Mendime
Tefik Selimi: Portreti i Zejnepe Alili – Rexhepi
E marte, 02.12.2014, 07:30 PM
Portreti i Zejnepe
Alili – Rexhepi
Poetja që e hijeshoi “kuvendin” letrar të “Vjeshtës letrare...” në Gjilan...
Nga Tefik Selimi
Nuk ka ma
bukur se femra ta hijeshojë “kuvendin” letrar e kulturor “Vjeshta letrare e
Gjilanit”. Ky manifestim kulturor është i shtati me radhë, i cili “projekt”
është organizuar në sallëne KK të Gjilanit, vend ky shumë tërheqës dhe joshës
për krijuesit. Vërtetë, Gjilani, sot pati një festë kulturore, e cila iu
kushtua poetes dhe studjueses tetovare, Zejnepe Alili-Rexhepi. Kjo është një
poete e studjuese e madhe e artit dhe dijeve të tjera të letërsisë. Ajo, kësaj
here erdhi si e para për ta hijeshuar këtë “kuvend” të artit letrar, që, kësaj
here, vepra e saj letrare i tuboi shumë krijues nga mese të ndryshme shqiptare,
nga Tetova, Bujanoci, Prishtina, Presheva e vende te të tjera. Zejnepe Alili –
Rexhepi u gjend në këtë “kuvend”, i cili ia “krijoi”ambientin për të
bashkëbiseduar e vështruar veprimtarinë e saj letrare në përgjithësi. Pra, ky
ishte miku më i shtrenjë i njeriut, libri, i cili i afroi tok krijuesit e
ndryshëm të trevave shqipe. Këtu, në “kuvendin” e Vjeshtës letrare në Gjilan,
nuk pati asnjë “bllok”, asnjë parti, por ishin këta krijues të artit, si një,
pjesëmarrës pa ngjyrime politike, të cilët ishin ardhur të bashkëbisedojnë për
veprat e tyre letrare. Por, këtë “kuvend” të “Vjeshtës letrare...” e hijeshoi
edhe organizatori i Ars Club “Beqir Musliu”, të cilin e udhëhoqi mjaft bukur, kryetari, Sabit
Rrustetmi, poet gjilanas. Në fillim të këtij manifestimi kulturor u deklamua
një poezi e autores Zejnepe A. Rexhepi, e cila poezi i “rrëmbeu” etshëm zemrat
e artdashësve prezentë. Pse jo? Ishi këto vargje sa intime, po aq të dhimbshme,
të cilat e “rrumbullakësuan” portretin e krijueses dhe studjueses tetovare,
Zejnepe Alili – Rexhepi. Fillimisht, fjalën e parë e mori Sadete Tërnava,
krijuese nga Gjilani, e cila tha se, duke i shijuar vargjet e poetës Zejnepe
Alili-Rexhepi, të cilat po përcjellen me tingujt e kitares, ato po na kthejnë
harresën në kujtim të një kohe, e cila na bën ta ndjejmë fort fuqinë e artit,
që po na trazon dhe kuptojmë se po e shpalos arkën e kujtesës së gruas. Ajo
(Sadetja) më tepër u ndalë tek biografia e Zejnepe A. Rexhepit, e cila tha se,
kjo poete e studjuese tetovare, lindet më
1973 në Tetovë. Ka studjuar Gjuhë e letërsi shqipe në Fakultetin filologji në Universitetin “Shën
Kirili dhe Metodi” në Shkup. Punoi në
Gjimnazin e Tetoves, mandej në vitin 2007 filloi punën si ligjëruese në
Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Fakultetin Filologjik në Tetovë.
Në vitin 2008 ka mbrojtur temën e magjistraturës me temë: “Figura e gruas në
veprën e Sterjo Spasses”. Një vit më vonë, ajo ka mbrojtur temën e doktoraturës
me temë: “Karakteri i personazhit të gruas në veprën e Migjeni dhe Gustav
Floberit”, ku me sukses të lartë ka
mbrojtur disertacini në fjalë. Ajo me shkrime është marrë në moshë fare
të re. Ka botuar poezi, ese, udhëpërshkrime, vështrime letrare, të cilat i ka
botuar në gazetat e revista, si janë: “Flaka e vëllazërimit” “Fakti”,
“Nacional”, “Tribuna shkencore”,”Drita”, “Jehona”,” Shqiptarja”, Studime
albanologjike”, “Metafora”,”Bota sot” etj. Shih për këtë, ajo është nderuar më
shumë shpërblime për poezi e gjini të tjera letrare. Është fituese e disa çmime
për poezi. Ajo si poete e merituar, është përfshirë edhe në disa antologji, si
janë: Antologjia e poezisë (Flaka e vëllazërimit), Shkup, 1995; Bibliografia e
letërsisë shqiptare për të rritur në Maqedoni (1953-1957) Tetovë, 1998;
Antologji e lirikës së dashurisë – “Poetët shqiptarë”, Tetovë, 2001; “Nektari i
shpirtit shqiptar”,- (Antologji poetike për Çamërinë, Tiranë, 2007); “Poezia -
art i fjalës” (Antologji e poezisë shqipe) “Ditët e Naimit”, Shkup, 2008 dhe në disa antologji të tjera. Ndërsa,
studjuesja me emër nga Prishtina, dr. Myrvete Dreshaj –Baliu, në studimin e
saj: “Studimet letrare të Zejnepe Alili Rexhepit”, por tjerash, ka shtuar se,
po mundohem të flas për të njëtën gjini, pra për femrën krijuese e studjuese, e
cila, në jetën tonë letrare ka bër emër me veprat e saja poetike e studimore.
“Profesoresha Zejnepe A. Rexhepi, me punën dhe angazhimin e saj e ka përmbysur
këtë “rregull” tradicionale, dhe ajo më tepër e ka studjuar gruan në veprat
artistike te disa shkrimtarë shqiptarë. Prandaj, në studimet e saja monografike
e shkencore, si janë: “Figura e gruas në veprën e Sterjo Spasses”, autorja
tetovare ndalet tek romanet: “Afërdita”, “Afërdita përsëri në fshat” dhe romani
“Zgjimi”, vepra këto mjaft interesante për studim. Ajo shton se, “Gruaja në
këtë vepër pritje të gëzimit. Pikëllimin e ka mundur me mallin
peng, për të ardhur dashuria në kuptimin sa më real të saj. Zejnepja prodhon
dashuri, kjo e bën poezinë më të afërt për lexuesit, e cila do shtresë qoftë ai
element i botës së brendshme, ku shpalos etninë ëndërruese nëpër kohë të
ndryshme, kurse fatet i kanë edhe veçantitë e tyre. Këto fate shpalosen bukur
në arkën kujtesë të femrës sonë”. N. Rexha shtoi edhe këtë se, “autorja në
tërësi të këtij vëllimi poetik rrezaton me tendencë të shumimit të dashurisë.
Kjo edhe arrihet me fjalën e zgjedhur dhe figuracionin e goditur artitik.
Poezia e saj ka melodi, gjallërim dhe ajo jep shpresën për të ngazëllyer ditën që vjen. Pra, ajo
“krijon” projekt duke kultivuar dashurinë për të gjitha kohët”. Në fund të
këtij manifestimi letrar, fjalën e mori autorja, Zejnepe Alili – Rexhepi, e
cila tha se, sot jam tejet e gëzuar dhe e nderuar. “E kam pak vështirë të flas,
sepse, folësit për veprën time më lartësuan, më bën diçka që s’po i besoj vetës,
por ja këto janë emocione dhe le të jenë ashtu. Unë sot jam e nderuar në këtë
vend të kuvendit letrar, ky vend që e ka rrumbullakësuar portretin tim krijues.
Është hera e parë që vij këtu në Gjilan, falë organizatorit të këtij
Manifestimi kulturor, z. Sabit Rrustemit, poet, i cili më afroi dhe më njohu me
kata njerëz e këta krijues të shumtë e ndershëm.
Pamje nga manifestimi kulturor Vjeshta letrare e Gjilanit