Mendime » Radovani
Fritz Radovani: ''Ringjallje'' apo ripersëritje!?
E diele, 23.11.2014, 10:02 PM
“RINGJALLJE”
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...
Nga Fritz RADOVANI
Dy fjalë që në “politikë”, përdoren shpeshë me “një” kuptim...kur e lypë nevoja!
Kam lexue
disa artikuj plot “optimizem” për vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në
Eksperienca e ngjarjeve në këta 100 vjetë, shpeshë, ka shkue tue “ringjallë” ose ma mirë me thanë tue “ripersëritë” të maparshmën... sado e idhtë t’ ishte ajo!
Deri tashti, nuk dij se ka ndryshue gja në politikat e qeverisjes 100 vjeçare, flas për faktet dhe dokumentat historike që vertetojnë vazhdueshmëninë pasuese të tyne.
Janë të njohuna ndonse, me vonesë, dokumentat e nënshkrueme që në vitin 1914 me Serbi, Malin e Zi... Jugosllavi, Rusi, Greqi, Itali, “Konferenca Islamike”... Po, mos të harrojmë, se njohja e tyne asht kenë gati kur janë dukë se u shfuqizuene, tue fillue nga Esad Pasha, Ahmet Zogu, dhe tashti mujtëm me njohtë dokumentat e vitit 1941, kur edhe Enver Hoxha, si paraardhësit e vet, “shiti Trojet Shqiptare”... Kur janë nënshkrue këta dokumenta, u publikuene ata?! Né Bristolin e kemi pa vetem si ndertesë!!
– Asnjë
dokument nuk kemi pa!
Cila qeveri pasuese holli poshtë dokumentat e nënshkrueme perpara? – Asnjena!
Nga të gjitha pazarlleqet e bame prej qeveritarëve tanë, asht vertetue ndonjë nga këta, që asht ba pa dokumenta dhe pa nënshkrime me firma të kryeministrave? – Asnjë!
Po, me logjikë të shndoshtë, a duhet të na shkojë mendja tek ndonje “dokument” që nënshkruhet në Beograd, flas për takimin e fundit, ku mund të “rifreskohet” edhe ndonjë nga dokumentat e para 72 ase 73 vjetëve perpara?! – Ndoshta! Edhe mundet!!
Të vërteten e tregojnë VETEM nënshkrimet e deklaratave të qeveritarëve.
Se çka
asht nenshkrue sivjet në
A ka takim zyrtar pa nënshkrime deklaratash nga të dy palët?! – Jo...Jo...Jo...
Kryeministri
Rama ka deklarue se do të “ringjalli”... ose do të “ripërsëris”... ose do të
“rilindi”... dhe pa kalue java që u “rikthye” në Tiranë, shihet i knaqun me
foton e Enver Hoxhës, në sfondin festiv të 17 nandorit 2014...Pikrisht, 70
vjetorit të fillimit të qeverisjes sllavokomuniste të Tito – Enver –
Stalinit... A e do
***
Bisedat e qeveritarëve në ekrane TV, janë si kangët e dasmave...
“Sa e bukur na ka dalë nusja!”
Edhe kur.., nuk ka dreq që e sheh me sy...