E diele, 28.04.2024, 05:09 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Në pritje të "zanzibarit" të radhës

E hene, 08.12.2014, 08:18 PM


Qeverisja PDK-LDK 2, në pritje të "zanzibarit" të radhës!

Nga Florim Zeqa

Do të ishte e paimagjinueshme për secilin vend të rajonit apo më gjërë, t'i kaloj gjasht muaj bllokadë politike pa asnjë lloj proteste popullore, pa më të voglen përpjekje për ndryshim të gjendjes kaotike.

Këtij populli, që nuk i mjaftuan shtatë vjet keqeverisje dhe gjashtë muaj ngërç (bllokadë) politike për  këndellje nga agonia dhe përgjumosja e e thellë,...kam dronë se mund t'i ndodhë edhe më keq, ngase ky nuk është fundi !

Të pafuqishëm dhe të pavlerë mbetën zërat kundërshtues të dhjetëra e qindra analistëve, gazetarëve dhe politikanëve për këta gjasht muaj.

Heshtja e gjatë e këtij populli të krijon përshtypjen sikur të gjithë janë pajtuar me katandisjen,...ikja masive e mijëra të rinjëve dhe qindra familjeve shqiptare  këtyre ditëve të fundit e vërteton gjendjen e mjerë të krijuar në vendin tonë!

Tani e tutje përveq varfërimit e shkatërrimit të mëtejmë ekonomik të vendit, do kemi denigrim akoma më të thellë të institucioneve dhe shkaterrim të mëtejmë  funksionalitetit te Kosoves si shtet.

Me bashkqeverisje të matrapazëve politik, të atyre që e lulëzuan krimin dhe korrupsionin, do të kemi zhvatje të mëtutjeshme të pasurive shtetërore, vjedhje, mashtrime, poshtërime,...varfërim, izolim, denigrim moral që do rrisin numrin e shpërngulje të reja të popullatës nga Kosova.

Qeveria e re nuk është ndryshimi, është vetëm vazhdim i denigrimit të metutjeshem të institucioneve, servilitetit dhe imoraliteti politik.

Kjo qeverisje e re nuk po vjenë si rezultat i demokratizim, por si rezultat ngulfatjes  së shtetit të Kosovës nga matrapazët politik, tradhtarët dhe kriminelet e të gjitha llojeve !

Në një qeveri kusarësh politik në asnjë rrethanë nuk mund të ketë vend për njerëzit e ndershëm, veprimtarët dhe aktivistët e devotshëm që ideal kanë interesat dhe mirëqenjën e popullit të tyre,...aty mund të akomodohen vetëm sahanlëpirësit dhe puthadorët e pushteteve.

Nuk e di a ka turp më të madhë se sa tradhëtimi i votës së marrë me premtim; se nuk do të bashkqeverisin me të keqen, me betimin se nuk do të shkelin mbi gjakun e të vrarëve pas shpine, të qindra aktivistëve dhe veprimtarëve pse ishin ushtar besnik të LDK-së dhe Ibrahim Rugovës.

Ky niveli në të cilin ka rënë LDK-ja, shkaku i interesave personale të një grupi të vogël njerëzish,...LDK-në e sotme e ka bërë të mos jetë as surrogat i LDK-së së dikurshme, ashtu sikurse që as lideri aktual  Isa Mustafa të mos e paraqet identitetin e  liderit të saj !

Megjithatë, mbetët të shpresojmë të jetë kjo rrokullisja e fundit e LDK-së drejtë humnerës,...pjesë e errët dhe rrënues të vendit janë drejtuesit aktual, këta uzurpatorët e frymës rugoviane, bllokuesit e proceseve demokratike...e jo elektorati besnik i saj.

Askush nuk e ka pritur një "demokratizim" të tillë, madje as pesimistët më të mëdhenjë nuk kanë pritur që LDK-ja mund të bëhet pjesë e rrënimit të vendit, kapjës dhe ngulfatjës së shtetit.

Askush nuk e ka pritur që kjo klasë (e dobët)  politike do të ngritën në piedestal me ndihmën e krereve te LDK-se, ashtu sikurse që nuk është pritur ngritja e këtyre të fundit ne piedestal horrat e horrorat politik, thënë shkurt me një fjalë nuk është besuar se LDK-ja do të bëhet pjesë e rrënimit të këtij vendi,...kjo është e pafalshme për partinë shtetformuese dhe shtetndërtuese!

Është hera e dytë që LDK-ja po bie në një "shtrat" me armikun numër një në politikë. Ashtu si herën e parë që doli e lagur, kësaj radhe do të dali edhe më e lagur dhe më e përbaltur se sa herën e kaluar.

Hashim Thaçi do te jatë ai që do të dikton të gjitha zhvillimet në këtë koalicion, në dorën e tij do të jetë edhe jetëgjatësia e kësaj qeverisje,...këta që janë futur në koalicion për interesa personale do ta bartin vetëm "këmbanën" e  turpit deri në "zanzibarin" e radhës !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora