E shtune, 12.10.2024, 01:59 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Por, si me jetue shqip?

E marte, 16.12.2014, 09:48 PM


Por, si me jetue shqip?

Nga Fahri Xharra

Kur filloi rindërtimi i Kosovës ,filloi edhe koha e matrapazëve tanë dhe e disave ndërkombëtar, filloi nuhatja se duhet bërë diçka speciale për Kosovë. I huaji të vrojton,të analizon dhe të peshon. Të peshon se sa i rëndë je në vendin tend.”Matjet” iu treguan se na jemi të lehtë. Jemi të lehtë aq sa për ne nuk iu duhet një matematikë e lartë për të arritur qëllimet e tyre. Matrapazet tanë e filluan pruarjen e çdo gjëje të re e bërë special për Kosovë,duke filluar nga hekuri radioktiv për ndërtim,tullat radioaktive e deri te mishi i dalur afati dhe çdo gjëje të tillë  ushqimore,barërave të dalura afati të ripaketuara.

”Mos u kreno me pasurinë tënde që e ke sot, sepse, nesër mund të bëhesh lypsar! Mos u kreno me pasurinë tënde sot, sepse, edhe ti vetë e di se nuk e ke fituar me djersë, nuk e meriton, është djersë e huaja, e popullit! Mos e largo nga mendja se shpejt mund të vijë çasti kur ti duhesh të dalësh para gjyqit të popullit, dhe me drejtësi, publikisht, ti duhet t’ia kthesh shtetit (popullit) atë pasuri që e ke sot, sepse, mos shpreso se populli është aq budalla e s’e di se asgjë s’pikon nga qielli! Beso njëherë në jetën tënde: Dikush jep e puno,  dikush ha e pi e rri e kurrë mos puno, mos prodho, mos mbill, mos korr, dhe,hop, bie në gjumë fukara, zgjohet miliarder! ( R.G )

Me jetue shqip ?  Ata  ( Europa )na vrojtojnë. Lënja e Kosovës jasht standardeve që janë përcaktuar për të tjerët nuk është e rastit. Ajo është shumë mire e studjuar dhe e analizuar . përkundër asaj që edhe na dujet të jemi pjesë e familjës evropiane,na duhet t`a bëjmë veten për Evropë.,t`a sajojmë  Kosovën  tonë Evropiane para se të hyejmë në Evropë. Rrugë tjetër nuk ka.

Neve na kanë njohur,dhe tani edhe më tepër na njohin aq imtësisht që nga bjeshkët e lëndinat gjer te qytetet e fshatrat më të humbura,i njohin ngjarjet tona,prirjet tona,rrymat e klanet tona politike e mafioze,prirjet tona fetare, dyert  e mëdha dhe grindjet në mes tyre. Një popull për t`u dashur apo urrejtur duhet pasur njohuri të përkryer për te. E këtë Evropa e ka për ne.

“S’ËSHTË TRAGJEDI TË VDESËSH,          E TMERRSHME TË  JETOSH ME MARRE!- e thot Rizai .

Po na çfaqën aleatet  shumë të forte të qeverisë sonë të cilët e duan Kosovën sa më pak evropiane. Duhet t`a dijmë se me qasjen tonë joevropiane ndaj krimit të organizuar,nipërimit ,lehtësimit në qasje,paprekshmërisë së individëve,korrupcionit ,animit kah lindja,Kosova do të jetë përherë e më e dobët dhe më e pa dashur për Evropën.Evropa është duke na thënë diçka që ne nuk po e kuptojmë apo nuk duam ta kuptojmë. Por ajo s`po na e thot troq.

Një teori e përgatitur speciale për Kosovë që të thahet  me pëndim  loti i atyre që e derdhën për ne.  Nje terren i përgatitur  për të qenë të urrejtur , dhe për pendimin e asaj ,ku “ Instikti i së mirës i mblodhi të gjithë rreth një populli të pambrojtur,çdo gjë u bë Special për Kosovë.Edhe vaji i fëmiut kanadez ,atij japonez ,evropian e amerikan, si dhimbje për vuajtjet e moshatarëve të tyre në Kosovë,i mbushi sytë me lot të prindërve të tyre,të gjithë me një dëshirë: Të bëjmë diçka speciale dhe u bë speciale për Kosovë. ”

Me punën e veprimet tona të deritanishme do të përfundojmë si e thot një dashamirë i kombit “ as të mundur e as fitimtar “

Është vështirë me jetue shqip ?  “Nuk ka ligj më të fortë se ligji i popullit. Nuk ka shtet pa popull. Populli sheh. Populli dëgjon. Populli duron. Populli veneron. Populli njeh secilin nesh. Kush mund të dëshmojë para Zotit o para botës se populli s’i njeh kush janë kriminelët, kush janë çlirimtarët? Kush janë atdhetarët, kush janë hileqarët? Kush janë shpifësit, shkelësit e bukës, të moralit, të gjakut të dëshmorëve? (R.G)

Derisa Ajnshtajni thoshte se e “ardhmja e një kombi është e lidhur ngushtë nga edukimi që e merr rinia”, ne po e fatkeqësojmë ardhmërinë tonë duke nxjerrë në dritë fëmijë të parapërcaktuar për të qenë skllevër të kafazit të tyre mendor. Prapë jo, nuk e thashë atë që doja ta them.Shpëlarja e trurit, pjesë e botës së civilizuar

Shpëlarja e trurit ka qenë pjesë e botës së civilizuar. Gjithmonë ishin dhe ekzistonin ”opiumet për masën e gjerë”. Njerëzit po duan të punojnë pak e më pak e në të njëjtën kohë janë kërkuar shumë e më shumë para. Prindërit po u besojnë që ata merrnin vetë vendime për jetën e tyre. Mësuesit shpjegojnë sa për të shpjeguar. Studentët luftojnë për diploma më shumë sesa për mësim. Dhe fatkeqësisht nuk keni nevojë të brengoseni, sepse jeni të shpëlarë nga truri. Shpëlarja e trurit ka ekzistuar me mijëra vjet edhe para nesh, por termi ”shpëlarje e trurit” si i tillë u ngurtësua rreth viteve të 50-ta. Na është gjithashtu e njohur si ri-edukim, kontroll i të menduarit, propagandë dhe konvertim. Truri i njeriut është i paragatuar që të pranojë kontrollin e jashtëm. Vrojtoni fëmijët! Shikoni, nëse themi diçka, bashkëbiseduesi rebelohet. Vetëm me anën e sistemit të udhëzimeve dhe dënimeve mësohen fëmijët ”të mësohen” dhe ”të sillen si duhet”. Sikur mos të kishte shpëlarje të trurit, ne do të dilnim lakuriq në rrugë, të lëshonim zëra të çuditshëm, do t’i linim dyert hapur apo do të bëheshim të padurueshëm në publik. Ja pra se si punon shpëlarja e trurit. Programimit mendor i duhen elemente themelore.

Jeto shqip! “E, populli im, interesant, sot, ende beson, i beson besës, por ende populli im i beson edhe të pabesit, shtiesit, mashtruesit, lakmuesit të pushtetit e të partisë së tij mbushur proletarë, duke harruar, populli im, se bilmezët, mashtruesit, të pangopurit,  syleshët, sikur e kanë korruptuar edhe Natyrën: sepse, u linden njerëz, u bënë ujqër! Këta tellall të së keqes, të ligështisë, këta fabrikues  të vëllavrasjeve, të urrejtjes, të mërisë, të marrës, së paku në emër Zotit, që i fali soj  prej njeriu, le të pranojnë, le ta ulin së paku kryet derë ndërmjet këmbëve të tyre, e të besojnë tashmë: S’është fare tragjike të vdesësh, jo, jo, por është tepër e tmerrshme të jetosh me marre!”(R.G))

Po e përfundoj me thënjën  e Riza Greiqevcit :“ Mik, siç po shihet e dihet, unë dhe ti jemi larg-larg nga njëri-tjetri. Jo me male e me bjeshkë, por jemi larg njëri-tjetrit krejt me diçka tjetër, e unë do të thosha, për çikërrima: Sepse, unë nuk dua të përçajë e të ndajë, të shajë e të mbush askënd me vaje, të shpërpallëm mashtrues i vetvetes, nuk dua për të gjallë të cokat derë me derë me thesin e lypësisë mbi shpinë, duke bërtitur me zërin e lypsarit të Migjenit: “Ma jep një votë, zotni, pashë  perëndi, po me duhet me e nda në dy pjesë vendin dhe popullin tim, me përmbysur sofrën e bukës, vëllazërinë, miq e perëndi të derisotëm! Me i përmbysur malet. Me shembur besën, adetet, zakonet e species të të parëve  dardanë. Unë s’e  ndaj, s’e përçaj askënd, as me sofër as me fe, as me pasuri, as me shtet o pushtet. Haj, medet, haj, ç’po ndodh me ty, o miku im! Unë them: Keq, tepër keq. Po pse e bërë veten aq burrë ligështan, burrë me huje e  huqe, me dalë nga vetvetja jote dhe mos me i ngjanë as hijes tane.....”



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora