E hene, 09.12.2024, 02:22 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: LDK një çerek shekulli krenari kombëtare

E hene, 22.12.2014, 08:38 PM


LDK një çerek shekulli krenari kombëtare

Në 25 vjetorin e formimit të LDK-së

Nga Florim Zeqa

Në këtë jubile të artë të 25 vjetorit të themelimit tëLDK-së,  jubile të madhë për Kosovën, sa është e lehtë për të shkruar, po aq edhe e vështirë. E lehtë për faktin se ka mjaftë për të shkruar e thënë,...ndërsa e vështirë për të përmbledhur në një artikull të vetëm një çerek shekulli jetë dhe veprimtari politike të epokës më të ndritshme kombëtare.

Lirisht mund të themi se 23 dhjetori i vitit 1989 ka hyrë si njëra nga datat më të rëndësishme në historinë e re të Kosovës dhe atë mbarëshqiptare.

Pra, 23 dhjetori i vitit 1989 është datë historike për popullin e Kosovës, për të gjitha subjektet politike që kanë dalë nga gjiri i LDK-së. Pothuajse të gjithë liderët e partive të sotme politike, ishin antarë, aktivist dhe veprimtar të levizjes shtetformuese të viteve të '90-ta, disa prej tyre në strukturat e larta, si anëtar kryesie apo edhe nënkryetar të LDK-së rugoviane.

Ditëlindja e LDK-së, me 23 dhjetor të vitit 1989, shënon ditëlindjen e

demokracisë në tërë Europën juglindore, LDK është partia e parë politike postkomuniste në gjithë rajonin e Ballkanit dhe partia e parë politike në hapsirat mbarëshqiptare, është shenja e parë dhe më e fuqishme e pluralizmit politik në këtë pjesë të Evropës,... ishte bërë shpresë dhe besë për të gjithë shqiptarët e Kosovës.

Për 25 vite rresht, tri shkronja të arta-LDK, u bënë sinonim i së mirës, u bënë sinonim dashurie ndaj atdheut, sakrifice dhe përkushtimi, u bënë vlera mobilizuese dhe frymëzuese e gjithë shqiptarëve në Kosovë dhe në Diasporë.

LDK-ja bashk me popullin e Kosovës realizoj projekte madhore që forcuan identitetin shtetëror të Kosovës siç ishin Deklarata e 2 Korrikut 1990, Kushtetuta e Kaçanikut dhe Referendumi për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, në shtator të vitit 1991, kur për herë të parë në historinë e shqiptarëve u shprehë dhe u vërtetua vullneti politik i popullit të Kosovës në mënyrë plebishitare.

LDK-ja për herë të parë në historinë e Kosovës krijojë sistemin e pavarur (paralel) qeveritar, sistemin institucional i financimit, i arsimit, i informimit, i shëndetësisë, i sigurisë, i përkrahjes sociale, i sportit, etj.

Mbajta gjallë e jetës institucionale pa mekanizmat kyq të aparatit shtetëror siq janë policia dhe ushtria shënon rast unikal në botë.

Pushtetin moral që gëzonte në popull LDK-ja me liderin e saj historik Ibrahim Rugova në vitet e '90, do të mbetët i papërseritshëm së paku edhe për 100 vjetët e ardhshëm, sikurse që do të mbetët i papërserithsëm mobilizimi dhe organizimi i mërgatës sonë.

Edhe pse në atë kohë nuk kishim shtet, e kishim  lidershipin e Ibrahim Rugovës me autoritet kombëtar dhe ndërkomnëtar, ndërsa sot kemi shtet por mungon autoriteti i liderit karrshi qytetarëve të vendit dhe faktorit ndërkombëtar.

Ndihma e fuqishme materiale, morale dhe fizike e mërgatës sonë, ishte qelësi i sukseseve të organizimit politik në Kosovë. Sikur të mos ishte përgjegjësia e lartë shtetërore e lidershipit (Rugova) dhe mirëmenagjimi i mjeteve financiare të ardhura nga mërgata, çdo gjë mund të merrte fund në fillim e saj.

Kjo përgjegjësi shtetërore e lidershipit të saj, kishte bërë që LDK-ja nga një parti politike, mbrenda pak muajve të aktivitetit të saj të shëndrrohet  në një levizje gjithëpopullore me mbi 700 mijë anëtar të moshës madhore (votues potencial), rritje kjo e paimagjinueshme dhe e paparë e ndonjë partie politike në një popullatë vetëm 2 milionshe !

Sa më shumë shtrihej anëtarësimi në LDK, aq më shumë shtohej rezistenca e gjerë aktive paqëore e gjithë qytetarëve shqiptarë kundër regjimit pushtues të Serbisë.

Ky mobilizim i fuqishëm i popullatës shqiptare rrethë LDK-së kishte tmerruar strukturat pushtuese të asaj kohe; ishin me dhjetëra e qindra fshatra dhe lokalitete në mbarë Kosovën ku nuk guxonte të shkelte "çizmja" e pushtetit serb.

Sa më shumë shtohej dhuna dhe represioni serb ndaj shqiptarëve, aq më tepër rritej ndjenja e krenarisë kombëtare, dhe më e fuqishme bëhej rezistenca ndaj pushtuesit serb.

Fillimi i luftës çlirimtare, veprimtarët dhe aktivistët e deridjeshëm të rezistencës paqësore të LDK-së i gjeti në vijat e para të frontit të luftës, ku me dhjetëra e qindra veprimtar ranë heroikisht në altarin e lirisë, sa të tjerë lanë gjymtyrët e trupit për lirinë e Kosovës, për lirinë dhe mirëqenjën e gjithë qytetarëve të saj.

Kjo histori lavdie e LDK-së, në fund të këtij çerek shekulli, po e lë mbrapa edhe një kapitull të errët, që padrejtësisht i erdhi nga lidershipi i saj !

Në prag të këtij 25 vjetori jubilar të LDK-së, nga krerët aktual të partisë u shkelën idealet e LDK-së, idealet e Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe të të gjithë bashkëmendimtarëve e bashkëpunëtorëve tonë të shumtë, me koalicionin vetërasës dhe vetëshkatrrues me partinë në pushtet.

Me këtë koalicion u shkelën idealet e Xhemajl Mustafë, Enver Malokut, Sali Çekut, Shaban Manajt, Ukë Bytyçit, Ismet Rracit, Smajl Hajdarajt, e shumë të tjerëve...që u vranë tinëzisht shkaku i bindjeve të tyre politike.

Në këtë 25 vjetor, në këtë çerek shekulli jetë dhe veprimtari politike me LDK-në, të 25 vjetëve krenarie kombëtare, gjashtë muajt e fundit sollën zhgënjim dhe thyerje shpirtërore e shqiptarëve !

Nga marrëveshja publike e 10 qershorit me bllokun LAN, fillon loja e pandershme politike e liderit aktual të LDK-së, z. Isa Mustafa dhe mbështetësve (vazlëve dhe sahanlëpirësve) të tij.

Për realizimin e interesave të ngushta personale,  lideri aktual i LDK-së shkaktojë bllokadën e gjatë politike (pesë mujore) duke mbajtur pëng të ardhmën e vendit,...në momentin kur ju rrezikua e ardhmja politike në bllokun VLAN (humbja e postit të kryeparlamentarit), ua kthejë shpinën antarëve të bllokut dhe elektoratit rugovian të LDK-së duke u bashkua me rivalin e deridjeshëm politik-PDK-në e Hashim Thaçit !

Një veprim i tillë nuk është në nderin dhe praktikën politike të LDK-së. Me këtë veprim të pandershëm politik, Isa Mustafa ndaloj rrugën e ndryshimeve pozitive në vend, theu shpresat shqiptarëve për jetë në vendlindjen e tyre.

Si pasojë e kësaj, javëve dhe ditëve të fundit kemi shpërngulje masive të popullatës shqiptare nga trojet e veta stërgjyshore!

Andaj në asnjë rrethanë, nuk mund ta kemi ndjenjën e krenarisë për ata që thyen shpresat për jetë në këtë vend, për ata që tradhëtuan idealet e pastra kombëtare, për ata që shkelën mbi gjakun e veprimtarëve të LDK-së të vrarë gjatë dhe pas luftës në Kosovë...dhe aq më pak për ata që shkelën mbi parimet dhe vlerat rugoviane, mbi vlerat njerëzore dhe traditat e pastra kombëtare të popullit tonë.

Tradhëtarët e frymës rugoviane, si herave të kalura, edhe tani me ndonjë akademi "solemne" apo përkulje para varrit të presidentit Rugova do mundohen t'i "shesin" elektoratit dashurinë dhe përcaktimin rugovian,...por kësaj radhe do të mbetën zëra të shtirrur,...ngase elektorati rugovian nuk ju besonë më maskaradave mashtruese të tyre,...kot vazhdojnë me lëpirjën e mermerit mbi varrin e presidentit !!!

Hija e zezë, që i qitën LDK-së dhe frymës rugoviane këtyre 6 muajve të fundit "paria" e saj, do të mbetët kapitull i errët në historinë e lavdishme 25 vjeqare,...kujtesë e dhimbshme për elektoratin besnik të LDK-së rugoviane.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora