Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Gjeniu Nikolla Tesla është shqiptar
E merkure, 03.12.2014, 08:11 PM
GJENIU NIKOLLA TESLA ËSHTË SHQIPTAR
Një rast tjetër i grabitjes së kulturës dhe historisë shqiptare-arbërore prej serbëve dhe grekërve
Nga Fahri Xharra
Të dhënat
që jepen për Nikolla Teslën sipas librit "John J. O'Neill, Prodigal
Genius: The Life of Nikola Tesla, Book Trë, 2007 - Gjeniu pakufi: Jeta e
Nikolla Teslës) janë: Ai lindi më 1856 në fshatin Smiljan të Kroacisë (atëhere
pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze) dhe vdiq në Nju Jork të SHBA në vitin
1943. Ishte një zbulues dhe shkencëtar në Amerikë i përmasave fantastike në
fushën e elektricitetit. Në Amerikë ai emigroi në vitin 1884. Tesla ishte me
origjinë nga një familje serbe (?). Babai Milutin Tesla iu bë vonë prift
ortodoks dhe nënën Gjuka Tesla e kishte të pa shkolluar por shumë të zgjuar. Prindërit
e Nikolla Teslës ishin nga
Nikolla Tesla e quanin të krishter ortodoks por më vonë në jetën e tij ai vetë nuk e pranonte veten si “besimtar në kuptimin ortodoks” dhe e kundërshtonte fanatizmin fetar. Domethënë botëkuptimet apo bindjet e tija fetare ishin të pasigurta në bazë të deklaratave që ai bënte për fenë (sipas libri i autorit J. J. O`Neil, 2007).
Ndërkaq në gazetën Vecernje Novosti - Lajmet e Mbrëmjes (ëëë.novosti.rs) të datës 4 Maj 2012 ku shkruhej për Nikolla Teslën jepet një pamje e Nikolla Teslës me veshje popullore; kjo fotografi gjendet lehtas edhe në internet. Sipas këtij shkrimi në gazetë, fotografia është pjesë e koleksioneve të vjetra të ruajtura nga Sllobodan Nikoliçi në Krushevc, i cili pranon se atë fotografi e ka marrë nga një kushëri i Nikolla Teslës. Pamja është e vitit 1880, domethënë 4 vjet para se Nikolla Tesla të emigronte në SHBA.
Kjo
fotografi e Nikolla Teslës rrëzon tërë gënjështrën mbi origjinën e gjeniut
Nikolla Tesla, sepse kostumi popullor që ai mban veshur është kostum popullor
shqiptar i rajonit të Shqipërisë veriore. Vetë emri i tij nuk është serb.
Meqenëse prindërit e Nikolla Teslës ishin nga
Edhe babai i tij nuk dinte as të shkruante e as të lexonte serbisht....deri sa u bë prift ortodoks (?!) dhe mëpastaj u largua familjarisht për në Kroaci. Pse u larguan dhe pse në një fshat të Kroacisë? Në vitin 1879 Nikolla Teslës i vdes babai dhe në vitin 1880 dy xhaxhallarët e tij bashkuan paratë dhe e nisën për studime universitare në Pragë të Çekisë, të cilat vetëm sa i ndoqi dhe nuk hyri në provime.
Pikërisht në atë vit 1880, para nisjes për në Ceki, është edhe pamja e tij me veshje kombëtare shqiptare. Familja dhe ai vetë që e ka veshur kanë përdorur një kostum që ato e kanë zgjedhur me vullnet të lirë, para se ai të largohej për në Çeki, të ruajtur si një gjë e shtrenjtë, në kujtim dhe respekt të origjinës së tyre. Nikolla Tesla nuk e përfillte fenë e krishterë ortodokse, nuk e ndjente si të vetën, si një rit me të cilën ai ishte rritur dhe edukuar në familje. Ashtu si me grekërit, Nikolla Tesla është një tjetër rast i grabitjes së kulturës shqiptare prej serbëve.
Në vitin
1881, Nikolla Tesla shkoi në
Për shkak të ideve dhe shpikjeve të tija gjeniale (disa edhe për kohën e sotme), xhelozia e shkëncëtarëve të tjerë dhe paradhënësve, bënë që ai të veçohej dhe të mospërfillej me qëllim. Më 7 Janar 1943, në moshën 86 vjeçare, Nikolla Tesla vdiq i vetëm në një dhomë hoteli në Nju Jork. Dy ditë më vonë Zyra Federale e Hetimeve (FBI) mori tërë dokumentat dhe shkrimet që ndodheshin në dhomën e Nikolla Teslës. Më 12 Janar 1943, pas shërbesave shtetërore dhe fetare në nderim të tij me praninë e mbi 2000 njerëzve, trupi i Nikolla Telsës u dogj. Enigma e gjeniut Nikolla Tesla, i cili ndriçoi dhe vuri në lëvizje botën, vazhdon edhe sot të hutojë shkencëtarët dhe njerëzit në përgjithësi.