E shtune, 27.04.2024, 11:52 PM (GMT+1)

Mendime

Fazli Maloku: Qeveria e Isa Mustafës...

E enjte, 11.12.2014, 09:29 PM


QEVERIA E ISA MUSTAFËS, DO TUA KTHEJE APO DO TI VARROSE SHPRESAT QYTETARËVE TË KOSOVËS?!

Nga Fazli Maloku

Nëntëdhjetë vjet më parë, rapsodi popullor përmes vargjeve të këngës së tij, për mrekulli artikulonte brengat e popullit për fatin e popullit shqiptar dhe të Shqipërisë, në të cilën e kishin katandisur politikajt mjeranë e shpirtshitur:

"Haj medet po ban mileti,

na u kanë çart beglertë mes veti,

Ahmet Zogu e Bajram Begu"

Tani, pas formimit të Qeverisë Thaçi-Isa Mustafa, rapsodi popullor përsëri ia thot këngës:

" Haj medet po ban mileti,

na u ban bashk hajnat mes veti,

Hashim Thaçi e Isa Begu - (Mustafa)"

Në të dyja rastet, për fatin tonë të keq, apo më mirë të shprehem, për hilet tona gjegjësisht për krerët politikë të pa ndërgjegjëshëm, të pamoralshëm, karieristë e hajdutë, serilë e puthadorë, në të gjitha trojet shqiptare kemi një gjendje kaosi e të pa shpresë, ku dominon krimi i organizuar, korrupsioni, hajnia dhe amullia politike!

Tërë këto ditë,  si mjetet elektronike edhe ato të shkruara u stërmbushën me kritika, lavdrime, mburrje...varësisht kush i plasonte dhe me çfarë qëllimi në adresë të Qeverisë së Re. Profesor Ahmet Qiriqi, në një shkrim auditorial tek Radio Kosova e Lirë pos tjerash shkruante:

"Për 15 vjet kastat politike të vendit nuk arritën të demonstrojnë para zgjedhësve as kulturën elementare të sjelljes dhe veprimeve të matura, të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme politike, në dobi të popullit e të vendit. Mashtrimi, hipokrizia, tradhëtia dhe mungesa e moralit janë veçoritë themelore që karakterizojnë shumicën e politikanëve tanë, kudo në trojet etnike,në Tiranë, Prishtinë e në Shkup". Por, si është e mundur të na ndodhi kjo fatkeqësi për gjithë këto vite?! Në shkrimin e profesor Qiriqit nuk gjeta përgjigje. Nga kurreshtja ime për të mësuar më shumëpër këtë të keqe që po na ndjek me vite, një ditë takova një plak ulur në një stole, në sheshin Nëna Terezë dhe nga pamja e tij hijerënd e me dy palë mustaqe, plot krenari e pyeta: Si po na ndodh me këta politikanët tanë që po na dalin si farë dreqi, ai shkurt mu përgjigj: "Pasha besën fajet janë tonat. Për derisa në krye të vendit qesim KOQERRZAK e jo KOQEDASH, kështu do ta kemi gjendjen"! Eu, ma kujtoj edhe një thënje të Adhetarit të shquar-Bedri Pejanit, i cili në vitet 1912-13, kur fati i Shqipërisë të jetë apo të varrosej përgjithmonë ishte më në zgrips se kurr më parë, shkruante:" Tani në këto kohë tepër të vështira për shqiptarët dhe Shqipërinë, më shumë se kurrë i duhet për Kryetar shteti një KARATHI, i cili e ka dijen, energjinë dhe guximin ti dal zot vatanit". Të gjitha këto shprehje tani po thuaj të harruara! Pastaj profesor Qiriqi vazhdon me analizën e tij për mua shumë përmbajtësore:

" Si do të ndihen sot pakurrizorët e LDK-së: Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Alma Lama, Ismet Beqiri, Adem Salihaj e veçanërisht Donika Gërvalla, të cilët në akuzat e tyre disavjeçare, duke përdorur fjalët më të ndyta që mund ti pjell mendja e njeriut në drejtim të Thaçit e bashkëpunëtorëve të tij: "kriminelë lufte", "hajdutë", "vrasës gjatë luftës e pas luftës..." Por ja që tani Isa Mustafa u bë hisedar me ta, menjëherë ka ndërru mendje, bile jo më larg se ditën e dytë të zgjedhjes kryeministër, iu kërcënua deputetit të vet z. Armend Zemaj, "se për akuzat që i bëri në adresë të Thaçit me shokë, do të ket punë me prokurori"!!

Kësi soj të njerëzve si Isa pati edhe në kohën e Nolit të Madh, ai iu këndoi:

"Dhe Feridi faqe ndërron,

Dje shante sot lavdëron,

Frynë bulçitë e trumbeton,

Që katrani zbardhëllon."

Por mos të harrojmë se Isa Mustafa disa herë deri tani ka "sakrifikuar" për hirë të Kosovës. Sipas profesor Qiriqit, sakrificat e tija ishin: Diferencoi studentë e profesorë, në vitin 1981, ka qenë pjesë e strukturave kriminale antishqiptare të kohës së Rrahman Morinës dhe Sllobodan Millosheviqit, për të mirë të Kosovës ka zhvatur Trepërqindëshin, po për këto hire ka qeverisur Komunën e Prishtinës, ku korrupsioni kishte arritur majën e Ajsbergut".

Për fatin tonë të keq për gjithë këtë gjendje të keqe që ka sot shoqëria kosovare një "ndihmë" të madhe na afroi edhe faktori ndërkombëtar përmes strukturave të tija të cilat veprojnë në Kosovë që nga pas lufta e deri me sot. Po ti kthehemi pak mbrapa historisë dhe ti bëjmë një analizë se si Kanë epruar strukturat e Kombeve të Bashkuara edhe në vende të tjera, tek ne fillimisht Unmiku e tani Euleksi apo "Euleshi"(siq e quan Behxhet Shala) krimi dhe korrupsioni nuk janë luftuar, përkundrazi janë stimuluar. Për ta shkatërruar edhe atë pak ekonomi të zhvilluar që e kishte Kosova pas lufte, për mes privatizimit u realizu hapi i parë dhe funksional i kriminalizimit të shoqërisë sonë. Nga këtu polli logjika se nga fuqia e parasë varet edehe fuqia e pushtetit.

Përfundimisht, në një vend ku trafikohet dija e shëndeti, zor  është të paramendohet se do të ndalet trashja e së keqes. Me këtë qeverisje të re, për veq hajnave dhe kriminelëve nuk pret kush ditë më të mira në këtë vend. Për këtë gjendje që kemi të gjithë jemi fajtorë, kush më shumë e kush më pak. Në kohën e tij Robert Kenedi i sygjeronte popullit të tij:

" Çdo qytetar amerikan duhet të punojë, kontribojë që të ndërrohet veshja politike , e cila nuk realizon apo përmbush aspiratat kombëtare të popullit amerikan".

Po sa kontribuam ne që mos ta kemi këtë veshje politike që e kemi sot?!



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora