E diele, 28.04.2024, 05:25 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Shqiptarët, të ndarë në fatkeqësi!

E marte, 02.12.2014, 08:26 PM


Shqiptarët unik në festa, të ndarë në fatkeqësi!

A janë festat kombëtare pasqyrë reale e unitetit të shqiptarëve në diasporë ?

Nga Florim Zeqa

Përderisa uniteti i shqiptarëve me rastin e festave kombëtare mahnitë botën përëndimore, indiferenca në raste fatkeqësie jo vetëm që befason, krijon konfuzion tek opnioni vendor dhe ndërkombëtar; janë apo s'janë këta shqiptarët e festave dhe ahengjëve, që përmbushin sallat dhe palestrat sportive,...për të kaluar më pas në faqet e gazetave, portaleve dhe televizioneve me imazhet e festimeve të gjata e të pambarim !

Kremtimi i ditëve të festave kombëtare krijon emocione të veqanta të bashkatdhetarët; gjithçka merrë ngjyrën kuq e zi, duke filluar nga veshjet kombëtare, flamujt dhe pankartat e panumërta.

Kësaj radhe, në 102 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, mozaikut të shumë simboleve kombëtare ju bashkangjitë edhe "AUTHOTOKTONOUS"-i, i "promovuar" ditë më parë në kryeqytetin e shtetit serb në Beograd.

Njëri nga dy personazhet e kësaj pankarte gjigante, Isa Boletini, tani e 10 vite nuk po mund prehet i qetë në tokën dardane, eshtrat e tij po vazhdojnë të levizin nga një institut në tjetrin, nga xhami në tjetrën, derisa politikajt shqiptar t'i realizojnë prioritetet tjera, siq janë akomodimi në majat e pushtetit apo rënja dakord me autoritetet serbosllave (marrja e lejës) për riatdhesimin e eshtrave te heroit kombëtar në vendlindjen e tij në Boletin.

Shqiptarët pothuajse në çdo përvjetor të pavarësisë së shtetit shqiptar, në një ditë të vetme arrijnë të bëjnë mrekullinë e "bashkimin kombëtar"...mirëpo çdo gjë përfundon me kaq!

Ne kur dijmë kaq bukur të organizohemi në ditë feste, duhet të jemi të gatshëm të jemi pranë njëri-tjetrit edhe në momentet e rënda, qofshin ato fatkeqësi me prejardhje natyrore apo njerëzore.

Nuk është shumë e largët dita (16 shtator 2014), kur në Regjionin Mrarche (Fermo-Itali), ndodhi ngjarja tragjike e vrasjës së dy bashkombasve tonë, dy  shqiptarëve nga Kosova (Nexhmedin Mustafa dhe Valdet Avdyli), nga punëdhësi i tyre (Gianluca Ciferi).

Për ironi, asnjë shoqatë, klub apo organizatë shqiptare që vepron në Itali, përveç asaj në Fermo (Skanderbeg) dhe Arbëreshëve të Italisë, nuk e pa të udhës të protestoj apo reagojë ndaj këtij rasti makabër në Marche, të gjithë të tjerët heshtën, thuajse të rinjët shqiptar nuk ishin gjaku ynë !

Kur të gjithë ishim në pritje të drejtësisë italiane për rastin në fjalë, befasisht nga autoritetët italiane dhe mediat e këtij vendi u përhap lajmi për "vetëvrasjen" e kriminelit Ciferi në burg !

Pas mbylljes së rastit në këtë menyrë, ka mbetur i hapur gjahu ndaj shqiptarëve. Ne, që harruam kaq shpejtë këtë rast makabër, nesër secili prej nesh mund të jemi viktima të ndonjë dore tjetër kriminale, ngase heshtja stimulon "drejtësinë" dhe favorizon kriminelët, të cilëve nuk u mjafton djersa e jonë !

Nexhmedini dhe Valdeti, ishin të njëjtë siq jemi të gjithë ne, punëtor krahu, siq janë me qindra, ndoshta edhe mijëra mërgimtar të tjerë të larguar nga puna pa ju paguar djersa e tyre...urojmë dhe shpresojmë të jetë ky, rasti i parë dhe i fundit tragjik i kësaj natyre në këtë shtet.

Mirëpo mbetën të pakuptimta dhe përplotë hipokrizi thirrjet e disa veprimtarëve për bashkim kombëtar, kur në të njëjtën kohë heshtet një ngjarje kaq tronditëse !

Përndryshe, në të gjitha tubimet festive për 28 nëtorin në Itali, ishte dashtë të mbahej nga një minut heshtje në shenjë përkujtimi të vllëzërve tonë, Nexhmedin Mustafa dhe Valdet Avdyli, të vrarë nga dora e zezë kriminale...mbase ky do të ishte një satisfaksion i fuqishëm moral dhe shpirtëror për familjet e tyre,...në anën tjetër do të ishte kjo një tërheqje e vrejtjës autoriteteve italiane për një trajtim më njerëzor ndaj emigrantëve.

Cilit do nacionalitet t'i ndodhte një gjë e tillë, të mënjëherëshme do të ishin protestat dhe veprimet tjera solidarizuese me familjet e viktimave. Ne ata i lamë vetëm, i injoruam, së fundi edhe i harruam, sikur të mos ishin pjesë e jona.

Heshtja dhe indiferenca jonë kombëtare ndaj këtij rasti e tregon më së miri katandisjen dhe largimin nga vlerat humanitare, solidariteti dhe traditat fisnike të popullit tonë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora