Regjistrimi i mërgimtarëve në
diasporë
Ne do të insistojmë
që ky regjistrim të mbahet në harmoni me ligjet e Republikës së Kosovës.
Nga Ramiz DËRMAKU
Këshilltari
politik në Ministrinë e Diasporës pra në Qeverinë e Kosovës, Xhevdet Sfarça,
thotë se në bazë të regjistrimit të fundit, pavarësisht që ato shifra ende nuk
janë publikuar, del se 1/3 e popullsisë së Kosovës jeton jashtë vendit dhe
bëhet fjalë për largimin e tyre këto dy-tri dekadat e fundit.Regjistrimi i
popullsisë në Mërgim –diaspoprë ka filluar ky proces do të zhvillohet ne tërë
Diasporën , mirëpo, shtrohet pyetja si do të regjistrohet mërgata jonë.
Regjistrimi në mërgatën tonë ka filluar..,mërgimtarët tanë janë të preokupuar
me gjendjen momentale sa i përket regjistrimit të tyre. Ata për çdo ditë dhe në
çdo bisedë me shokë e bashkëatdhetar pyesin njëri tjetrin se ku do të
regjistrohemi ne ?, si do të
regjisrohemi.., çka kërkohet prej dokumenteve ?, etj. A do të hapë Shteti -
Qeveria e Kosovës, vende ( fjalën e kemi së paku në disa qytete në Gjermani,
Mynhen, Frankfurt, Berlin. A do të organizojë ministria e
diasporës e Qeveria e Republikës së Kosovës
hapjen e zyreve për tu regjistruar mërgimtarët apo ai të bëhët përmes mjeteve elektronike. Si dhe ku do të
regjistrohen mërgimtarët tanë të cilët akoma nuk posedojnë dokumente (
pasaportë të shtetit të Kosovës, nuk kanë as letërnjohtim ), kanë nga një
pasaportë jo valide të ish. R .Serbisë. A kanë të drejtë regjistrimi
mërgimtarët tanë që posedojnë pasaportat gjermane ?, zviceriane, etj, r Regjistrimi
përmes internetit është I mirë por një pjesë
e madhe e mërgimtarëve tanë nuk e kanë të instaluar internetin. Shumë e
shumë pyetje tjera të cilat ju sillen vërdallë në mendjet e tyre[D1] .“Nëse
flasim për diasporën në dekadat e fundit që kanë dalë nga Kosova për shkaqe
politike dhe ekonomike, numri i tyre
llogaritet përafërsisht një shifër prej 700-00, duke marrë parasysh edhe
regjistrimin e fundit të popullsisë, se mund të jenë diku rreth 700 – 800 mijë,
apo një e treta e popullsisë së Kosovës jetojnë në dioasporë”. Shifra prej 700
mijë e pas viteve ‘90, nuk përmban numrin e ish-banorëve të Kosovës, por të
cilët ende konsiderohen si diasporë kosovare që jeton kryesisht në Turqi dhe
Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Numri i kësaj diaspore është shumë më i madh,
thotë zëdhënësi Sfarça. Regjistrimi[D2]
i popullsisë si në Kosovë, por edhe ky i mërgimtarëve tanë në diasporë
është një proces i domosdoshëm të cilin[D3]
duhet ta kryej çdo qytetarë dhe kryen shtet, i cili dëshiron të dij
numërin e saktë të banorëve, dhe njiherit të planifikoj politika afatgjata. Ne
në diasporë akoma nuk posedojmë informacione të cilat do t'na informonin drejtë
e saktë ,Mërgimtarët pyesin..,?! ku duhet të regjistrohemi, ç'farë
dokumentacioni na duhet për tu regjistruar, etj etj. Procesi i regjistrimit të
diasporës, duhet të jetë në funksion të rreguallave dhe ligjeve e të cilat u
mundësojnë mërgimtarëve në diasporë një
regjistrim të lirë, pa dhunë e pa presion. Qëllimi kresor i këtij regjistrimi
është; që të mësojmë për numrin e vërtetë të popullsisë, rezultatet
përfundimtare duhet të jenë të sakta dhe të kryhen ne mënyrë të rregulltë dhe
qdo herë duke përdor metodat demokratike. Enti Statistikor i Kosovës thotë:
" Se deri më tani kemi bërë përgatitje të mjaftueshme teknike që regjistrimin e popullsisë edhe në diasporë ta kryejmë me sukses.
(Mirëpo, prapë ne i pyesim Ministrinë e Republikës së Kosovës-ministrinë e
Diasporës z.Ibrahim Makolli? , ku do të regjistrohemi ne.. , mërgimtarët?). Procesi
i regjistrimit nuk ka karakter politik. xNe do të insistojmë që ky regjistrim
të mbahet në harmoni me ligjet e Republikës së Kosovës dhe konform rregullave
tona dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
P.S.
Mbesim në shpresë se kjo thirrje do ti zgjon nga gjumi.., organet kompetente
për regjistrimin e mërgimtarëve tanë.