja) Hetuesi...
?14. SHTËPIA E DR. KARAMITRIT... Hetuesi...ku, u torturuen tregtarët e Shkodres.
?15. SHTËPIA E SANDËR SARAÇIT...Hetuesi,ku, u masakrue Prof. Ida e Cin Lezhja. ?16. HOTELI I BEPIT MISHIQIT (ish ndertesa përballë Institutit Pedagogjik...)
?17. SHTËPIA PËRDHESE E VUKSANËVE (tek Dugajt’ e Reja...) Hetuesi...
?18. BURGU I POSTËS (tek harku i Xhamisë së Kuqe, Perash...) Hetuesi...
?19. BURGU I USHTRISË
?20. BURGU I PREFEKTURËS (Kati përdhe...) Hetuesi...
?21. TOGA E NDJEKJES SË SIGURIMIT (tek sanatoriumi) Hetuesi...
?22. SHTËPIA E GULJELM SUMËS... Hetuesi...
?23. SHTËPIA E GULJELM LUKËS... ku mbaheshin familjet para interrnimit...
?24. BURGU I MADH (pranë Prefekturës)...”Kujtonim se shpetuem...”Bep Zorba...
?25. SPITALI I BURGUT (përballë Shtëpisë së Kulturës)...në sherbim të hetuesive...
?26. SPITALI I BURGUT, pranë Spitalit Civil, kati përdhe...
“MOS TË MBESË GJALLË ASNJË SHKODRANË !”
Sulltan Mehmeti II, porosi për Enver Hoxhën...
?28.000 Shkodranë lanin me gjakun e
?Të gjitha këto qendra torturash dhe masakrash ishin të drejtueme nga hetuesit dhe kriminelët tanë, nën instruktimin e specialistëve jugosllavë, sovjetikë, kinez, etj...
?Këtu nuk përfshihen burgjet e hetuesitë e zonave të Dukagjinit, Shllakut, Koplikut, Pukës, Lezhës, Mirditës dhe të zonave të varuna nga Dega e Mbrendshme e Shkodres.
?Fatkeqsisht, me shifrat fallco që ka publikue Instituti i të Përndjekunve Politik në Tiranë, edhe sot po vazhdohet pa ndryshue si thonte Populli “pasha nji”!
Edhe ky
asht turp! Asht e pafalshme me zhdukë jo vetem Eshtnat e
Sejcili “kryetar” shoqate persëritë paraardhësin në atë post! Disa herë ua kam vue në dukje ndër komente poshtë shkrimeve të tyne se: “Nuk asht kjo shifra...” dhe sikur, të gjithë flejnë në një “kamp pune” dhe prap përgjegjin: “Kjo asht shifra e Institutit...”.
?JO, JO! Shifrat janë tjera! Edhe
këte e dini
?Në vitin 1974, Alfons Radovani, ishte i dënuem në kampin famkeq të Spaçit Mirditës...
I sjellin pranë një të burgosun që ishte dënue ato ditë në Tiranë me dyer të mbylluna...
Ishte kenë oficer i ministrisë së punëve të mbrendshme...rreth 15 vjetë në Tiranë...
Mbas pak ditësh gjithnjë i vetmuem, ai ishte ulë tek dysheku i vet dhe i mbytun ndër mendime me krye në grushta, dukej, sikur, po fliste me vete dhe po “korrigjonte” të kaluemen e vet të randë pranë atij dikasteri të mënershëm, që kalimtarët në bulevardin e Tiranës kur i afroheshin asaj ndertesë, zbritshin nga trotuari dhe hypnin prap, vetëm mbasi kalonin edhe rrugën mbas asaj ministri, që iu dukej sikur rrobat mund të ju kapeshin për ferrat e asaj ndertese të zymtë...pa “dritë e shpresë”, mu në qender të kryeqytetit. Ishte instinkti i frikës!
Por, jo, ai ishte tue mendue krejtë tjetër gja..!
Porsa Alfonsi, shkon me u shtri në drrasat e veta të fjetjes, vërenë një ofshamje të thellë nga ishoficeri, që me gjysëm zani i kërkon një cigare. Ia jep cigarën po edhe ia ndezë.
E pyet, se mos ka marrë letër apo lajm nga shtëpia, por jo...oficeri që e kishte denoncue për “dekonspirim” ishte arrestue dhe kishte mërrijtë edhe ai në kampin e Ballshit.
Alfonsi e
pyet: “
45.000 Shqiptarë pa varr...në tokën e tyre Shqiptare..! Dhe, mbi 450.000 Shqiptarë të tjerë janë qenë të burgosur, (të riburgosur dy ose tre herë), të internuar, të dëbuar, të zhdukur...po që të gjithë vazhdojnë të vuajnë “luftën e kllasave” të diktaturës së Enver Hoxhës, dhe partisë së tij terroriste të punës, po kurrë, të Shqipërisë dhe Popullit Shqiptarë..! Mallkuar qoftë ay që i shërben këtij shteti terrorist..!”
Kështu, u mbyllë ajo ditë në kampin e Spaçit, të dy ranë me fjetë...po, sa fjetën s’e dij..!
Mbas asaj ditë kurrma nuk asht hapë ajo bisedë...mbasi u dyllos edhe njëherë ditën ma parë, për me u ruejtë vetëm në mend... vetëm në mend... ashtu, si shumë shifra tjera...
?Mos i harroni këto shifra...Ju, lutem, mos i harroni kurrë këto shifra..!!
Shtoni edhe vitët mbas tyne o bashvuejtësit e mijë...
?E në fund, mos i harroni FËMIJËT E MITUN, që vdiqën ndër ata kampe shfarosje e interrnimi, apo maternitete... për me “ua pi gjakun e tyne tiranët e Tiranës së kuqe” e që, as nuk i zen kush me gojë as SHIFRAT e Atyne Engjujve...
Janë plot edhe 17 vjet tjera per me mërrijtë në vitët ’90... tek piramidat e kufinjëve tanë!
?Vetëm “SHIFRA” ishin ATA, që u varrosën nga plumbat e thikat komuniste...
***
?Vetëm këte mendoni:
?Tito, me 1 Korrik 1946 dekoron
Aprovimi
dhe pelqimi i kësaj dekorate tradhëtije nga Enver Hoxha, u ba e njohun edhe për
Europën nga vetë ky agjent jugosllav, në mbledhjen plenare të Konferences së
Paqës në
?Asht turp me vazhdue kështu sot: “Tirani ma barbar i shteteve komuniste të Europës, Enver Hoxha dhe pasuesi i tij Ramiz Alia, për 47 vjetë kanë vra “6500” vetë?!”
Pyetni vetën: Si asht e mujtun me këte shifer me u renditë SOT, ndër 100 Tiranët ma të mëdhej të 3600 vitëve të Historisë Botnore?
?I nderuemi z. NIGEL CAWTHORNE, në librin Tij “TIRANËT”, Historitë e 100 Despotëve dhe Diktatorëve, me titull: “TYRANTS”, botue në vitin 2004, for Lifetime Distributors Pty Ltd Building G, 2 Hudson Avenue Castle Hill, 2154 Australia, kam gjetë të vërtetën e pashkrueme deri tashti për né shqiptarët:
BOTA MODERNE ENVER HOXHA (1908 – 1985) UDHËHEQËSI I SHQIPËRISË.
?Dhe, nëse dishroni ju pasues të tij, për me dijtë se kush ishte Enver Hoxha, fondacioni i tij i “pashterrshëm” duhet të shpërndajë sot falas, ashtusi ka shpërnda “veprat” e tij nëpër botë, librin e autorit amerikan Simon SEBAG MONTEFIORE, me bashkautorë Zz. John BEW dhe Martyn FRAMPTON, të cilët kanë botue vëllimin “HISTORY’S MONSTERS” ose “PËRBINDSHAT E HISTORISË”, ku në faqen 261, ka “nderin” me u paraqitë edhe “heroi i juej” Enver Hoxha, Perbindsh i Popullit dhe i Shteti Shqiptar, i dekoruem dhe i mbrojtun nga Kuvendi Popullor me dekorata të paprekëshme!
?Mosprekja e dekoratave dhe titujve të tyne, tregon vazhdimësi nga ju pasardhësit!
?Kur kam lexue librin e E. Hoxhës “Me Stalinin”, kam përforcue mendimin tim, se ai gjithnjë kerkonte me tregue “aprovimin” e Nexhmijes: “Pse pjet o Evero, po kush nuk thotë se ti, as nuk krahasohesh për madhështi me asnjë komunistë, pa lè me Stalinin, që as nuk bëhët fjalë... po cili, nga kllasikët, ka zhdukur e burgosur gjysëm miljoni armiqë sa ti, me një popull që kur more pushtetin ishte vetëm 1 miljon banorë..?!!”