Mendime
Nëngurra: Nëngurra - vendbanim pellazgo-iliro-dardan
E hene, 24.11.2014, 10:00 PM
NENGURRA (
Nga Selim M. Nengurra
Këto ditë
në
Ky lajm më gëzojë tejmase sepse isha njeriu i parë i lindun dhe i rritun në këtë fshat që që nga mosha ime shumë e vogël si femijë derisa rueja delet kodrinave të këti fshati vraja mendjen pse vallë janë këtä emna; GRADINË, POLLAQER dhe DRAGIQ.
Pra ende pa dit se çka do thotë TOPONIM apo MIKROTOPONIM unë mendoja se cila asht domethanja e këtyne toponimeve.
Shumë vite kam mendue ta zbulojë këtë dhe edhe kam mbledh material per gjithçka asht flit per fshatin tim ku më lindi nana, per Nengurren time të bukur. Diku që në vitin 1965 kur isha vetem 10 vjeçar dhe isha nxanës i shkollës fillore " HYSNI ZAJMI " në Vrellë pata vendos se herdokur do shkruej nji libër per fshatin tim. Vitet iknin dhe mue fati dhe varfnia më perplasen rrugve të ndryshme të ish Jugosllavisë, disa vite në Lublanë në Slloveni, disa në Shkofja Lloka poashtu në Slloveni , pastaj në Kranj ( Slloveni )dhe edhe në Split të Kroacisë që ma në fund per ti shpetue burgosjes së sigurt nga UDB-ja serbosllave të marr rrugën e migrimit dhe të perfundojë në Skandinavi së pari nji vit në Suedi e tash 25 vite në Norvegji.
Pasi lexova librin e Akademik Mark Krasniqi " LUGU I BARANIT " nji libër të mrekullueshem monografik per disa fshatna të Lugut të Baranit në vitin 2007 mu kujtue deshira, gadi edhe betimi im se herdokur do shkruej liber per fshatin tim. I inspiruem nga libri i Prof. Mark Krasniqi tue e marr librin e ti si model u ula dhe ja fillova me shkrue.
Në fillim më kaplojë nji panik, mu kujtue se të gjitha ato materiale që i kisha mbledhë unë që nga viti 1964 e deri sa dola në Skandinavi në vitin 1989 tashma bashk me shtëpinë time atje në Nengurrë i kishte djeg zjarri i luftës në Kosovë. U dëshprova dhe gadi me vaj në buzë e lash shkrimin. Mirpo perqudi diçka e paspjegueshme ndodhi me mu. Nji ditë derisa shikoja ato pak faqe që veq i kisha shkrue dhe mendja më shkoj ti fshij , papritmas mu hap nji dritë po sikur dritë në terrin e tunelit dhe mu mu kujtue gjithçka kisha mbledh dikur, pothuej në detaje bash gjithçka. Fillova shkrimin dhe per disa javë e bana librin gadi të cilin së pari e shikoj dhe e redaktoj pak poetja shqiptare që jeton në Gjermani zonja Alma Papamihali e pastaj ja dergova mikut të feminisë time shkrimtarit nga fshati Vrellë e Istogut z. Muharrem Blakaj dhe me punën e madhe dhe vetmohuese të z. Muharrem në pranveren e vitit 2009 doli nga shtypi libri im i parë
" NENGURRA E ISTOGUT " Monografi per fshatin Lubozhdë.
Pata ba nji promovim per këtë liber dhe mjerishtë disa bashkfshatar të mi të cilet nuk më njofin sa duhet paten llomotitë marrina si; po kur u ba djali i fukaresë me shkrue libër? Si u ba rojtari i Postës shkrimtar? Libër po shkruen gjithkush sot etj, etj maskarallaqe , mirpo pasi e kishin lexue shumica e tyne heshten e vetem njeni më kerkojë falje publikisht pse se ai ka besue se unë di me shkrue libër kaq të mirë.
Ky libër u botue pa nji histori të dhimbshme të këti fshati , pa historinë e familjes PALUSHI e cila nuk pranoj konvertimin në Islam dhe e pësoj keq nga vëllaznit e sajë bashkfshatar që tashma kishin pranue fenë islame. Unë e dija këtë ngjarje, por nuk kisha referenca që ti perdor si fusnota andaj nuk e pershkrova. Kjo u ba shkak fatlum sepse vetem disa muje pas botimit ndegjohet per librin tim dhe më paraqiten shumë pasardhësa të familjes Palushi të cilet tash jetojnë në Klinë dhe fshatrat per rreth. Vendosa ta ribotoj librin shkrova edhe historinë e familjes Palushi dhe kur papritmas ndegjojë se komshiu im Sefedin Nezir Kadaj derisa ka mih nji kanal per ujësjellsin e ti ka has në enë bronxi dhe bakri dhe ka has në disa kafka njerzish dhe pjesë të skeleteve të njeriut. Pata shkue në vitin 2013 dhe pata folë me z. Sefedin, pash vet ato skelete aty dhe këtë e futa në librin që u ribotue në maj 2014. Per zbulimin në pronen e z. Sefedin Kadaj pronë kjo në anen juglindore të Pollaqerit intelektuali i fshatit dhe kusherini i Sefedinit z. Skender Rexhep Kadaj lajmron institutin arkeologjik dhe ministrinë e Kluturës në Prishtinë dhe ata per fat dergojnë nji grup ekspertesh dhe falë kësaj ai vend vehet nën kontroll me qellimin se nji ditë do bahen hulumtime arkeologjike aty.
Unë
gjithmonë kam pas besimin se Lubozhda apo si po i thonë tash disa Nengurra
patjeter duhet të jet vendbanim i lashtë mbi 15.000 - 30.000 vjet.Besimin tim e
kam pas per faktin se në mes të fshatit ka nji burim i madh uji nga i cili
gjithmonë fshati ka pas jeten sepse me ujin e ti ka ujit me mija hektar të
tokës së vet dhe edhe e ka perdor per pije. Rreth e qark ati burimi që
fshataret i
Lart mbi
fshat asht nji koder e madhe dhe bukur e naltë që quhet GRADINË ndersa ana
lindore nga Kroni quhet POLLAQER ndersa nga larg tue fillue që nga fshati Dragë
që tash asht komune e Serbisë ka nji
prrue gjigant që quhet prroni i DRAGIQIT.
Në maje të kodres së Gradinës
serbet që ishin kolon te fshatit gjatë viteve të sundimit të
Jugosllavisë
Para se me ribotue unë librin pata shkrue dy shkrime per mikrotoponimet dhe toponimet e Lubozhdës të cilat i pata botue në ZSH dhe në revistadrini.com dhe në ato shkrime pata spjegue toponimet Gradinë, Dragiq dhe Pollaqer dhe në ato shkrime paten reague disa mjeran të cilet do i permend me emna këtu perjashtue njenin që do perdori vetem inicialet per emnin e mbiemnin e ti. Pra ishin shpirtshitunit te terri islamik Halit Elshani, Ismet Hasani dhe Isa Mulaj që më kundershtuen dhe më akuzuen se po flas dokrra se jo vetem Lubozhda , por të gjitha ato fshatna gjithmonë kan qen me popullsi muslimane e Isa Mulaj shkoj edhe deri aty sa mohoj të ket pas shqiptar fare në ato fshatra të rrethines së Istogut, tha se shqiptarët aty jan kolon të ardhun nga Shqipnia. Ndersa S. K. nuk pat ba komente te shkrimet e mia, por në disa vende tjera me perbuzje më perfol se unë qenkam djali i Mustafës prej Pollaqeri dhe se sikur tisha dikushi nuk kisha lind në Pollaqer ku pergjat sundimit komunist të Jugosllavisë ajo hapsinë u pat mbush me magjup dhe rom. Pra kyfar biçim gazetari ( S. K.) si shpiertzi që asht pa pas fare njohuni per Pollaqerin vetem pse ka dit se aty ka pas disa shtepi magjup dhe nja tri rome me cinizem e me perbuzje flet per Pollaqerin dhe per mu që jam lind aty dhe jam rrit aty.
Ndersa tash pasi arkeologet kan fillue me germime dhe aty kan gjetë vendbanim të lasht Pellazgo-Iliro-Dardan dhe këtë fakt e dhan si njoftim edhe TV-të e Kosovës unë po ndihem krenar per veten time , per mendimet e studimet e mia amatere të cilat ja tash po dalin të sakta dhe per to po ka fakte.
Unë
mendojë se toponimi Gradinë asht shendrrue nga shqipja KËSHTJELLË ( QYTETËZ apo
Qytet ) në Grad të sllavishte në kohnat
shumë të vona pasi ata
Toponimi
Dragiq, apo prroni i Dragiqit poashtu asht sllavizue nga kolonet sllav nga
togfjalshi i shqipës, Prroni i Dragoit.
Edhe vet emni i lokalitetit DRAGË që tash asht ne teritorin e Serbisë
padyshim se vjen nga emni Drague i gjuhes shqipe. Gjyshja ime Hyla kur ka vdek
në vitin 1963 ka pas mbi 100 vjet jetë , dhe ajo e edhe vëllai i saj Shaban
Çetina , pastaj bariu i fshatit Ramush Sadri Osaj tregojshin se kan ndegjue se
dikur nga gryka ku fillon Prroni i Dragiqit e deri në Dragë të masbjeshkve (
pra qytetëza Draga në Serbi ) ka pas kuqedra me të cilat kan lufue Dragoit e
shumtë të këtyne bjeshkve. Pra nese këta pleq të fshatit atëhere thoshin se
Zbulimet e tashme në Pollaqer të Lubozhdës vertetojnë këto supozime të mijat të cilat supozime i kam ba si teori dhe i mbrojë po të jetë nevoja para secilit kundershtar apo mendimi tjeterfare.
Këto
zbulime tashma njihere e mirë jau mbyllin gojën llapaqenve që me cinizem e
shpirtngushtësi, xhelozi dhe injorancë islamike