Mendime
Nëngurra: Shqiptarët të mbrojnë Prokuroren Bamieh
E marte, 02.12.2014, 08:35 PM
APEL QË SHQIPTARËT TA GJEJNË
MËNYREN
Nga Selim M. Nengurra
Mjerisht neve si popull asnjihere se kemi nuhat rastin e dobishem per të perfitue diçka si popull, asnjihere se kemi shfrytzue momentin me tregue se dim me vlersue vlerat e tjerve , asnjihere se kemi tregue veten mirnjohës dhe falemnderues, mjerisht neve gjithmonë kemi shti vesht në lesh si thot fjala e popullit dhe rastet per me perfitue, rastet per me nderue, per me vlersue na ikin para hundeve.
Kam
percjell ma se dy muj që kur per herë të parë ndegjova në lajmet e
Zonja Maria Bamieh si askush para saj doli pa ju dridh qeriku i synit dhe bani me gisht në drejtim te shefit të saj , te kolegve të saj dhe ju tha ; ju jeni të korruptuem, ju keni marr mito e dhurata nga njerzit që hetoheshin, ju keni mshef dosjet dhe keni asgjasue ato, ju keni ndihmue lulzimin e krimit në Kosovë dhe per këtë ate e suspenduen nga puna.
Tash matrapazve me diploma juristi të EULEX-it nuk ju mjafojë vetem suspendimi nga puna e zonjës Maria Bamieh, ata permes njerzve dhe rrjetit të tyne mafioz vendor të Kosovës dhe ate nderkombëtar e kerrcnojnë këte zonjë edhe me jetën fakte këto që kjo i tha vet në KTV kur ishte musafire e Adriatik Kelemndit dhe kur u ballafaque me at matrapazin e prokurorisë së EULEX-it me mbiemnin FLORIT ( ja kam harrue emnin ).
Tash shqiptar të gjithë ju kudo jeni dhe kudo jetoni a mendoni se po bajm mirë pse neve e neglizhojmë rastin dhe nuk mendojmë se po ta perkrahim publikisht dhe masovikisht zonjën Maria Bamieh neve do ndihmojmë në radhë të parë vetveten dhe Atdheun tonë, e tek pastaj do ndihmojm zonjen Bamieh.
Unë këtu
baj apel që të organizohemi në nji mënyrë ose nji tjeter dhe të gjithë bashk,
pra të gjithë ata shqiptar që e dojnë Atdheun dhe dojnë me pas ligje e drejtësi
dhe edhe siguri në Atdheun ton Kosovën e shkretë që të tubohemi dhe të shkojm
me nji protest kundershtuese kunder prokurorve të tillë si ai FLORIT e edhe
kunder hajnave, matrapazve e kriminelve të Kosovës që bashkpunojnë ngusht me
prokuror nderkombëtar kriminel poashtu si ky FLORIT-i si dhe të perkrahim
zonjën e madhe , miken e shqiptarve dhe
të Kosovës Maria Bamieh. Mendojë se asht e udhes që sa ma parë me ba dy tubime
nji në Gjenevë para selisë së OKB-së aty dhe nji në Bruksell para selisë së
EU-së dhe me njoftue opinionin se Prokurorja Maria Bamieh e ka perkrahjen e
populit shqiptar të Kosovës sepse populli i saj ka nevojë per njerez të tillë
profesionist që vejn rend e qetsi dhe formojnë institucione legjore e jo asi si
ai hajni e matrapazi Florit.
Zonjën Maria Bamieh e kam ba mike para tri kater ditve në Facebook dhe unë se di anglishten, por i kam shkrue shqip dhe e kam pergëzue per guximin intelektual e profesional që ka tregue dhe ajo si duket kuptoj pak shqipen time dhe më kishte shkrue anglishtë, se ka ba vetem punën e vet per çka asht dergue në Kosovë dhe në fund më shkrou shqip:...... i du shumë shqiptarët, e due Kosovën dhe Zoti ju bekoftë juve. Këto fjalë mi nxoren lotët dhe u ndjeva keq sepse thash , kjo ka ba dhe panderpre perpiqet me ba diçka per neve si popull e per Kosoven tonë, por çka po bajm na per këtë grue që ka rrezikue edhe jeten e vetë per neve?!!!
O shqiptar , neve kemi mbledh ndihma per me pague avokat per ti mbrojtë kriminelet e luftës në Kosovë ( spo permend emna se dihen ata ) dhe edhe tash mbildhen para me perkrah matrapazin e pshtjellaqin e inkriminuem në krime e shumë afera tjera Milaim Zeken ndersa sna shkon mendja me e ba sado pak nji perkrahje per zonjen Maria Bamieh a po jua merr mendja se jemi në rregull neve?! Jo nuk jemi asht pergjigjëja ime. Andaj ejani e të bajm diçka ta perkrahim dhe ta mbeshtesim këtë guximtare këtë mike të Kosovës.
Shpresojë se ky shkrim imi do ju zgjoj nga gjumi dhe do ju zgjon ndjenjat e jueja të zbehta per veprime të duhuna , ne kohë të duhun dhe vend të duhun.