E shtune, 20.07.2024, 10:55 PM (GMT+1)

Mendime

Kim Berisha: Shpend Ahmet Anti-Krishti

E merkure, 17.12.2014, 09:49 PM


Shpend Ahmet Anti-Krishti, po ia tregon vendin Jezu Krishtit.

Nga Kimete Berisha

Sivjet, për herë të parë, Prishtina nuk i pret Krishtlindjet me drita, Krishti le të vjen nëpër terr në dasht me ardh, se edhe ashtu Krishti s'ka nevojë për dritat tona, se Dritë është vet, edhe plus që Krishti qind për qind nuk kthehet në këtë ferr, prej të cilit po ikim ne.

Shpend Ahmeti, që para se të bëhej Kryetar i Prishtinës, jetoi në një tavan të improvizuar, dhe posa u bë Kryetar u bë edhe Anti-Krisht, kur u bë Anti-Krisht, filloi të jetoj si milioner, në një shtëpi të madhe, në një lagje pasanikësh.

Qafa ju ka ba sa lisi.

Që jeton si mbret, mirë ja bën, por që dashurohet në vetëveten deri në këtë shkallë sa që e nënçmon me mish e me shpirt Festën kryesore të krishterëve, e injoron me thellësinë e shpirtit Krishtlindjen, kjo e tregon prepotencën dhe pafuqinë e tij.

Krishtlindja u festua edhe në luftërat botërore, u zbukuruan llogoret, o ti!

Njeriu normal nuk shtin kry' me Krishtin, që mbi të gjitha vdiq i ri, dhe ishte figurë e pashme mashkullore!

Sytë si oqean!

Nëse Shpend Ahmet Anti-Krishti është në shërbim të naj pseudo-djalli, punë për të, por edhe djallëzitë bëhen me një perde, pak si tinëz, e jo ashiqare, halli i Shpendit shtyhet me Krishtin, të cilin e trajton si rival, si Isa Mustafën, me lu' me dokumenta të tij, si me leksikone amvisesh!

Sivjet do ta presim 'ardhjen e Shpendit' në vend të Jezu Krishtit.

Kryetari i Prishtinës besoj se nuk është ateist, por është një Anti-Krisht i ri, i cili duke angazhuar djem e vajza për fushatë interneti kundër Krishtit, e ka krijuar përfytyrimin, se rreth tij janë tubuar ekstremistët radikal kundër një grushti krishterësh.

A po don ky me ba luftë fetare, e çka është puna e tij s'di, veç be po i bëj se në të ardhmen veç n'lyp-të vota n'Kabul se sa për në Prishtinë le ta fshinë!

I trashë je ti për Krishtin.



(Vota: 8 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora