E merkure, 11.12.2024, 03:16 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Dosjet, as tabu, as arkivol!

E merkure, 10.12.2014, 07:36 PM


DOSJET  NUK  JANË  AS  TABUT,  AS  ARKIVOL !

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

Nga Fritz RADOVANI

?Këtu u realizue dëshira e tij: “Unë do të bëhëm TERRORIST !”...

?Nga kjo ndertesë në vitët 1944 – 1991, janë vra e terrorizue mbi 500 mijë Shqiptarë!

Dosja e çdo njeriu asht prejardhja, lindja, jeta, veprat dhe arsyeja e vdekjes!

Ajo nuk asht një grumbull eshtna apo një kufomë endè e padekompozueme, që e marrim në krah si një tabut ase arkivol dhe e çojmë përpara selisë së Kuvendit Popullor, dhe aty presim nga hoxha apo prifti e popi të na tregojnë se: “Me që ka vdekur, tani më të nuk kemi pse merremi më! ...Merrët tjetër kush, më i madh se né!”

Dosjet dhe fallsifikimi i tyne kanë fillue njëherit me formimin e Shtetit Shqiptar!

Si mund të justifikojmë që ndër gati 33 vjetë të themelimit Shtetit Shqiptar, nga 1912 pra, në Shek. XX, asnjë kryeministër, president apo mbret nuk pat shkollë për atë post që ka drejtue? Vetëm okupatorët nuk kanë pranue “bashkpunim” me analfabetë!

Edhe Shqipnia ka “Dosjen” e vet në Londer, Berlin, New York, Beograd, Romë, Athinë, Ankara, Moskë, Pekin, Sofje, Teheran, Kajro, Bagdat, Kabul... E gati harrova dhe Parisin...Ndërsa, në Nuremberg, Strasburg,... apo në ndonjë skutë ku vazhdojnë me u strehue kriminelat, nuk ka nevojë për “Dosje”, u kemi dergue “modelet e gjalla”!

Në vitin 1941 kur jugosllavët formuen PKSh (PPSh), ata ishin edhe specialistët që kanë themelue njëherit edhe “Dosjet”, të cilat, me 21 Prill 1943, u “sistemuen, arkivuen dhe u organizuen” në Sigurimin e PKSh, që ishte në varsinë PKJugosllave, UDB, KGB, CIA e dreqi nuk e mori vesh, përveç Shqipnisë, që nuk i kanë sherbye asnjëherë! Ata me kujdesin e tyne mbas vitit 1944 zgjodhën pikrisht terroristët për me drejtue shtetin.

Ka 22 vjetë që vazhdon përralla e “Dosjeve” në Shqipni. Thonë “gojëkëqijtë”, se ato pengohen nga vetë Shteti! Duket e “pabesueshme”! Në një shtet “demokratik”, si ka prap mundësi që “dosjet” me kenë të administrueme nga pasuesit e shtetit totalitarë?

Një tmerr i vërtetë kur mendon “Ilir Enver Hoxhën, në vitin 1991, nëpunës pranë zyrave sekrete të spijunazhit pranë Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë!” Poshtersi!

Më vjen mirë që të gjithë ishpresidentët tanë “demokratë” jetojnë, dhe mund të na bindin se, “pengesa” nuk ishte prejardhja e tyne ase veprimtaria e vet komuniste!

Pengesa e vërtetë SOT, asht prania e terroristëve të djeshëm dhe vazhdimsia e tyne në të gjitha matrapazlleqet e shtetit sotëm, në të gjitha hallkat e shtetit Shqiptar!

Arkivat dhe zyret përkatëse të dokumentacioneve shkencore, sekrete dhe që në përmbajtjen e tyne ruejnë vlera kombtare, kulturore, shkencore etj., nuk duhet të jenë kurrëma në varsinë e qeveritarëve apo njerzëve që mund të kenë lidhje me ta, kjoftë edhe nga prejardhja e tyne që mund ti kenë sherbye edhe vetem “një orë” terrorizmit!

Pjesa ma e madhe e “Dosjeve” as nuk kanë arsye me u hapë fare, se sot edhe trashigimtarët e tyne janë me njolla gjaku në surrat! Tue fillue nga Presidentët dhe me rradhë, asnjëni nuk tregon në biografi kur bahen zgjedhjet, se kush ishin prindët e tij. Jo se kanë turp, se nuk kanë as fëtyrë për turp, po shumica nuk dijnë baben e vërtetë.

Nga disa “detaje të projekt ligjit dosjeve”, më bani përshtypje një paragraf aty: “Pastërtia e figurës morale është e papajtueshme, me mbajtjen prej funksionarit publik, gjatë periudhës 24.10.1944 deri 31.3.1991 të një prej detyrave të mëposhtme:

Anëtar qeverie, anëtar i Këshillit Presidencial, kryetar dhe anëtar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm dhe zëvendës të tij, para zgjedhjeve të 31 Marsit 1991...”

Shumë interesant! Pikrisht atë natë kur asht projektue nga Ramiz Alia me gjithë kriminelët rreth tij “tragjedia e 2 Prillit 1991 në Shkoder”... afati i “Pastertisë së Figurave” mbyllet... A ka të bajnë data 31 Mars 1991, me ndonjë “person” që lidhet me 2 Prillin ?

Prap ma poshtë lexoj:

“Funksionarët publikë me mandat kushtetetues dhe çdo person tjetër i zgjedhur nga Kuvendi janë subjekte të verifikimit sipas këtij ligji. Ata nuk e ndërpresin mandatin kushtetues apo detyrën ku janë zgjedhur, por të dhënat e grumbulluara nga verifikimi publikohen detyrimisht. Në çdo rast, një funksionar publik i tillë mund të dorëhiqet përpara përfundimit të mandatit të tij dhe në këtë rast dosja e tij nuk publikohet.”

Prap ma poshtë: “Me kërkesë të subjektit që verifikohet, gjykata vendos zhvillimin e gjykimit me dyer të mbyllura.” Dhe në mbyllje t’ artikullit: “(dëshmia e verifikimit dhe procesverbali i seancës informuese) mbetet konfidencial.”

Rezultati: “nuk publikohet”...”me dyer të mbyllura”... dhe,

Përfundimi: ”Dosja nuk publikohet”!

Ju lutem, të nderuem lexues: “A kjo quhet hapje Dosjesh për Pastërti Figure?”

***

Uroj për Ju, që keni me kenë gjallë në vitin 2030: “Mbylljen e Dosjeve”

përjetsisht, dhe të trashigimisë së atyne Dosjeve!



(Vota: 9 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora