Mendime
Saimir Lolja: Në Ballkanin e shkuar apo...
E diele, 23.11.2014, 10:03 PM
Në Ballkanin e shkuar apo në
Europën e ardhshme?
Nga Saimir Lolja
Një arkitekturë europiane shkakton ndjenja europiane dhe projekti i deritanishëm i faltores myslimane nuk shkon në drejtimin europian. Të jesh pjesë e qytetërimit europian nuk do të thotë të "hysh në BE" me letra, vetëm dhe vetëm për disa politikanë që kanë vite që kanë "hy në BE". Ato që janë votuar si përfaqësues të popullit shqiptar i shërbejnë me vendimet e tyre vetëm përparimit dhe bashkimit shqiptar.
Projekti
i deritanishëm i Xhamisë së Madhe në kryeqytet (dhuratë nga qeveria e shkuar),
e kthen Tiranën në një “Stamboll të vockël”, si në Stamboll, si në Tiranë do
jetë e njëjta pamje. Dhe Turqia me shumë entuziazëm do e investojë një ndërtim
të tillë. Zgjidhje për faltoren myslimane është ndërtimi sipas një
arkitekture të ngjashme me atë në
Me një faltore myslimane të stilit europian, shqiptarët dhe jo-shqiptarët do i përfytyrojnë shqiptarët si pjesë e Europës Juglindore, pjesë e Europës. Me një xhami të stilit të vendeve të lindjes, shqiptarët dhe jo-shqiptarët do i përfytyrojnë shqiptarët si pjesë e Ballkanit, zgjatimit anadollak në Europë, të ardhur nga vendet arabe dhe që nuk e meritojnë qytetërimin dhe shërbimin europian. Tradita e besimit mysliman shqiptar ka veçantitë e tij edhe arkitekturore në gjithë mozaikun e këtij besimi. Kjo gjë nevojitet të shprehet edhe me ndërtimin e kësaj faltoreje. Një model që të mos jetë kopje e xhamive të tjera, por që ka simbolikën e duhur dhe nuk përçon mesazhe kundrathënëse.
Faltoret fetare janë qendra shpirtërore ku një njeri me vullnet të lirë mund të gjejë paqe, respekt dhe lehtësim. Projekti i tanishëm nuk pasqyron modelin shqiptar europian për të ardhmen. Përparimi dhe bashkimi shqiptar nuk arrihet me ndërtimin prej grekëve të katedrales ortodokse dhe prej turqëve osmanë të xhamisë në Tiranë. Atë që osmanët nuk e bënë me forcën e armëve, duket sikur po e riprovojnë me anën e ideve emocionale. Kjo përputhet me shprehjen e Viktor Hygosë (1802-1885) se: "Një popull mund t'i bëjë ballë pushtimit ushtarak, por nuk mund t'i bëjë ballë pushtimit prej ideve".