Mendime
Faton Mehmeti: Enver Hoxha digjet në Ferizaj
E enjte, 11.12.2014, 07:09 PM
Jo libri, Enver Hoxha djeget në Ferizaj
Shkruan: Faton MEHMETI
Figura e diktatorit Enver Hoxha në Kosovë gjatë kohës sa ishte gjallë, në masë të madhe ishte e pranueshme.Ndërsa pas rënies së komunizmit në Shqipëri dolën në pah vuajtet e vërteta të popullit shqipëtar të Shiqëperisë, qëe kishin përjetuar për afro gjysmëe shekulli nën diktatin e diktatorit. Duhet theksuar se Enver Hoxha tregonte se e njihte mirë gjendjen në Kosovë, kur bënte përgjegjës kryesor të politikave antishqiptare klanin serb të përfaqësuar nga i njohuri i vjetër i tij, Dushan Mugosha.Pra Hoxha percillte me vëmendje zhvillimet në Kosovë,edhe pse nuk bëri politikë kombëtar por vetëm ideologjike.
Për figurën e Enver Hoxhës janë shkruar shumë libra, por e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit përsonal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën është një biografi për diktatorin e Shqipërisë, botuar në vitin 2011 nga Blendi Fevziu.Një libër që sjell fakte mbi krimet e tija të pashlyera ndaj kundërshtarëve të tij, të cilët pasi i vriste, diktatori ishte i interesuar që asnjë gjurmë e tyre të mos mbetej mbi dhe. E dinte se nuk do të jetonte përjetësisht mbi dhe, ndaj donte që të bënte hi e pluhur gjithçka dhe pasi ai të ikte, të mos mbetej asgjë pas.
Në një nga krerët e biografisë “Enver Hoxha” të gazetarit Blendi Fevziu na tregohen jo vetëm spastrimet e mëdha në parti, por edhe kujdesin e diktatorit që eshtrat e tyre të mos gjendeshin kurrë.
Ndonëse ky libër bëri shumë bujë dhe u komentua shumë, disa e pëlqyen, ndërsa pjesa tjetër e mohoi totalisht. Sdo mend se pjesa e atyre që urrejnë figurën e tij e pëlqyen këtë libër, ndërsa ata që ende admirojnë figurën e tij (ndonëse në numër të vogël) mbetën të indinjuar që figura e heroit të tyre “ ishte ndyer “. Në pamundësi që të pranonin faktet e e vertëta se Enver Hoxha ishte një kriminel e sadist, që mbi kurriz të gjakut të të tjerëve po jetësonte dinastinë e tij shtypse ndaj popullit shqipëtar, më 29 dhjetor 2011nga përkrahësit e “Frontit popullor për kultivimin e veprës revolucionare të Enver Hoxhës” , në Ferizaj dogjën librin e Fevziut. Ata vlerësuan se ky libër përfaqëson një propagandë të egër kundër kësaj figure, që tashmë po bëjnë një grup i caktuar në Shqipëri, sikurse është nipi i Esat Pashë. Enveristët arsyetuan djegien e librit me bindjen se libri ” është i falsifikuar fund e krye, bashkë me të po e djegim edhe këtë botim të vitit 1981 të 11 autorëve jugosllavë, edhe pse për nga të pavërtetat libri i Blendit ia kalon atij”, shprehet Remzi Hasani drejtor i Frontit Toptanit.Gjithashtu libri është djegur publikisht edhe në qytetin e Beratit. Ndonëse cdo njeri ka te drejtën e tij të admiroj apo jo dikë,djegia e një libri në Ferizaj, më sjell ndërmend se pikërisht në qytetin tim , publikisht me vendim gjyqësor ishte djegur libri me titull “Katërmbëdhjetë autorë”.Libri “Katërmbëdhjetëautorë” është antologji poetike, e botuar në vitin 1985, nga katërmbëdhjetë autorë ferizajas i cili është libri i parë në Kosovë i djegur me vendim gjyqësor nga organet serbe.Ky libër u dogj me motivacionin “ se është kundër fymës jugosllave “.
Ky paralelizëm vë në pah një të vërtetë të pakontestueshme se njerëzit që djegin librat qoftë individual apo grupor, janë njerëz që nuk e pranojnë të vërtetën.,dhe fshihen pas gënjeshtrës.Bindjet refrakatare janë të tejkaluar për shoqërinë.Si parim i demokracisë është toleranca dhe respektimi i bindjes së tjetrit,andaj në këtë sens kujtoj se do të ishte e rrugës që Blendi Fevziu të vjen në Ferizaj e të debatoj me qytetarët qofshin këta disa enveristat, edhe pse në numër të vogël,debati ska numëra por bindje. Ferizaji është qytet i vlerave të vërteta kombëtare, dhe një grup i vogël i njerëzve që nuk përqafojnë as familjet e tyre sduhet merret si bazë se Ferizaj është qytet që ende ruan kujtimin për diktatorin Hoxha.Për mbi 95 % për popullin shqipëtar si në Shqipëri dhe Kosovë, diktatori Enver Hoxha është figurë djallëzore , dhe pavarësisht disave ajo smund të ndritet, pasi Enver Hoxha biografinë e tij e ka ndyer vetë me veprimet e tij kriminale, duke vrarë popullit e tij edhe duke e izoluar nga bota për gjysmë shekulli....!!!