Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Sa aktuale, mbas 100 vjetësh
E shtune, 06.12.2014, 05:11 PM
SA AKTUALE !!.. MBAS 101 VJETËSH...
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...
Nga Fritz RADOVANI
?Atdhetari Mark Kakarriqi, një bashkpuntor i Luigj Gurakuqit dhe Ismail Qemalit, per ngritjen e Flamurit kombtar në Vlonë, me 28 Nandor 1912, edhe ky i “harruem”...
Në vitin
1913 ishte aksioner në Vienë. Një gazetar e pyeti për luftën e shkodranëve në
mbrojtjen e qytetit të Shkodres, të rrethuem nga malazezët:
– “Keni harrue zotni, se luftën tek né do ta vazhdojnë gratë trimnesha!”
?Tue shikue foton naltë mu kujtue thanja e Mark Kakarriqit dhe pyeta veten:
Cila këtu nga këta Vajza Shqiptare në 28 Nandorin e 2014... nuk asht Nora e Dedë Gjo’ Lulit, Tring Smajlja, Kupe Danja, Katrin Tomja apo Shote Galica? ...
E pikrisht, për këto Vajza, ka këndue i madhi At Gjergj Fishta:
“...Edhe t’ mirë po e kisht’ ba nana:
Ardhun shtatit si “breshana”,
synin hyllë, ballin si hana,
dishka njethë si molla n’ gêm:
qi ka dalë m’ ka ashtu té dera,
sikur ban me çilë pranëvera;
sikur ban dielli me dalë
nepër aha, brej e halë:
Kaq gja t’ mirë Zoti ka falë!
***
E ta dijë Knjazi n’ Cetinë,
se edhe n’ qitët Shqiptarët ai fare,
der’ t’ jetë gjallë ndo’i bijë Shqiptare,
qi per erz, Besë, e Atdhé,
këto edhe desin si me lé...”
At Gj. Fishta, TRINGA tek “Lahuta e Malcis”
?101 Vjetë që këta dy Burra vlersonin dhe PARASHIKONIN ...