Mendime » Xharra
Xharra: Serbët qenkan pasardhësit e ''hazreti Nuhit''
E hene, 13.10.2014, 08:03 PM
Serbët qenkan pasardhësit e “hazreti Nuhit“
Nga Fahri Xharra
Nuk e di , se deri ku do të shkon çmenduria sllave , e dhënë shumë pas historisë së tyre të rrejshme. Kërkimi i një certifikate të falsifikuar të lindjes së tyre ,po i udhëheqë drejt një paranoizmi historik . Mësa di unë ,bota e ka të ditur se kush janë vendasit e parë të kësaj aneje të Ballkanit , por ata nuk prajnë së “ kërkuari” dhe së shkruari se sa të vjetër që janë.
Në Universitetin e Harvardit , një biokimist sllav , duke i studjuar gjenet njerëzore paska ardhur në përfundim që serbët janë populli më i vjetër dhe që serbët qenkan të bijtë e Hazreti Nuhit dhe që Ballkani është atdheu i parë i të gjithë sllavëve , bile edhe atyre që dikur kishin shkuar deri n Indi dhe që quheshin arianë. Pra shkencëtari amerikan me prejardhje ruse Anatolij Klosov, i ka botuar një mori librash në të cilat ai këmbëngulë që Ballani është atdheu i lashtë i të gjithë sllavëve ,po ashtu edhe i Rusëve.
Është një lajm “senzacional” shkruan Jutarni i Zagrebit , që ky “ studim “ kaq i madh e ka vërtetuar që gjysma e Kroacisë e ka prejardhjen nga Lindja e Afërme dhe që ata kohën e akullit e paskan përjetuar në Europë.
Duke e analizuar gjenin R1A1 , gjen i racës dinarike të Ballkanit dhe që ( i cili quhet
”gjeni Ilir” fxh. ) ka vërtetuarse që nga serbët rrjedhin të gjithë sllavët e sotëm si dhe gjithashtu shumica e popujve të Europës. Studjuesi 67 vjeqar Kljosovi vërteton që ato gjene janë të vjetra mbi 12 000 vjet ( të “serbëve” R1A1 ) derisa popujt tjerë e kanë gjenin e vjetër jo më shumë se 4-7 mijë vjet..
“Dihet që fëmijtë e Noas i kanë banuar së pari tokat në rrjedhën e poshtme të Danubit, në tokat e Serbisë së sotme , dhe pastaj kanë shkuar në veri “ thot studimi i Kljosovit.
Edhe një gjë shumë interesante shkruan Telegrafi serb është se “është vërtetuar pas hulumtimeve të gjata se të gjithë sllavët rrjedhin nga Ballkani dhe që kasta indiane e arianëve është” formuar me shkuarjen e sllavëve nga Serbia “ në Indi , diku 3850 vjet më herët”
Edhe një gjë shumë interesante e zbulon Historiani Kljosov se ” gjuhët indoeuropiane
i bartën
sllavët në
Parasllavët me “gjen dinarik” , të cilët në Ballkan paskan jetuar edhe më herët se 12 000 vjet. pas 200 brezave paskan mbërrijtur në Europën lindore dhe aty qenkan çfaqur Rusët dhe Ukrainasit. “ Pesëqind vjet më vonë shkojnë deri në Uralin jugor dhe pas 400 vjetësh
paraqiten në Indi , në të cilën jetojnë edhe sot 100 milion njerëz me të njejtin gjen “. Hajde shkencë serbe , hajde !
Serbët janë të “çmendur” pas teorisë së tyre që nga macja duhen të bëhen tiger . Shpesh në histori edhe ia kanë arrijtur. . Ata kanë qëllime ekspansioniste dhe shtyrje e motivime për këtë , në çdo kohë.
Tek serbët në mënyrën më perverze vepron ideologjia e cila nxitë gjenocid dhe që shumica e tyre që veprojnë në bazë kësaj ideologjije mendojnë që po e ndjekin vetdijen e tyre. Pra janë të ndergjegjësuar në principin e vetmbrojtjes “ vrit që mos të të vrasin”,dhe në viktimën e tyre e shofin dreqin të cilin duhet shkatërruar pa tjetër.
Analizat e tyre duke e çfrytëzuar të mirat e shkencës më të re të gjenetikës janë edhe një sulm i ri ndaj qenjës shqiptare , ndaj historisë dhe ardhmërisë së saj. Pra “miti i kosovës “ dhe “ i popullit qiellor “ shkon aq largë sa që paraqet rrezik permanent për ne.
Edhe sot e kësaj dite në Zagoren Dalmatine , për rreth Kninit, mund të dëgjohet një lloj i vajtimit , një lloj i këngëve primitive dhe arkaike të cilat përfundojnë me oj-oj...
Në momente të caktuara , së bashku 4-5 veta , në ndonjë pijetore alkoholi me orë të tëra të dehurit e varin kokën mbi tavolinë duke “kënduar dhe vajtuar dhimbshëm” Dhe nëse pyeten se pse kjo gjëmë e vazhdueshme , do t`iu përgjigjen: ““Pla? za Kosovo!” ( Vaje për Kosovën)