QEVERISJE: MIRË, KEQ…
Pjesa e IV-ët.
NGA NEBI DRAGOTI
Kur merr
të drejtën e qeverisjes, duhet të shikosh drejt dhe të mos ndahet nga
mendja:përse erdhe, si erdhe dhe kush të solli në drejtimin e vendit, kush ta
dha këtë privilegj dhe nder. Kjo duhet vlerësuar. Çdo hap që hedh në
veprimtarinë qeveritare duhet ta kalkulosh mirë, sepse në kryerjen e detyrave, në
sytë e publikut, rrit reputacionin si alternativa më e mirë politike. Gjatë
kohës së qeverisjes duhet të jeshë vëzhgues i punës që bën dhe si pritet kjo
punë , që kryhet nga masat e gjëra. Optimizmi
qeveritar për të rregulluar punët , që çojnë në ngritjen ekonomike është
karakteristika më e mirë e Qeverisë së Rilindjes. Po kështu edhe këmbëngulja për të
arritur më të mirën për gjithë shoqërinë është tipar dallies i kësaj qeverie. Mobilizimi
ministror për të kryer më të mirën dhe që kjo e mirë është tepër pozitive dhe e
dukshme dhe e qëndrueshme. Këtë motiv e shikojmë si preokupimin themelor dhe të
sinqertë tek kjo forcë politike më shumë se tek çdo qeveri tjetër që ka qënë në
këtë tranzicion. Ekipi ministror i kësaj qeverie tregohet kompetent dhe njeh e
shfrytëzon detyrat që ka . Detyra e Qeverisë së Rilindjes është e madhe, pasi
kjo forcë e koalicionit të majtë politik duhet të rilindi edhe politikat
qeverisëse ndryshe nga ç’kanë qënë më parë. Ky mësim për Rilindje të mënyrave
qeverisëse duhet të gjejë aplikim në çdo rrotacion që të kryhet. Pra, kërkohet që çdo forcë, kur vjen në qeverisje
të vejë në funksion politika të reja qeverisëse duke u larguar nga politikat e
vjetra të deritanishme. Në këtë prizëm gjykimi hedh dritë vetë atmosfera e
gjithë politikës shqiptare në këto vite tranzicioni, që nuk kanë qënë të
kënaqshme. Kjo politikë është karakterizuar nga sensi negative i
konfliktualitetit shterp dhe zhurmues, që ka sjellë largimin nga veprimtaria
konkrete, e cila duhet të dominojë dhe që është e nevojës kohore dobipruese. Për
këtë, të bësh shtet, të jeshë i mobilizuar dhe të keshë qartësinë e pjekurinë e
duhur politike, kjo është meritë. Për të arritur këtë objektiv madhor është
edhe obligim qytetar sa patriotik, aq edhe atdhetar. Në këtë linjë tensioni
duhet të aktivizohet në unison e gjithë politika shqiptare. Për të arritur këtë
stad duhet emencipimi politik dhe azhurnimi ideor dhe kohor hap pas hapi, situatë
pas situate në dobi të vendit, duke kurorëzuar forcën rritëse ekonomike dhe në
kuptimin figurativ lulëzimin dhe qëndrueshmërinë e saj. Nëqoftëse nga Qeveria e
Rilindjes shihen shumë anë pozitive si mënyra më të mira qeverisëse, tek
opozita mbetet qëndrimi më negativ, sidomos kur i kundërvihet pozitës me një
fallsitet që nuk është aspak real, madje tepër i fryrë. Është kështu, se harron
, kur ka qënë vetë në pushtet. Ka qënë më e shthurur, nuk ka pasë programe dhe
objektiva cilësore zhvillimi për të
ndryshuar realitetin dhe për ta përmirësuar atë sadopak. Dihet, dhe, se gjithçka, është e qartë që opozita e sotme djathtiste ka
bërë ecje kuturru dje, kur ishte në qeverisjen e vendit. Për këtë, kjo ende nuk
e ka bërë analizën e duhur dhe të saktë të domethënies të rënies nga pushteti. .
me qëllim që të mësojë nga gabimet që ka
bërë. Kur këtë ta bëjë me sinqeritetin më të madh, jo me demagogji;atëherë i
lind e drejta që të kritikojë rrugët e gabuara, që ndjek Qeveria e Rilindjes
nëse kjo ka. Dhe kritika duhet të jetë bindëse dhe faktike për gabimet që i
konstaton pozitës. Ky reflektim i opozitës duhet të jetë tejet parimor i
shprehur me gjuhën bindëse të realitetit dhe jo të mbytet me retorika e
patetizma apolitike histerizmi që marrin nota qesharake përballë opinionit të
shëndosh publik. Megjithatë, sa cituar sipër, opozita mundohet ta kamuflojë
këtë natyrë cmirëzezë duke rrahur gjoksin, se po të ishte në qeverisje do ta
drejtonte më mirë vendin. Si e qysh dhe tek, kjo nuk e thotë se si do të
realizojë idetë që ka në kokë, kur këto ide mbeten të errëta. Kështu del, që e
gjitha kjo ngrehinë të jetë e ngritur prej rëre dhe një gjë e tillë dihet se
ç’fund ka. Nuk ka përfundim tjetër mendimi nga ç’shpreha në këtë gjykim për
opozitën. Tjetër në këtë shkrim, duhet ndalur edhe tek figura e lidershipit, që
duhet të jetë jo si udhëheqës i mbarsur me kult individi tepër primitive saqë
gjithçka në qeverisje t’i mbetet si aktivitet vetëm atij qofshin anë pozitive
apo negative qofshin. Qeveria është qeveri si një trup i vetëm. Kompozimi i
qeverisë është një, ku ka unitet mendimi e vprimi, kolegjialisht vendosen e
miratohen politikat më të mira zhvillimi e më të shpejta në arritje objektivi
për të cilin pretendohet të arrihet. . Minifrontet ministrore kanë secila objektivat e veta dhe sëbashku
këto krijojnë frontin e madh të punës së qeverisë. Pra, e kam fjalën tek
mendimi e veprimi i studiuar kolegjial. Jo mendimit e veprimit spontan dhe të
nxituar, sepse, dashje pa dashje, bie në gabime, që, pastaj, bëhesh objekt
qortimi edhe nga elektorati yt. Qeverisja është filozofi dhe është filozofi, kur
konkludon në kryerjen e veprave të dobishme për popullin tënd. Qeveria duhet
t’u largohet qëllimeve e veprimeve selektive dhe të mos bëhet objekt kritikash
e polemikash. Në këtë drejtim ajo duhet të qëndrojë shumë larg dhe shumë lart. E
mira është e mirë dhe e duan të gjithë. E keqja është e keqe dhe askush nuk e
do. Dhe këto dy koncepte duhen veçuar prerazi nga politikëbërja qeverisëse. Edhe
politikëbërja opozitare, që vihet në përdorim, kërkon konkludime sa më të sakta
për të qënë sa më efiçente dhe produktive gjithëpërfshirëse për të arritur në
zgjidhje të problematikave që ka jeta. Pozita duhet të dëgjojë opozitën, kur, kjo
bën vërejtje konstruktive dhe pa hile. Çdo qeveri duhet të qëndrojë larg
sektarizmit, sepse futja e saj në këtë guackë, është goditja më e fortë që i
bën vetes. Pas figurave historike të Skënderbeut e të Isamail Qemalit, vlerësuar
si majat më të ndritura të kombit, pritet të zejë vendin figura e tretë
historike e qeverisjes që do të jetë më e suksesshme. Qeveri perfekte nuk ka, ashtu
siç nuk ka udhëheqës perfekt. Këtu më tepër e kam fjalën për gjithë politikanët,
që kanë qënë në krye të vendit dhe janë larguar duke u sharë, duke u mallkuar, duke
u përbuzur nga populli.