E enjte, 03.10.2024, 12:29 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Cili ishte Jani Kondo?

E enjte, 28.08.2014, 07:59 PM


Cili ishte Jani Kondo?

Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo, para dy shekujsh ishte ai që ishte, sipas mentalitetit serb, kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurrë. Ose sikur mos të kishte bërë atë që e ka bërë, sepse serbët “më lehtë e kishin pasur të mbeteshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin -armikun, çlirimtarin e Beogradit”.

Nga Fahri Xharra

Historia punon me fakte dhe dokumente, me gjurma tekstesh të cilat së bashku vendosën në një tërësi koherente dhe e cila e prodhon të Vërtetën.

Në natën e 5 dhe 6 gushtit 1804, pas një beteje të përgjakshme e shpëtuan Kalanë e Beogradit nga turqit, pra ky ishte nga fillimi i kryengritjes së parë Serbe.

Kryengritjen e përmendur jo vetëm që e udhëhoqën shqiptarët por e ndihmuan edhe shqiptarët që iknin nga ushtria turke edhe shqiptarët e Kelmendit, Grudës dhe Shoshit. Shënimet flasin se edhe shqiptarët e Toplicës dhe të Nishit ndihmuan në kryengritjen serbe,

Qëllimi i sintagmës i krishterit në ushtrinë turke, pra nuk është në atë që të zbulon por në atë që të fsheh dhe të heshtë prejardhjen kombëtare të Kondo Bimbashit. Petrit Imami në librin e tij “Serbët dhe Shqiptarët gjatë shekujve” citon që Kondo Bimbashi ishte komandant i çetës së Epirotëve, në ushtrinë turke të kohës, një shqiptar ortodoks i Epirit. Edhe historianit serb, pro-serbi i së “vërtetës serbe”, Vladimir Stojançeviqit, në librin e tij, ku shqiptarët nga urrejtja i quan Arbanas e jo Albanac thot: “Në mesin e kryengritësve ishte edhe Kondo Bimbashi, shqiptari ortodoks i kufirit të Toskërisë dhe Epirit”.

Kush ishte Kondo Bimbashi pra?

Vuk Karaxhiqi duke u bazuar në traditën popullore (Cilën, shqiptare apo serbe?) e ka të shënuar edhe këngën epike për Jani Kondon (Kondo Bimbashin), me prejardhje Arnaute dhe e ngritë atë edhe më lartë se mitin serb Kraleviq Markon.

Kështu serbët, në vend se t`i korrigjojnë padrejtësitë historike ose të forcojnë të vërtetën universale, paraqitën me figurën e shqiptarit si armik të përhershëm, një armiqësi e ngulur aq shumë në mendjen e tyre saqë iu është e pamundur të mendojnë diçka tjetër apo diçka ndryshe. Është interesant rasti i Jani Kondos dhe logjika serbe e urrejtjes shkon aq larg që meqenëse Shqiptarët janë armiq të serbëve kurse Kondo mik i tyre; Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo, para dy shekujsh ishte ai që ishte, sipas mentalitetit serb, kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurrë. Ose sikur mos të kishte bërë atë që e ka bërë, sepse serbët “më lehtë e kishin pasur të mbeteshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin -armikun, çlirimtarin e Beogradit”.

Kondoja nuk përmendet nga shqiptarët sepse ishte shka (shqiptar ortodoks), por as nga serbët sepse ishte shqiptar.

Serbët është mirë të heshtin se e kaluara e tyre nuk është se si e thonë dhe e tregojnë ata, por ashtu se si ka qenë; nuk duam te jemi vëllezër me ta por t’iu bëjmë të ditur (edhe pse e dinë fort mirë) se familjet e Lekiqëve, Nikiqëve dhe Daciçëve janë shqiptarë ortodoks.

Pra rrethanat favorizuese për ikjen e shqiptarëve ortodoks nga trungu i tyre ishte turku dhe mençuria e popave të kishës serbe, të cilët ishin promotorët e krijimit të shtetit serb. Zatën, edhe sot si kor, Kisha Serbe ta pranonte të vërtetën historike të tyre, gjërat kishin për të shkuar në rrjedhën e tyre natyrore.

Cili ishte Jani Kondo ?

Viti 1804,viti tërbimit turk mbi Beogradin. Çka është nënçmuese për Serbët për tu përmendur ky vit si dhe këtë tërbim turk?

Pra , , me ardhjen e turkut u hapën dy dyer të ikjes ,dy dyer të shkuljes nga trungu shqiptarë. Njëra nëpërmjet ortodoksizmit në shkije e më vonë në Serb ; e tjetra nëpërmjet muslimanizimit ,në muslimanë e vonë turqë. Në arën tonë të historisë është lëvruar shumë,është lëvruar që nga parmenda ,pllugu i tërhekur me buaj e deri te mjetet më moderne e lëvrimit; lëvruesit e kanë mbjellur farën e tyre në tokën tonë sipas dëshirës së tyre dhe ne kemi “dalur” ashtu si e kanë dëshiruar ata.

“Per Jani Kondo-n ose serbët si  e quanin Kondo Bimbashi nuk mund të gjënden të dhëna në internet as nga ana Serbe e as ajo Shqiptare , arsyeja për Serbet është : sepse Jani Kondo dhe grupi i tij ishin Shqiptar që e çliruan Beogradin ne vitin 1813 , kurse nga ana jonë dikush në kohën e sotme mund ta merr sikurse tradhëtar pse çliroi Beogradin ose ndihmoi Serbinë .Merreni si te doni , është me rëndësi që Beogradi u çlirua nga shqiptarët në vitin 1813 .

Jani Kondo, bashkë me luftëtarët e tij, kryesisht çamë, hyri i pari në kala. Një tjetër luftëtar çam, Gjergj Olimpiasi, me 300 vullnetarë të tij shqiptarë luftoi për çlirimin e Serbisë, (Arbën Xhaferri, "Legalizimi i krimit)Fryti historik i kohës së caktuar ka qenë gjithmonë i klonuar sipas dëshirës së të tjerëve e aspak e as një fije nuk i ka ngjarë të vërtetës.  Historia ,e më këte edhe e vërteta është mëshefur.

Si shkruajnë serbët per Kondon? («????? ??????? (1783, ??????, ???? –1807, ??????? ??? ???????) ??????? ? ????? ??????? ???????.?? ?????? ??? ????????. )

“Kondo Bimbashi , pjesëmarrës në kryengritjen e parë serb. Me kombësi ishte Cincar

Kur Karaxhorxhe e çliroi Beogardin ( 1806) , Kondo me pesë djemë të veshur si ushtarë turq , i hapi  dyert e Savës (???? ?????? )dhe ia mundësoi Mirko Uzunit që ai me 150 ushtarët e tij të futet në qytet. Sulmi mbi këtë Sava Kapija  ishte vendimtar për çlirimin e Beogradit  . Me rastin e këtij sulmi vdiqën 50 serbë e edhe me ata Vasa Çarapiqi «

Qartas shihet mohimi i krejt  asaj që ka bër Jani Kondo.

Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo, para dy shekujsh ishte ai që ishte, sipas mentalitetit serb, kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurrë. Ose sikur mos të kishte bërë atë që e ka bërë, sepse serbët “më lehtë e kishin pasur të mbeteshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin -armikun, çlirimtarin e Beogradit”.

Pllaka e vetme ku përmendet Kondo në Beograd, shënimi i një rruge; ai s`është për krenarinë e serbëve. Në pllakë shkruan: “Kondo Bimbashi, I krishteri në ushtrinë turke, në kohën e rrethimit të Beogradit në vitin 1806 (?). Në momentin vendimtar ka kaluar në anën e serbëve dhe më të vetët i ka hapur Kapitë e Beogradit

Nga ana tjetër, sllavët e jugut kishin përkrahjen e pakursyer të Rusisë. Përmes tyre ajo avanconte interesin e vet gjeostrategjik në Ballkan. Që nga kjo kohë u vendosën kufijtë e bazuar në real-politikë apo në interesa kombëtare të mbrojtura ushtarakisht. Këto interesa nuk merrnin parasysh trashëgiminë kulturore, historike apo realitetet etnike në terren, por një aspekt të ri, atë të gjeopolitikës dhe gjeostrategjisë. Shkaku i tretë i pësimit të shqiptarëve që nga kjo periudhë e deri më tani janë dilemat qytetëruese që mishërohen në politikën e Haxhi Qamilëve. (A.Xh)

Herën tjetër për Çele/Kullën e Nishit , me koka të shqiptarëve .



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora