Mendime
Valon Kurtishi: Strategjia turko-sllave, dështim
E shtune, 27.12.2014, 07:21 PM
Strategjia turko-sllave
Nga Valon Kurtishi
Vizita e rradhës e nacionalistëve neootomanë sot në pozitën e qeveritarëve të shtetit turk në Shkup, deklaratat e tyre aspak diplomatike në lidhje me raportet etnike apo tjera këtu në Fyrom, manipulimi me ndjenja të caktuara të shtresave të caktuara injorante në gjirin e komunitetit tonë, përlotja kalldërmave të ngushta aziatike të Shkupit, (sipas manualeve të asaj që Dominik Moisi e quan Gjeopolitikë të Emocioneve), dhe disa marrëveshje krejt tjera brenda katër mureve me Gruevskin dhe nacionalistët tjerë maqedonas, tregojnë qartë intencat e Dautogllusë dhe shtetit të tij këtu tek ne.
Këto
interesa, agjenda e strategji shtetërore turke janë në sinkronizim të plotë me
agjendat e strategjitë shtetërore të maqedonasve etnikë dhe Nikola Gruevskit.
Dhe ketu, ato janë me automatizëm, antishqiptare. Shqiptarët dhe shteti i tyre
amë, janë
Asnjë marrëveshje, asnjë plan, asnjë projekt, asnjë strategji sllavo-turke apo turko-sllave nuk mund të kthejë prapa rotën e historisë. Gruevski me Dautogllunë bashkë edhe me Putinin e Ahmadinaxhadin në prapaskenë, mund të ëndërojnë, planifikojnë, apo edhe realizojnë ëndrat e tyre orientale. Ata kanë edhe opcione të këtilla rezervë me të cilat tentojnë të shantazhojnë Perëndimin sot. Por këtë mund ta bëjnë PA ne. Shqiptarët kanë Besë, kanë moral, kanë Kodin e tyre nacional europian dhe janë Europë, Amerikë, Perëndim, OKSIDENT Shqiptarët nuk kanë, nuk njohin rrugë tjetër pos Perëndimit, civilizimit perëndimor.
Dhe një diçka, (edhepse në pamje të parë mund të duket disi më ndryshe apo edhe të mos vërehet fare):
Ka shqiptarë, edhe këtu në Fyrom që e dijnë dhe e kuptojnë shumë mirë këtë fat historik. Nuk janë nga ata servilët e pështirë, pakurrizorë, shpirtshitur e të paidentitet që i servilosen Gruevskit e Dautogllusë bashkë, por ta dinë të gjithë (miq e armiq, friend and foe njëkohësisht) që janë ketu, aty dhe çdokund. Dhe do jenë gjithnjë, përderisa në këtë botë të madhe të frymojë edhe një shqiptar i vetëm i vetëdijshëm kombëtarisht. I vetëdijshëm për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen e NACIONIT.