Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Burrat që shpëtuan Shqipninë
E shtune, 13.09.2014, 06:04 PM
1919 – 1920
BURRAT QË SHPETUEN SHQIPNINË NGA COPTIMI
Nga Fritz RADOVANI
Historia e shkrueme pa të Vërteten e saj, asht përrallë!..
Lufta e Parë Botnore në fund të vitit 1918, dukej, sikur kishte pushue.
Edhe ata
që e filluen Luftën Botnore ishin ma të sigurtë në kenjen e tyne se Shteti
Shqiptar. Ndonse Shqiptarët nuk kanë kercënue asnjë shtet fqinjë, të mëdhej e
të vegjel u çuen me shkye nga një copë, e sejcili, tue kerkue me pushtue ma të
madhen. Italia tue kenë andej detit kerkonte Vlonën. Greqia si gjithmonë,
kerkonte Shqipninë e Jugut, ku perfshihej Korça e Gjinokastra.
Pritej
vendimi i Shteteve të Europës, që me 18 Janar 1919, u mblodhën në
Deri këtu, edhe sot, dy “Akademitë e Shkencave Shqiptare”, ajo e Tiranës’’ dhe ajo e Prishtinës, mundohen me krijue “emna të përvetshëm”, të cilët, “arrijtën me një perkushtim të posaçem me shpëtue Shqipninë nga një coptim i sigurtë!” Fatkeqsisht, pothuej, të gjitha tekstet e Historisë së Shqipnisë së këtyne “Akademive”, të formueme nga antishqiptarët edhe sot, nuk e shkruejnë të Verteten e Shpëtimit të Shtetit Shqiptar nga një coptim i sigurt në Konferencën e Paqës në Paris, në vitët 1919 – 1920.
Në vitin 1999, ishte e para herë që kam ndigjue në Tiranë, nga Prof. Valentina Duka kumtesen “Roli i Klerit Katolik Shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris, 1919 – 1920”, të thanun troç: “Fillimisht Turhan Pasha, me cilësinë e Kryeministrit Shqiptar, në përbërje të delegacionit, krahas vetes, caktoi edhe Mehmet Konicën (Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Durrësit), Mit’hat Frashërin dhe Mihajl Turtullin...”
Kur
mërrijtën në
Ndersa,
mosmarrveshjet mes tyne nuk zehen me gojë nga askush as sot gati mbas 100
vjetësh, edhe pse bash atyne përçarësve përditë “u thuret lavdi” për damin e
madh që i kanë ba Popullit e Shtetit Shqiptar, që ditën e Shpalljes së
Pavarsisë në 1912. Këte e verteton qendrimi i perfaqsuesëve të Shqiptarëve të
Amerikës, Turqisë, Kosovës, Rumanisë, etj., që arrijtën deri aty sa me kerkue
“edhe rikthimin e Esad Pashë Toptanit në drejtimin e shtetit shqiptar”...
Qeveria e Durrësit vendosi të dergojë si Kryetar të Delegacionit Shqiptar, në Konferencën e Paqës në Paris Ipeshkvin e Lezhës Imzot Luigj Bumçin, i cili zgjodhi si sekretar të vetin françeskanin e njohun At Gjergj Fishta. Nga Shqipnia e Mesme shkoi Mustafa Kruja. Në delegacionin e ri u caktue edhe Luigj Gurakuqi, Dr. Mihajl Turtulli, Lef Nosi, Mehdi Frashëri, Mehmet Konica.
Me datën 6 Mars 1919, Imz. Luigj Bumçi dhe At Gjergj Fishta u nisën në Romë, për me u takue me Papën Benedikti XV, një dashamirës i madh i Popullit Shqiptar.
Mbas
takimit me Papen, Imz. Bumçi dhe At Fishta u nisën për
Imz. Luigj Bumçi porsa filloi detyren protestoi tek Presidenti Amerikan Woodrow Wilson, kundër barbarëve serb per krimet e kryeme në Shqipninë Veriore, Plavë Guci e Gjakovë. I kerkoi hymjen e trupave amerikane në zonën e Rugovës.
Protestoi tek Ministri i Jashtem i Italisë Tittoni për marrveshjen me Kryeministrin grek Venizelos, në lidhje me kalimin e zonave të Korçës e Gjinokastres Greqisë.
Në muejn Tetor 1919, Imz. Bumçi u takue me perfaqsuesin e Francës Pichon, dhe krytarët e delegacioneve të Shteteve të Bashkueme dhe Anglisë, të cilëve u kerkoi që të nderhyjnë për zgjidhjen e çeshtjeve në favor të Shtetit Shqiptar.
Ndersa At Gjergj Fishta, udhtoi per këto çeshtje drejtë Anglisë dhe SH.B.A.
Delegacioni
Shqiptar tue vrejtë vështirsitë e mëdha per zgjidhjen e drejtë të atyne
problemeve aq delikate, kerkoi nga Imz. Bumçi, në mbledhjen e 22 e 23 Dhjetorit
1919 nderhymjen urgjente të Tij tek
Vatikani. Imz. Bumçi, si gjithmonë i gatshem per me zgjidhë çeshtjet kombtare,
u pajtue me mendimin e Delegacionit dhe bashkë me Mehdi Frashërin, intelektual
i njohun, u
Takimi i Imz. Bumçit me Papen Benedikti XV u zhvillue me datën 1 Janar 1920, vertetë një takim i shkurtë, po me plot fryt për qellimin për të cilin Ai shkoi tek Papa.
Në kujtimet e Tij historike Imz. Bumçi shkruen: “Tesh prá Shêjtni, të gjith misat e Dergatës shqyptare qi janë në Paris e qi shumica asht mysliman, më kan çue ktu perpara Shejtnis S’Uej e të gjith per nji gojë U luten qi me fuqin t’Uej morale e me influencen e madhe qi keni në boten marë, të na epni ndimen t’Uej të vlefshme si e ku dini Ju Vetë, qi të na pështojnë dy provinçet shqiptare Korça e Gjinokastra, të cillat janë në rrezik prej akordit Tittoni – Venizelos.”
Mbasi
marova fjalët e mija, Papa Shêjt, si pat ndêjë nji grimë herë pa bâ zâ, u suell
e më tha: “
U pergjegja (Imz. Bumçi): “Un kishe me thanë, Shêjtni, se bota s’ka metë vetun në Itali e në Francë; ka në botë edhe Angli e Shtete të Bashkueme t’ Amerikës!”
Papa bâni
buzen në gaz, e me i ‘herë më pergjegji: ké të drejtë. E pra, neser do të
piqemi me Ambasadorin e Anglis, masnesrit me até të Shteteve të Bashkueme; e po
t’ ap fjalen se me të dy kam me folë e me ja porositë dy provinçet qi kenkan në
rrezik e kam me ba shka të mundem per me Ju ndimue. Zoti ka m’e e ba mirë se
prei Konferencet të Paris-it mos pritni punë të mira pse Zotin e
Imz.
Bumçi në fund i la një memorandum me shkrim per kujtesë, dhe bashkë me Mehdi
Frashërin ikën në
Me daten
6 Mars 1920, mbas dy muejsh që Imz. Bumçi u takue në Vatikan me Papen Benedikti
XV, në
Shteti i Parë që ka njoh Shtetin Shqiptar ka kenë Vatikani, i cili me 12 Nandor 1920 emnoi Delegatin Apostolik per Shtetin e Ri Shqiptar, Imz. Ernesto Cozzi, që porsa erdhi në Shqipni, i ngarkuem nga Papa vizitoi gjithë krahinat e Shqipnisë dhe në fund, me daten 28 Janar 1921, Imz. Cozzi mërrijti zyrtarisht në Shqipni.
Papa Benedikti XV shkruen: “Tashti që Populli i Juej fisnik ka mujtë me fitue lirinë dhe ka hy në rrugen e përparimit të vërtetë, asht e arsyeshme që nëpërmjet Perfaqsuesit tonë të ripërtrijmë edhe njëherë e ma të forta ato lidhje që përsa shekuj e bashkuen Shqipninë me Kishën e Shejtë”.
Burrat që
shpetuen Shqipninë e sotme nga coptimi i fqinjëve në vitin 1919 – 1920 ishin:
Imz. Luigj Bumçi, Papa Benedikti XV dhe Presidenti i Sh.B.A.
Kjo asht e Verteta historike e kenjes së Shtetit Shqiptar.