Mendime » Xharra
Fahri Xharra: “Shqiptarët lindën në Shkup''
E diele, 07.12.2014, 09:24 PM
Studiuesit maqedonas: “Shqiptarët lindën në Shkup së bashku me hënën dhe diellin !
Nga Fahri Xharra
Vorbulla e historisë sonë gjithëshqipatre, ishte marramendëse. Askush nuk mendonte se nga ato përplasje centripetale drejt vrimës së zezë, do të shpëtonim. Furtunat nga ato më të fuqishmet u munduan të na zhbënin, dhe të na hidhnin në vrimën e moskthimit, duke na mohuar të kaluarën tonë, duke na çrrënjosur nga trungu ynë mijëravjeçar. Tjetërsimin tonë e kishin në përparësi; kush duke na shlyer dhe humbur historinë e kush duke na tjetërsuar në kombe të tjera me qëllim të caktuar që të harrojmë vehtën tonë dhe një ditë të na vjen turp me atë se çka ishim
****
Në historinë e tij të gjatë, Shkupi disa herë është rrëzuar dhe prej fillimi ka lindur. Në hapësirën mes fshatrave Zlokuqan dhe Bardovcë ka ekzistuar qyteti i Skupit, metropol i provincës Dardania. Kjo qytet dardan në vitin 518 ka qenë plotësisht i shkatërruar nga tërmeti. Atëherë në provincën Dardania janë shkatërruar 24 bedena të qytetit. Forca e këtij tërmeti ka qenë 10-11 ballë. Tërmeti katastrofal plotësisht e ka shkatërruar Skupin. Gjatë kohës së dridhjes janë shkaktuar shumë plasje në tokë. Nga kodrat për rreth janë shkëputur masa të mëdha me shkëmbinj. Shkupi më pas është ndërtuar në vendin e sotëm.
****
“Ligjet fonetike dhe kronologjia e tyre na japin dorë t`u vëmë gisht toponimeve të lashta, vendbanimeve tona, oronimeve, emrave të maleve, qyteteve të moçme: Shkupi, Shari, Shtipi, Shkodër, Mat-i, Dri-ni, Lesh-Lezhë, Ishmmi, Buenë, Bunë, Durrës, Qafa e Prushit (Scupi, Scardus mons, Astibos, (us) Mathis, Drinus, Lissus, Issamus, Perustae, Pirustae). Është konstatuar se shumica e këtyre toponimeve të sapopërmendura janë ilire e zhvillimi i formave të sotme të tyre nga ato të moçmet ka qenë i mundshëm vetëm me ndërmjetësim të fonetikës historike të shqipes; gjuhët sllave, me të drejtë, janë përjashtuar, sepse në kohën e kryerjes së këtij procesi gjuhësor, bartësit sllavofolës të tyre, në ato kohë, po gjëllinin përtej maleve Karpate. (Idriz Ajeti”Formimi i popullit shqiptar dhe i gjuhës së tij”)
****
“Gazeta "Dnevnik" boton pjesë nga një studim i vitit 1951 të Dr. Jovan Trifunovskit, sipas të cilit shqiptarët e parë në Shkup dhe në rrethinat e saj kanë ardhur nga Veriu i Shqipërisë në fillim të shekullit XIX.
"Popullata shqiptare e fushës së Shkupit ndahet në shqiptarë të vërtetë dhe "magjupë" të shqiptarizuar. Ata u përkasin dy rrymave migruese, njërës që e ka prejardhjen nga Kosova dhe tjetra nga Veriu i Shqipërisë", shkruan gazeta maqedonase.
Sipas
studiuesit, migrimi më i vonshëm i popullatës shqiptare në Shkup është nga
fundi i shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX. Ndërsa, ai shpjegon edhe
emërtimin malokë, të cilin e lidh me romët e shqiptarizuar dhe në këtë
kontekst, ai shkruan se nga pleqtë ka dëgjuar se ata kanë ardhur nga Fusha
Kosova, Metohia,
Në studimin"e tij thuhet se nuk dihet se nga ku kanë ardhur në Kosovë, malokët, por besohet se kanë ardhur nga Shqipëria e Veriut dhe janë vendosur në fushë Kosovë. Madje në studim thuhet se ata knë lëkurë të zezë, por kanë një qëndrim refuzues ndaj bashkëkombasve të tyre romë, me të cilët i kanë të ndarë varrezat, por as nuk martohen. “
***
“Gjyshja dhe babai im flisnin shqip në shtëpi. Babai im më thoshte përherë se kemi prejardhje shqiptare. Në atë kohë, unë isha shumë i ri dhe nuk arrija ta ndjej nevojën për të njohur rrënjët e mia. Tani lexoj dhe shoh gjithçka thuhet në lidhje me këtë, dhe thjesht nuk e kuptoj pse ky fakt tronditi kaq shumë opinionin”, tha Sinadinovski.
Presioni sllav eshte shume i madh. edhe motra e tij e ngrate iu desht te deshmoj kunder vellaut . Te gjithe shqiptaret ortodoks te ish Jugosllavise te bashkohen rreth trungut shqiptar!Ne jemi me Sinadinovskin!
Çështja e përkatësisë së tij etnike u aktualizua ditët e fundit, kur Sinadinovski hodhi idenë e formimit të Kishës Ortodokse Shqiptare.
Gjakovë
06.12.14