Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Ju lutem, ndihmoni këtë fëmijë!
E premte, 12.12.2014, 08:20 PM
JU LUTEM,
NDIHMONI KËTE FËMIJË !!..
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...
Nga Fritz RADOVANI
29 Nandor 2014...
?Fatkeqësi! ..
Në vitin 1974, në muejn Prill, pra, 10 vjet plotë para se me na ngordhë, Enver Hoxhës i duhej një sasi gjaku fëmijësh të porsalindun... Ua moren gjakun ma shumë se 130 fëmijëve në maternitetin e Tiranës, për me e shpetue. Askush nuk flet për këte krim makabër... Edhe pse kanë kalue plot 40 vjetë... As me rasen e 70 vjetorit nuk foli kush!
?Nga sasia e madhe e gjakut që mori, atij i filloi “hemoragjia”, atëherë, vendosi me i dhurue gjakun e vet veteranëve të LNÇl. Gjaku i tij ishte kenë me ... Leukemi!
Një ndër ta asht personi me kapelë dhe me portretin e tij tek foto, që ka trashigue gjakun e tij, po fatkeqësisht, ky ka infektue edhe trashigimtarët ...Tashti po kerkon ndihmë!
Edhe djali i vogël asht infektue me “qoftëlargun”... nga foto që mban në dorë...
Asht diagnostikue ndër klinikat e Europës, Sh.B.A., Lindjes së Mesme, ku edhe i kanë thanë: “Keni sëmundjen e vllezërve të gjakut...” Tek ata nuk ka shkue me foto në dorë. ?Ata i kanë tregue se kjo diagnozë në “Lindje” asht përhapë ndër njerëz në disa grupe:
?Kur njeriu asht mësue me pi gjakun e dikujt, i bahet gjaku bozë, ngjyrë mavi...
?Kur vazhdon me pasë etje për gjak, quhet Gjakatar... Ky 29 nandor ua ka shtue etjen!
?Për ata që kanë vra tash 70 vjetë, fjalori i quen vrasës ose Gjaksorë!
?Ndërsa, Gjakderdhës, janë ata që kanë ba disa vrasje e nuk janë ngopë endè.
?Ka edhe rasë që këta njerëz preferojnë me një gotë raki: Gjaké, suxhuk gjaku...
?Gjakbasit tek né janë kenë të njohun si dorë gjakatare në 1944, pra, Regjim Gjakësor!
?Shumë nga fotot e 29 nandorit 2014...Na ringjallin Gjakosjen, Një Popull të gjakosun!
?Ka edhe disa që mendojnë me Gjakosë, me ba gjak...Ose, me la në gjak prap...
?Këta kafshë kënaqen kur shohin në foto Gjakpirës, t’ ushqyemit me gjak njeriu...
?Andej nga Lindja e Mesme, këta thirren Gjakhumbës, se u ka tretë fara e tyne tek né!
?Né, në Shqipni, këta bisha i kemi njohë me emnin që ua pat vue Populli: Gjakprishun!
?Kohët e fundit filluen me e ndij veten keq... Edhe dalja me foto të përbindshit Enver, asht një shfaqje dëshprimi... Nuk ishin pak 47 vjetë, siç thonte pasuesi i tij Ramiz Alia:
“Edhe gjak do bëjmë!”... E pra, kjo tregon se këta kamaleon janë të pandryshueshmit e Gjakprishunit e Shqipnisë “socialiste”, vllavrasës e të pabesë si paraardhësit e vet...
?Ju lutem, kush ka mundësi e ndihmon atë FËMIJË... të sëmurë, që të mos përfshihët ndër vargjet e të madhit At Gjergj Fishta:
GJAKSORËVE
***
E vllazenve i muer pushka
E kalben sot në vorr...
E kanga nder né shuejti,
Porsi n’ nji shtëpi dalë fare:
Me thirr nder hatlla mblue
Lahuta hesht Shqiptare,
E por shêjzeza qyqe
Shqyptarve u këndon n’ oborr...
Dridhu, gjaksuer i mnershem,
Se t’ erdh i zi rreziku!
Se nëpër terr, Ai, t’ cillit
Kur i veton qerpiku,
Dridhet n’ themel t’ tanë shekulli,
Kundra téje po vjen.
***
U dhà mbi ty tash gjyqi,
E zhgjeta e frikshme e Zotit
Mbi ty vjen tue fishkllue...
Rrëzohu, o i pashpirt! Pse q’ motit
Pat thanë nji Zot: Do t’ bieje
Kështu, njeriun n’ tokë kush vrau.
O Zot, pse kaq vonove
Gjaksorin pa ndeshkue?
E, dersa ky mizori
Gjak vllazensh pat dikue,
Kot lândë rrufeja e jote
Pse bjeshkëvet por çau?
At Gjergj Fishta O.F.M. “Lirika”
“Mrizi i Zanave” fq. 72. Viti 1899.