E enjte, 25.04.2024, 08:11 AM (GMT+1)

Mendime

Bekim Rexhepi: Shteti monstruoz

E diele, 21.12.2014, 08:22 PM


Shteti monstruoz

Shteti i aspiratës po asgjësohet ngase aktiviteti i ideve brenda shtetit monstruoz po bije, qindra të rinj kapërcejnë moshën mesatare të jetës pa bërë asnjë punë të rregullt, një pjesë e tyre ikën jashtë vendit, për më shumë gjasa dhe për më shumë shpresa jete, të cilat më shumë ekzistojnë ne vendet e tjera se sa që ato i ofron shteti i tyre.

Nga Bekim Rexhepi

Është e vërtetë se Kosova ka një krizë, e ajo quhet anarkia politike, kështu do të quhej çdo politikë e një vendi, e cila nuk jap asgjë të mirë për vendin, veçse për vetën e saj, pra për zyrtaret e qeverisë, apo të shtetit në përgjithësi. Qe prej pavarësisë së vendit, politika ka pësuar fiasko të njëpasnjëshme, dhe mu për këtë ajo mbetet pa një legjitimitet përfaqësues sepse këtë përfaqësim në fund e zgjedhin marrëveshjet politike qe assesi nuk kanë një legjitimitet në elektoratin zgjedhës.

Pra nga legjitimiteti popullor kapërcehet nëpër një zgjedhje tjetër dhe jo legjitime ngase në fund e bën vet politika për vete, dhe jo për vullnetin e zgjedhësve. Mendoj se në këtë kapërcim nga vullneti popullor dhe legjitim shkohet tek deriçka tjetër, e cila nuk përmban asfarë vullneti, e legjitimiteti popullor, por zgjedh interesat e saj për të qëndruar ne pushtet, për ta mbajtur atë, për ta keqpërdorur deri ne atë masë ku përgjegjësia thyhet, nuk vlen më, ku institucionet e shtetit shpërdorohen në mënyrën më të keqe dhe të mundshme, vjedhjet pa kandar dhe gjithçka e neveritshme del nga politika ne sipërfaqe sa të bëhet se këtu nuk ka tjetër veçse anarki sepse thuajse të gjitha format politike e shoqërore janë para shkatërrimit. Të gjitha qeveritë e pasluftës nuk arritën të plotësojnë kushtin e vetëm që të ndërtohet shteti i fortë, ky ishte ai perceptimi ynë, opinioni popullor që mbase do të duhej të ishte gjëja më e rëndësishme e angazhimeve tona në një organizim – qeveri, shtet, popull.

Le ta pyesim paksa vetveten  sa a jemi të kënaqur me opinionin popullor për sa i përket shtetbërjes? Nuk besoi se do të kemi një rilexim të ndryshëm veçse negativë dhe të çuditshëm. Ankimet popullore kanë arritur në nivele agresive të kërkesave, ata më nuk i kërkojnë përmbushje apo zgjedhjeje nga politika dhe organet shtetërore, sepse është e qartë përfundimisht se ato nuk bëhen dhe nuk plotësohen dot.

Populli këtë politikë dhe këto organe vendore po i percepton disi si kuislinge ngase nuk përmbushte asgjë ne të mirë të tyre, ata zyrtar politik e shtetëror janë në këto organe shtetërore vetëm e vetëm për vetën e tyre, ngase secili qe vije, vije me të njëjtën qasje dhe nuk ka asnjë breng e mirëkuptim për opinionin popullor. Në këtë errësim të krizës politike është e vështirë të gjendet rrugëdalja, ngase nuk kemi zgjedhur vrasjet politike të luftës dhe të pasluftës, korrupsionin, shkelje të panumërta ligjore dhe drejtësia mbetet pa të drejta ankuese për tu rikthyer ngase nuk ka besim.

Populli ka zgjedhur të ikë rrugëve të botës ngase nuk po arrin ti përmbush kërkesat e tij për jetë më të mirë ne vendin e tij. Politika është shndërruar në një hutaqe, pa ofruar ide dhe oferta se si të kapërcehet nga krizat qe kanë përfshirë vendin. Duket e paaftë edhe ndaj fluksit popullor të ikjeve nga vendi, dhe sjelljet e fundit të saja përmes një deklarate verbale qe të mos iket nuk mund të jetë një arsyeje qe të ndërrohet mendje për mos ikje.

Në këso gjendje nuk mund të flitet për aspiratën e shtetit të fortë, sepse çrregullimet janë të mëdha, plasaritjet janë të gjithanshme, të këto do të duhej të ushqenin debate e polemika të mëdha ne një vend qe ka vërtet një aspiratë për shtet normal e të fortë. Ne këtë gjendje nuk e kemi, sepse kemi rrënuar debatet dhe polemikat, duke i përzgjedhur të debatuarit dhe polemikat shterpë ne jetën tonë publike.

Jeta jonë publike dominohet nga servil të pushtetit nga të korruptuarit e gjithanshëm dhe vlerat shtetërore apo nacionale janë të izoluara dhe fare personale. Shteti i aspiratës po asgjësohet ngase aktiviteti i ideve brenda shtetit monstruoz po bije, qindra të rinj kapërcejnë moshën mesatare të jetës pa bërë asnjë punë të rregullt, një pjesë e tyre ikën jashtë vendit, për më shumë gjasa dhe për më shumë shpresa jete, të cilat më shumë ekzistojnë ne vendet e tjera se sa që ato i ofron shteti i tyre. Një e vërtet po del hapur se në shtetet monstruoze, mallkimi ka zënë vend dhe zor se mund të dilet nga to pa një plasaritje të fuqishme dhe të vërtetë popullore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora