E enjte, 10.10.2024, 09:25 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Qeveri me perçe në ballë

E merkure, 17.12.2014, 10:00 PM


ATHUA  VALLË, EDHE KJO QEVERI ME PERQE NË BALLË

Nga Dedë Preqi

Ky vit po ik, populli i Kosovës po orvatët nga gjitha anët për t’i kryer obligimet e veta, duke përgaditë ndonjë dhuratë për familjet e tyre, sa do pak modeste për festat e fundvitit, posaqërisht për fëmijët, të cilët presin më shumë se gjithkush tjetër, sepse janë dashamirët më të mëdhenj të kësaj bote. Jeta  është plot obligime, dhe një kryefamiljar i pa punë dhe pa fare të ardhura përsonale, e ka shumë vështirë me i përthekue të gjitha kërkesat e anëtarëve të vet, ndoshta as për bukën e gojës. Nëpër rrugët e qytetëve të Kosovës, shikon plot njerëz dhe më shumë të rinj,  të cilët i dallon shumë qartë se vetëm shetiten duke humbur kohën. Ata që disponojnë vullnet  dhe kanë shpresa për një të ardhme më të mirë janë të rrallë, vetëm familjarët e qeveritarëve të pasur, të cilat si të tilla, e përbëjnë shoqërinë e të pasurve dhe luajnë rrolin e dorës së parë, apo rrolin e shtyllës së shtetit të brishtë.

Nuk mund të thëmi se kjo është cilësi, apo karakteristikë e një shoqërie të mirëfilltë demokratike, dhe nuk ka predentime për një qeveri të tillë, e cila do të na befasonte me projektet e saja në përmirësimin e gjendjes aktuale, edhe kjo qeveri  e formuar  tani në mes dy pyrtive të mëdha në Kosovë, nuk disponon shkathtësi  për t’a ngritur intensitetitn  e zhvillimit dhe për t’a zbutur papunësinë në vend, sepse  nuk është herët të vërehët ndonjë reagim i tillë, por vala e njerëzve të pa punë nuk ka të ndalur dhe më e keqja që e ka kapluar vendin, është ikja e të rinjëve nga vendi, duke kërkuar një jetë më të mirë në vendet tjera të perëndimit. Ndryshe, për dallim nga e kaluara e dhimbshme, kur populli i Kosovës, ishte i detyruar të lëshojë vendin e vet nga ndjekjet dhe përsekutimet e okupatorit, ndërsa sot është e pa kuptimtë kur një masë e madhe e popullatës  dhe shumica më e madhe e të rinjëve largohen nga atdheu i tyre, përshkak kushteve të dobëta ekonomike dhe sociale.

E tërë kjo gjendje skandaloze dhe e mjerueshme  në shtetin e Kosovës, arriti  nga defektet e keq-qeverisjes së kaluar, e cila u bë përsëri  hisenike  e qeverië aktuale, megjithatë bëhët fjalë për  keqmenagjime të njëjta  programesh, që nuk mund të jenë ndryshe nga e kaluara, sepse gjurmat e tyre kanë lënë pasoja të rënda dhe të pa riparueshme në mesin e shoqërisë kosovare. Ekziston fakti, kur qytetarët e Kosovës, pritën fjalën e drjtësisë, që njerëzit e inkriminuar të mos marrin poste në qeverisjen e vendit, kjo ishte vetëm një marketing politik, duke ndodhur  e kundërta, në qeverinë e re, inkuadrohen kuadro  me njerëz që kanë biografi të dyshimtë. Athua është e natyrshme, kur populli shqiptarë i Kosovës,  sot në këtë kohë, në këtë shekull  të braktis vendin e vet, duke ikur për çdo ditë nga kjo atmosferë dhe jetë qenqe në vendin e vet, për të kërkuar një jetë më të mirë, edhe pse nuk e dinë se ku shkon dhe si e pret e ardhmja, shpeshherë duke rënë pre e matrapazëve të ndryshëm, të cilët i lënë rrugëve dhe vendeve të panjohura.

Kjo adresë e popullit dhe të rinjëve të Kosovës, është një adresë e gabuar, edhe pse dikush e quan të arsyeshme, mirëpo  ikja pa ndonjë bazë të sigurisë, vetëm me shpresë për një jetë më të mirë, është diçka e dhimbshme, sepse në këtë mënyrë, duhet të mendohen pasojat dhe ngjarjet e pa pritura që ndodhin gjatë rrugëtimëve të vështira, duhet edhe pak menquri, sepse jeta është e shtrenjtë, sidomos e fëmijëve, të cilët nuk janë fajtorë të kësaj bote. Është e pa kuptimtë edhe për ata njerëz, që e shesin pasurinë e tyre në Kosovë, për të siguruar  udhëtimin deri në vendin e caktuar jashtë vendit të vet, duke mos llogaritur se një ditë duhet të kthehen  përsëri në vendin e vet, aty ku nuk ka mundësi tjetër përveq për tu përballuar me skamjen dhe mjerimin e skajshëm, që ndoshta do të ishte më i mirë mjerimi i vendit të vet se  një mjerim në vendin e huaj.

Kush janë fajtorët e kësaj ikje???

Kur skamja udhëheq qenjën njerëzore dhe derigjon jetën pa kufi, duke abstrakuar mundësitë e brendshme dhe të jashtme të jetës, si karakteristikë e natyrës  jo njerëzore, ajo atëherë bie në vullgarizëm, në banalizëm, në cungim të jetës normale, kështu që njeriu dashur e pa dashur, natyrën e jetës së vet e shdërron në kronikë të jomirëfilltë njerëzore, pa i llogaritur pasojat, të cilat e ndjekin mbrapa. Dhe kur shteti  i cilit do vend,  nuk funkcionon me ligjet e veta dhe nuk e merr forcën e vet në përputhje të  ligjeve zhvëllimore dhe administrative, apo nuk e kryejnë këtë funksion në mënyrë të natyrshme dhe në favor të popullit të vet, dhe kur këto ligje nuk përligjen si të tilla, ato duken dhe janë të sforcuara, të improvizuara, që ekzistojnë vetëm si konstrukte artificiale. Atëherë, a mosë vallë, edhe kjo qeveri  duket me perqe në ballë, e cila nuk ndërmerr diçka, apo nuk shikon më mirë, që popullatën e vendit të vet, ta stabilizoj me ndonjë vendim të arsyeshëm, të paktën jo të evitoj menjëherë këtë gjendje të pakëndshme, por këto copëza të kësaj jete dramatike, të përmirësohen një ditë.

Euforia, emfaza dhe retorika, duken që në fillim të kësaj qeverie, që dallohen me shenjat e para se nuk mund të fuksionojnë së bashku  PDK+ LDK, si dy rivale të përmotshme. Ato nganjëherë  duken  se kryejnë ndonjë funksion , ashtu siq do të shohim më vonë, janë rrethanat e brendshme, të cilat nuk heqin dorë nga shpjegimet dhe arsyet nga ndërhyrjet dhe analizat e së kaluarës. Kjo që bënë populli i Kosovës sot, nuk është rezistencë, të cilën e bëjnë nga ndonjë okupator i mundshëm, kjo gjendje e tillë e këtij populli, që detyrohet të ik nga vendi i vet, është  mjerim i një qeverie dhe  vendi, apo vetë Kosovës, dhe një zhgënjim me qeveritarët e vet, që mund ta quajmë edhe zhgënjim me vetëvetën. Është shumë lehtë të thuhet, mos ikni se do të kthehëni edhe më të varfër, kjo fjalë është e vertetë, por qeveritë e mëhershme, si edhe  qeveria  e re, duhet të krijojnë kushte praktike qytetarëve  të vet, që të jetohet më mirë dhe të mos  largohen nga vendi i vet, por jo edhe të propagandohet vetëm me teori të thata, të cilat janë bërë bajate, që citohen nga teoricientët qeveritar.

Duhet të theksohet ky momenti i ri, apo formimi i qeverisë së re, e cila nuk ka shenja seroize për ta thyer apatinë dhe monotoninë e qeverisjes së kaluar, dhe nuk ka ndonjë sinjalizim që jep me kuptuar se po bëhët ndonjë kthesë e mundshme, për të besuar se po punohet për interesat e popullit dhe shtetit, kur popullata e vendit organizohet para dyerve dhe syve të qeverisë së vendit, duke i mbushur autobusat për çdo ditë, dhe merr rrugët  e errëta, të cilat nuk e dinë as vetë se ku do ti shpiejnë. Kjo është një tragjedi e një populli dhe shteti, që brenda vetës lejon një gjë të tillë në kushte normale. Një rrënqethje e tillë e ka kapluar një pjesë të madhe të botës, por populli i kësaj ane, sikur që janë disa vende të Azisë dhe Afrikës, janë të detyruar të zhvendosen nga trojet e veta, që të shpëtojnë nga luftat e ndryshme, ndërsa populli i Kosovës, këtë e ka përjetuar më herët, ndërsa sot nuk e meriton të krahasohet me këto vende, sepse ky popull jeton sot në liri dhe në shtetin e vet demokratik të pavarur.

Për tërë aktin  i kësaj drame kosovare, nuk është shkakëtar i vetëm,  liberalizimi i vizave, njerëzit që vuajnë nga kushtet ekonomike, të njejtit kishin me udhëtuar edhe me viza dhe kishin me marrë rrugët e perëndimit, për të kërkuar kushte më të mira, por është shumë e dhimbshme që brenda një viti, apo brenda vitit të fundit, të largohen më shumë se 14 mijë qytetarë jashta vendit, duke kërkuar azil ekonomik. Por, edhe më e dhimbshme është, kur këta njerëz  vuajnë në rrethana të ndryshme, duke kaluar jetën nëpër kampe të improvizuara, të cilat nuk i posedojnë as kushtet elementare, apo të trajtohen  sikur shtazët e grumbulluara në një vend, dhe shumica e tyre qëndrojnë sikur nëpër burgje të vjetra, që janë të izoluara dhe të pa përshtatshme për njerëz. Atëherë, nuk kemi se pse të ankohemi në shtetët e tilla, sikur që janë Hungaria, apo  Franca, ku popullata kosovare ka frekuentuar më së shumti kohën e fundit, nuk kemi se çka të ankohemi në shtetet tjera të perëndimit, sikur që është Gjermanija, Zvicrra, Austria,SHBA, Kanada, Belgjika, Norvegjia, Suedia, Australia, Italia dhe shumë vende tjera, të cilat e kanë ndihmuar popullatën shqiptare në kohën më të duhur. E tërë kjo gjendje skandaloze i takon qeverisë së vendit, i takon kryetarit dhe kryeministrit të vendit, të cilët janë dhe duhet të jenë përgjegjës për shoqërinë e këtij vendi.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora