E shtune, 27.04.2024, 08:59 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Thirrje nga shpirti!

E shtune, 29.11.2014, 06:59 PM


Thirrje nga shpirti!

Nga Florim Zeqa

Të nderuar miq, vllezër dhe motra, elektorat besnik i LDK-së !

Kësaj radhe po ju drejtohem me një shkrim pak më ndryshe se herave të tjera.

Ne veprimtarët e viteve të 90-ta, nuk e kemi të lehtë të pajtohemi me realitetin e pasluftës, e në veqanti të këtyre viteve të paspavarësisë. Ne, që nuk jemi mësuar t'i themi të zezës e bardhë, nuk mund t'i themi as sot, as nesër dhe asnjëherë.

Ju, që më njifni nga aktiviteti politik i viteve të 90-ta,  miq të nderuar mërgimtar dhe ju të tjerë që më njifni vetëm përmes shkrimeve, besoj se kini arritur mjaftueshëm të më kuptoni për angazhimin tim indirekt politik në shërbim të popullit dhe vendit të cilit i takoj.

Përkrahja ime e vazhdueshme ndaj LDK-së, nuk ka qenë përkrahje ndaj një lideri  të cakuar, nuk është sot dhe nuk do të jetë as në të ardhmën, sikurse që edhe kritikat nuk kanë të bëjnë kundër një individi të caktuar, por kundër një orjentimi të gabuar politik.

Pas shkuarjes në amshim të liderit historik, Ibrahim Rugova, LDK-ja nuk guxon të personifikohet me liderin partisë, për arsye se personaliteti i Rugovës është i pazavendësueshëm dhe i paarritshëm  së paku edhe për njëqind vjetët e ardhshme.

Kritikat e "buta" të ditëve të fundit ndaj LDK-së, nuk janë personale dhe nuk kanë të bëjnë me individ të caktuar, as për rrënimin e askujt, por me përmirësimin e imazhit të LDK-së, të vetmës shpresë për ndryshime pozitive në vendin tonë.

Ata, që më njofin mirë nga aktiviteti politik i viteve të 90-ta, viteve të krenarisë kombëtare, e dijnë se nuk jam njeri i posteve dhe privilegjeve,...po të isha i tillë do të rreshtohesha përkrah atyre që sot mbështesin koalicionin joparimor me PDK-në.

Partia e parë politike, dhe e vetme që kam përqafuar në jetën time është LDK-ja. Në kohën e antarësimit tim, për më tepër se një parti, ishte levizje gjithëpopullore për çlirim nga pushtuesi, parti shtetndërtuese dhe shtetformuese e shqiptarëve të Kosovës.

Nuk më pëlqen të flasë në vetën e parë, por këta rreshta i shkrova për t'më kuptuar më mirë dhe kjartë lexuesi, se jam vetëm një nga qindra mijëra zëra të tjerë, anëtar besnik të LDK-së, që ndihen të tradhëtuar me veprimet e fundit të kryesisë qendrore dhe Këshillit të Përgjithshëm të saj.

Veprimtarët e viteve të 90-ta, nuk janë shpirtëra të robëruar nga grupet e interesit, por janë shpirtëra të lirë, janë forca e rugovizmit që shprehë lirshëm pakënaqësinë e vet kundër atyre që deri dje kishin gojën plot akuza për vrasje politike, krim të organizuar e korrupsion, vjedhje, mashtrim në drejtim të rivalit politik, që deri dje thoshin, koalicioni me PDK-në është i pamundshëm dhe i papranueshëm, me një fjlalë thonin kurrë koalicion me ata që kanë kapë shtetin për fyti, ndërsa sot janë në përqafim me ta !

Diçka nuk është në rregull me LDK-në !

Lidershipi i LDK-së gjeti arsyetimin "për të mirën e vendit", mund të gjejnë me qindra arsyetime të tjera por asnjëra nga to nuk do të jetë bindëse për elektoratin rugovian dhe atë për shumë arsye.

Asnjëra nga premtimet elektorale të liderit të LDK-së nuk do të jenë të realizueshme në koalicion me PDK-në.

Jo vetëm që nuk do të luftohen krimi dhe korrupsioni, qeverisja e vendit do të mbetët e njëjtë. Premtimi i dhënë elektoratit rugovian për kthimin e flamurit dardan, transformimi i FSK-së në FARK dhe shumë premtime tjera do të jenë të paarritshme në bashkqeverisje me PDK-në, këtë e dinë mirë edhe vet lideri i LDK-së, për të cilat as që do ta ketë guximin të flas në të ardhmën si kryeministër i vendit.

Prandaj, për mbulimin e premtimeve dhe mashtrimin e radhës për elektoratin është gjetur sihariqi i radhës, "marrja e kalasë nga mbrenda", si zgjidhja më e mençur e momentit !

Deklarimet e tilla janë ë pamoralshme, të papërgjegjshme dhe të papjekura politikisht, mund të jenë vetëvrasje politike e LDK-së !

LDK, nuk është parti e konspiracioneve, parti e shantazheve dhe as e dhunës ndaj qytetarëve të vet.

Bashkëqeverisja me partinë e krimit të organizuar, korrupsionit, me uzurpatorët dhe dhunuesit e shtetit nuk bëhet në asnjë rrethanë për të mirën e qytetarëve dhe as të ardhmën e vendit, andaj të gjithë ata që thonë se kjo u bë për të mirën e vendit, s'janë gjë tjetër veq iluzionist, mashtrues dhe hipokrit, janë përfitues të situatave për pasurime dhe privilegje personale, janë njerëz pa moral dhe pa parime politike.

Në rrethanat e krijuara nuk ka shumë rendësi për PDK-në posti i kryeminstrit, sa ka rendësi pjesmarrja në qeverisjen e vendit, pasi në dorën e tyre do të mbetën prap digasterët kyqe të qeverisjes së vendit,...prap rregullat e lojës në qeverisjen e vendit do t'i caktojnë ata e jo kryeministri nga LDK-ja.

Emrat e shumtë të përfolur për krime dhe korrupsion do të mbetën prap të paprekshëm nga drejtësia. Një situatë e tillë LDK-së do t'ja ulë kredibilitetin. Nga një parti e shpresës për ndryshim, me koalicionin joparimor do të shëndrrohet në të kundërtën a saj, në parti të thyerjës së shpresave të qytetarëve.

Kjo nuk guxon t'i ndodhë LDK-së !

Rehatimi i një grupi të vogël njerëzish në qeveri, nuk do të prodhojë rehati dhe mirëqenje për gjithë qytetarët e vendit.

Juve që vendosët pa pëlqimin tonë, ju drejtohem me një thirrje vëllazërore nga thellësia e shpirtit; ndaluni sa s'është bërë vonë, kthejuni elektoratit, ndëgjojini zërin e tyre, zërin e arsyes qytetare,...lëreni postet dhe privilegjet e turpit me uzurpatorët e lirisë sonë.

Interesi i përbashkët është më i vlefshëm se çdo interes personal. Ktheni kokën prapa vetëm për një çast, shifni vuajtjet e popullit, mos ua vrisni ardhmërinë gjeneratave të reja, mos e lëni shtetin e ri bonjak pa të rinjë shqiptar,...se nesër mund të bëhet vonë !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora