Hapja selektive e dosjeve, një manovër politike e Edi Ramës
Nga Sejdi Peka
Ishte
mjaft për t’u çuditur, që kohët e fundit Edi Rama hodhi një tollumbace në erë
“do të hapim dosjet”, si për të coroditur opinonin në rrugën pa krye ku po e
zhytë vëndin në një qeverisje e mbrapsht, të një shteti policorë, pa shëmbull tjetër
vetëm në Korenë e Veriut. Shqipëria ka marrë një rrokullisje ekonomike dhe të
sigurisë publike, të frikshme. E
turpëshme dhe e marrë një qeverisje e tillë, kurë edhe fëmijët arrestohën së
bashku më prindërit e tyre se nuk kan mundësi të paguajnë dritat. Duke
parë një vajzë 5 vjeqare të arrestuar nga policia, me të vërtetë ishte një
pamje e tmerrshme anologe me vitin 1945. E kam publikuar edhe më parë në
shkrimet e mia se në moshën 2 vjeqare kam provuar burgun e diktaturës komuniste
së bashku me nënën time të mjerë. Edhe sot nëna ime në një pleqëri të avancuar,
kurë kujton atë kohë të vështirë, ndjehet shumë keq. Në atë kohë xhelatët
komunistë Fadil Hoxha, Ethem Gjinushi etj, kërkonin që të zbulonin se ku
vepronte ceta nacionaliste e Uk Sadik Xherxhevikut, e Muharrem Bajraktarit, në
formacionet e së cilës ishte bashkuar edhe Babaj im. -Por si shkruan Gazeta
“Rilindja” e Kosovës e vitit 1994 sipas dëshmitarve okularë“e bija e Muhadrëve
të Vlahnës në moshën 21 vjeqare edhe pse e torturuar duke e kërcënuar se do t’i
vrisnin djalin 2 vjecarë edhe burrin në male, nuk pranoj të fliste. Ajo ja u
përplasi në fytyrë xhelatve komunistë. Ju jeni trima me gratë dhe fëmijët, por
me burrin tim nuk mundeni, se ai u qëndisë lulen e ballit. Edhe në majë të
lisit do të rriti djalin tim. Gratë e juaja i bëni partizane. Unë jam bijë prej
fisi, jam e shoqja e Iljaz Pekës. ( Shih Gazeta “Rilindja” e Kosovës, Sami
Ferizi dt. 22 Maj 1994). Dhe e ndjejë dhimbjën e asaj gruaje të mjerë të
arrestuar nga policia e Sajmir Tahirit, thellë në shpirtin tim. Eshte mjaft për
t’u cuditur gjithashtu se Edi Rama, Sajmir Tahiri e co. nuk duan të kuptojnë se
duke vepruar kundër ligjit, përbëjnë krim shtetërorë të dënueshëm dhe i bën
përgjegjës përpara ligjit në të arthmen sikur edhe në vrimën e miut të futën. Paratë ose shpirtin, ulurinë sot i sëmuri
psiqik i Partisë Socialiste njësoj si Enver Hoxha në vitin 1946. Në burg ai që
nuk ka të paguaj dritat, në burg ai që punsohet në të zezë, në burg ai që ka
një biznes të vogël dhe nuk mundet që të paguaj taksat. Shqipëria burg, ky
është lajtmotimivi i kësaj qeverie. Po zbrazet Shqipëria nga populli i sajë. Po ikin dhe po ikin njerzit si nga
një tokë e mallkuar me sytë nga deti. Shqipëria antare e NATO-os, është sot
shqetsim për vëndet tjera të Europës Demokratike, për emigrantët e pa ligjëshëm.
Shqipëria rrezikon seriozisht kthimin e regjimit të vizave, cfar do të ishte
shumë hapa prapa në rrugën e vështirë të demokracisë. Kështu qeveriste edhe
diktatori Hoxha, me mjete të terrorit. Ashtu
“si duken bathët”, kjo qeveri nuk e ka të gjatë. Protesta massive e 22 Nëndorit
“ja cofi morrat Edi Ramës”si thotë populli. Ka mbetur “si ujku në thekër” në
një rrugë pa krye. I pritur kudo me protesta, Edi Rama pa shëmbull tjetër në
botë, në pak më shumë se 1 vit qeverisje, është në konflikt te hapur me popullin shqiptar. Në konflikt se
vëndi po shkon drejt një varfërie ekstreme. Në përpjekje për t’u hedhur hi syve
shqiptarve, duke ju tëthequr vëmendjën, tani nxori idenë e “hapjes së
dosjeve”të ish sigurimit komunist. Atë që Gjermania e ka bërë që me rënjën e
Murit të Berlinit në vitin 1989, që Rumania e ka bërë në vitin 2005, neve po
e fillojmë tani. !Jemi vëndi i vetëm në të gjithë lindjën ish komuniste që
dosjet e ish sigurimit komunist nuk janë hapur. Përsëri jemi vëndi “fanari në
brigjet e Adriatikut” që nuk bëjmë atë që bën Europa, por kërkojmë që Europa të marrë shëmbullin
tonë. Prandaj kemi mbetur këtu ku jemi. Në Europë dhe jashtë Europës. Demokracia
është një sistem të cilin populli shqiptarë e ka patur ëndërr shekullore. Qindra
e mijra njerëz janë sakrifikuar në emër të lirisë dhe demokracisë, për një
Shqipëri europiane dhe demokratike. Demokracia ka rregullat e sajë të
patjetërsueshme, të detyruara për zbatim nga vëndet që aspirojnë për demokraci,
në rastin konkret për Shqipërinë. Sigurisht që nuk do të ketë as hapje të
dosjeve dhe as lustracion. Edi Rama ashtu si gjarpëri po përpiqet që të fshehë
këmbët, të fshehë të kaluarën kriminale të Partisë Socialiste si trashëgimtare
e drejtëpërdrejtë e Partisë Komuniste, në një trathëti kombëtare duke bërë
hapjën selective të dosjeve. Si mundet që të happen dosjet e ish sigurimit
komunist nga Partia Socialiste kurë numuri dy i sajë është ish Ministri i
Sigurimit komunist dhe ka shpërbërë komisionin qeveritarë “për gjetjën e
varreve të të 4500 të pushkaturave”nga regjimi komunist. Nga ana tjetër Partia
Socialiste akoma nuk është distancuar publikisht nga e kaluara e sajë kriminale
kundër popullit në diktaturën komuniste. Akoma deri sot, diktatori Enver Hoxha
është dy herë Hero i popullit dhe po e përjetësojnë diktatorin me muze “dhe me
valvitjën e portreteve në të katër anët e Shqipërisë. Po sjell ndërmend një ngjarje të
ndodhur në fillimin e shekullit të shkuar në vitin 1910, kurë forcat kryengritëse shqiptare kundër
sundimit turk të udhëhequra nga Hasan
Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri etj. , kishin hyrë triumfalisht në Shkup.
Perandoria turke ishte tronditur dhe asnjëher më afër populli shqiptarë nuk
kishte pavarsinë kombëtare në tërsinë e një Shqipërie etnike. Por kryengritësit
shqiptarë dhe disa nga drejtuesit e kryengritjes nuk ishin të çartë në kërkesat
e tyre përballë kançelarive Europiane. Njëri prej tyre kërkonte “Sulltan
Hamitin”. Një kërkesë që shkaktoj habi në Europën e asaj kohe. Sulltan Hamiti
kishte rënë nga froni, ishte burgosur dhe vet Turqia ishte në përpjekjet e sajë
të reformave dhe të shpërbërjes së Perandorisë. Kërkesa e shqiptarve ishte në
kundërshtim me rrjedhën e ngjarjeve por edhe te interesave kombëtare. Dhe me të
vertetë, Europa në atë kohë duke parë marrëzinë e kërkesave të shqiptarve që në
vënd që të kërkonin pavarsinë e Shqipërisë nga Turqia po kërkonin marrëzinë e
tyre, urdhërojë tërheqjën e menjëhershmë të forcave kryengritëse nga Shkupi. Shqipëria
humbi rastin më unikal në udhëkryqin e historisë. Në vitet e stuhishme të
“Lidhjes së Prizrenit”të vitit 1878, Avdyl Frashëri, njeri nga udhëheqsit
kryesorë të Lidhjes, një politikan i
spikatur që po kuptonte së Shqipëria ishte në udhë kryq të historisë, shkruante në atë kohë se “kam frikë të madhe
shumë se populli shqiptarë do të jetë popull i pa fat”. Personalisht jam përsëri shumë skeptic se
në rrugën e vështirë të demokracisë nuk ecet me dy standarte;nga njera anë
bëjmë sikur e duam Europën, nga ana
tjetër jemi te kapur nga nostalgjia për enverizmin dhe regjimin komunist. Dhe
çfar po bëjmë ne shqiptarët?Po “rilindim”një lider si Edi Ramën që është i zoti
të gënjejë Amerikën, Zotin dhe
Europën!Është një handicap i madh, një marrëzi e papërsëritshme, që shqiptyarët zgjodhën Edi Ramën të udhëheqë
Shqipërinë në rrugën e vështirë të demokracisë, një njeri pa ide të
funksionimit të shtetit dhe aq më pak të funksionimit të demokracisë. Në
analogji me ngjarjet e vitit 1910, ne shqiptarët duhet të lëshojmë thirrjën
“largojeni Edi Ramën”, fatkeqësinë e Shqipërisë!. Demokracia nuk mundet të
funksionojë me dy standarte ashtu siç mendojnë t’u hedhin hi syve kançelarive
të Europës të bijtë e kriminelve të diktaturës komuniste me në krye Edi Ramën
që kan uzurpuar sot demokracinë në Shqipëri. Përsëri dosjet e ish regjimit
komunist nuk do të hapen. Kjo është hipokrizi. Edi Rama nuk e “ka me përnjëmend”daljet publike,
duke kërkuar “hapjën e dosjeve”në mënyrë selective dhe se ne fakt hapja e
këtyre dosjeve nuk ka për qëllim dënimin e kriminelve të diktaturës”. Por
Asambleja Parlamentare e KE përse ka kërkuar në mënyrë taksative “dënimin e
krimeve të komunizmit”. ? “Shkurt e trup si thonë kosovarët “Edi Rama po bën
përpjekje që të mbulojë me natë krimet e komunizmit me një kapak floriri, që
kriminelët komunistë si Babaj i tijë Kristaqi, të mbetën të pa ndëshkuar për krimet e
tyre kundër popullit. Jemi vëndi i vetëm
në Europën ish komuniste që nuk kemi zbatuar dhe as implementuar Rezolutat e
Asamblesë Parlamentare të KE “për dënimin e krimeve të komunizmit”. Në
rezolutën nr. 1481e 25 Janarit 2006, Asambleja Parlamentare e KE, ka vendosur
në ekuivalencë si regjimin fashist dhe regjimin komunist si dy regjimet më
kriminale të shekullit të shkuar. Si i persekutuar politik i diktaturës
kumuniste mendoj se jam në të drejtën time që të luftoj sa të jem gjallë
“kolerën e komunizmit”, një sëmundje që ju imponua kombit tim nga forcat e
jashtme, konkretisht nga lindja sllavo bolshevike. Nga ana tjetër kam të
drejtën morale se asnjë ditë dhe asnjë minute nuk i kam shërbyer partisë
kumuniste që ishte truri i sistemit shtypës dhe sigurimit të shtetit që ishte
instrumenti i kësaj partie dhe që zbatonte vendimet politike kriminale kundër
popullit. Mundet të deklaroj që isha shum fatkeq që linda atëher kur murtaja
ugurzezë po vinte nga Uralet, dhe po
zëvendësonte një sistem kriminal si fashizmi, me një sistem që zgjati më tepër në kohë dhe
shkaktoj vuajtje, tmerr, varfëri, mjerim dhe miljona viktima të pafajshme në
mbarë botën, komunizmin. E kam pirë kupën me helm të këtij rregjimi barbar deri
në fund. Ëndërra jonë që na mbajti gjallë ishte se demokracia dhe liria do të ishin afër. Vonoj shum. Por kjo shpresë,
besimi tek zoti dhe demokracia, bëri atë që të mbetemi njerëz, na dha kurajo që
edhe persekutorët tanë të çuditeshin me forcën dhe besimin tone.
Nuk është
ndonjë gjë shum interesante të njihet, por kam bërë me dhjetra shkrime në vitet
e Shqipërisë postkomuniste për domosdoshmërinë e dënimeve të krimeve të
komunizmit. Kur kam qenë djalë i ri mendoja se pas rënjës së komunizmit mijra
dhe mijra volume librash do të shkruheshin për atë kohë fatzezë. Por ja se
paskam qenë i gabuar. Lugati komunist po endet nëpër Europë dhe në Shqipëri
duke u bërë rrezik real kundër demokracisë. Një gjysmë shekulli ishte kaq shum
për ne shqiptarët, humbje kohe, që
mbetëm vendi më i varfër i Europës. Komunizmi hodhi rrënjë që nuk po shkulen
dhe ne nuk po e kuptojmë të keqen e madhe. Politika shqiptare është e sëmurë. Është
e sëmurë dhe e infektuar nga virusi komunist. Mjeku që duhet të shërojë duhet
të jetë i vendosur. Nuk është një operacion i pa njohur më pare. Vendet e tjera
ish komuniste po i shërojnë me sukses plagët dhe kan hyrë në familjen Europiane. Për
ne “kapërcimi i ylberit”po mbetet si ëndrra e fëmijve të vegjël. Dhe neve po
kërkojmë Edi Ramën si në fillim shekullin e shkuar, kurë shqiptarët në vënd që të kërkonin
Shqipërinë, kërkonin Sulltan Hamitin.
Hapja
selektive e dosjeve ashtu si po na e servir me hi syve Edi Rama, është një
veprim mjaft i gabuar dhe me kosto të lartë për demokracinë në Shqipëri. Duke
hapur vetëm një pjesë të dosjeve vetëm për një kategori të caktuar njerzish në
administratën publike don të thotë që e verteta e krimeve të komunizmit
asnjëher mos të njihet dhe nga ana tjetër dosjet e ish sigurimit do të përdoren
nga politika përsëri si mjet presioni kundër njerzve. Shqipëria duhet të
pastrohet nga e kaluara dhe duhet të marrë fund loja me spiunë dhe akuzat e
ndërsjellta kundër njerzve, Nga ana tjetër Shqipëria nuk mundet të mbetet duke
hapur dosje sa here bëhën zgjedhje për ata që pretendojnë të zgjidhen. Dosjet
duhen hapur që nga Kryetari i shtetit deri tek qytetari më i thjeshtë. Kam patur rastin të lexoj librin e shkrimtarit,
nobelistit disident Aleksandër Solchenicin “Arqipelagu Gulak”. Në qindra
episode, autori tregon veprimtarinë kriminale të KKB sovjetike, por në asnjë
rast nuk kam lexuar se një bashkpuntor i
ish sigurimit sovjetik nuk paska dëmtuar njeri në këtë veprimtari. Dosjet nuk
duhet të marrin si qëllim diskreditimin e njerzve që “paskan bashkpunuar me ish
sigurimin”. Përkundrazi ato duhet të shërbejnë që presioni i ish sigurimsave
mbi viktimat e tyre të marrë fund. Ata që i shërbyen këtij formacioni kriminal
në kushtet e dhunës dhe terrorit të çlirohen njëher e përgjithmonë nga ankthi i
frikës se ish sigurimsat do t’ë bëjnë publik emrat e tyre. Nga ana tjetër
demokracisë i duhen njerëz të kualifikuar për drejtimin e institucioneve
demokratike dhe apsolutisht pa të kaluar kriminale. Formacionet kriminale të
ish sigurimit mbetën të pa prekura në elitën e partisë socialiste dhe kudo për
arsye se sa herë që Partia Demokratike ka dërguar në Parlament “ligjin e
lustarcionit”Partia Socialiste ka marrë ulurimën kundër hapjes së dosjeve. Ish
sigurimsat të ulur këmbëkryq në
administratën shtetërore organizuan dhe realizuan revolucionin Bolshevik të
vitit 1997. Falangat e dëshpruara që kishin humbur pushtetin rrëmbyen urat e
zjarrit dhe i vune flakën Shqipërisë. Në këtë kontekst, PD nuk mundet t’i
shmanget përgjegjësisë përpara popullit shqiptar që nuk ishte e vëmendshme për
të neutralizuar në kohë veprimet e ish sigurimit. Përsëri elitat e vjetra dhe
me eksperiencë të ish sigurimit komunist, përmbysen demokracinë në gjedhjet
farsë të 23 Qeshorit që sollën në pushtet të bijtë e ish kriminelve të
diktaturës komuniste me në krye Edi Ramën.
Hapja e
dosjeve duhet të ketë për qëllim dekomunistizimin e Shqipërisë. Gjermania ka
kryer me sukses dy reforma të rendësishme, denazifikimin dhe dekomunistizimin e
shoqërisë gjermane. Prandaj ka arritur standartet e larta të demokracisë. Deri
në vitin 1964, Gjermania ka arrestuar dhe nxjerrë përpara gjygjit 86000 ish
bashkpuntor të Gestapos dhe të tjerë kriminel të fashizmit. Ka hapur dosjet e
STASIT, ish sigurimit komunist dhe asnjë bashkpuntor i tijë nuk ka të drejtë të
punojë në administratën shtetërore dhe të jetë as edhe një trajner i një
skuadre futbolli. Atje është e ndaluar propaganda fashiste dhe “Main Kampf”i
Hitlerit, ashtu sikundër Amerika ka nxjerrë jasht ligjit Partinë Komuniste. Ne
shqiptarët qenkemi “më të zgjuar!Duke arsyetuar sipas organizimit të strukures
kriminale të ish sigurimit se Partia ishte truri i këtij instrumenti shtypës
arrijmë në konkluzionin e Xherxhinskit të “babajt”të ish sigurimit sovjetik se
; “çdo komunist është një çekist”. Nuk është më e turpshme për një ish
bashkpuntor të sigurimit ilegal, se sa
për një ish komunist bashkpuntor legal i ish sigurimit që i shërbyen diktaturës.
Në këtë këndvështrim komunisti ishte rekrutuar me dëshirën e tijë, ndërkohë
bashkpuntori ilegal ishte rekrutuar në shumicën apsolute të rasteve me metoda
të dhunshme. Në këtë kontekst neve për çdo ditë po dëgjojmë publikisht deri
edhe deputet të Parlamentit shqiptarë se “jan krenar për Baballarët e tyre që kan qenë komunistë”. Krahasuar me
Gjermaninë që e konsiderojnë njësoj të turpshme si t’i keshë shërbyer fashizmit
dhe komunizmit, ne kaq larg jemi në konceptin e kuptimit të vlerave të
demokracisë. E majta ish komuniste që manipuloj dhe mori pushtetin me anën e
mashtrimit dhe blerjës së votës në zgjedhjet farsë të 23 Qeshorit, nuk ka
ndryshuar në konceptin e sajë Bolshevik të sundimit të popullit. Opozita në
Shqipëri e traumatizuar nga humbja e thellë në zgjedhjet e 23 Qeshorit, më
duket se akoma nuk po e kupton se populli shqiptarë në një kohë kaq të shkurtër
të qeverisjes së mbrapshtë të së majtës ish komuniste me në krye një skizofren
si Edi Ramën, është i gatshëm të ngrihet dhe se elektorati shqiptarë ka
ndryshuar për të ndryshuar këtë qeverisje që po e përkeqson çdo ditë jetën e
shqiptarve dhe të arthmen europiane të Shqipërisë. Dhe Partia Demokratike në
kushtet e këtijë realiteti, nuk mundet të mbetet në bishtin e elektoratit të
sajë. Ky dimër duhet të jetë dimri i vetmisë së madhe për Edi Ramën. Sa më parë
të largohet, aq më mirë do t’i bëhët Shqipërisë dhe demokracisë.