Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Stema e Maqedonisë...
E diele, 21.12.2014, 06:43 PM
Stema e Maqedonisë: Peshku në det, tigani në zjarr
Shqiponja dhe luani, do ta bënin stemën më atraktive në botë
dhe leksion për shtetet multietnike
Nga Reshat Nexhipi
Peshku, në këtë rast, është emri i këtij shteti, epilogu i të cilit, edhe pse kaluan 20 e ca vjet, akoma nuk dihet, kurse tigani është stema, e cila, po caktohet për shtetin me emër diskutabil dhe që nuk dihet si do quhet. Pra, pa u ditur emri final i një shteti, nuk mund të caktohet stema e tij. Kjo, sa i takon proverbës, gjegjësisht
titullit të këti shkrimi.Të kalojmë tani te nëntitulli, që është edhe thelbi i temës. Luanin e gjejmë në stema të ndryshme dhe në periudha të ndryshme të disa shteteve, por më tepër, siç po thuhet, në atë të shtetit bullgar? Sidoqoftë, fakti që idea në fjalë, ka dalë nga partia maqedonase në pushtet, pa konsultuar sa duhet, mos them fare, subjektin shqiptar, tregon haptazi qëllimin e një veprimi të të tillë, me stemë, pa asnjë element lidhur me shqiptarët, stër
gjyshët e të cilëve janë autoktonë të këtij nënqielli dhe të Ballkanit nëpërgjithësi.
Prandaj, vendosja e shqiponjës pranë luanit, duhet të jetë mburje dhe krenari për bashkëvendasit tanë maqedonas, sepse, veç tjerash, një stemë e tillë, me dy kafshë më të bukura dhe më të fuqishme nga çdo kafshë tjetër, shqiponja në qiell, luani në tokë, jo vetëm që do të ishte simbol më atraktiv nga çdo stemë tjetër në botë dhe leksion për shtetet multietnike, por, ajo që është më thelbësore, do stabilizonin dhe përforconin shtetin, sepse vetëm ashtu shqiptarët do ta ndjenin edhe si të vet dhe do ta mbronin nga rreziku që po i kanoset dita ditës nga fqinjët e saj, njëri prej të cilëve nuk e pra
non emrin, i dyti gjuhën, i treti kishën që, shkurt e qartë, do të tho
të, mohim komplet i etnitetit të kombit maqedonas.
Kjo, që, sapo thashë, më solli ndërmend përallën lidhur me lua
nin dhe shqiponjën që kishin pronën e tyre të përbashkët dhe të cilën, vazhdimisht e rrezikonin dhelpra, ujku dhe ariu. Mirëpo, shqiponja largpamëse, përcillte me kujdes nga qielli çdo rrezik
që i kanosej pronës në fjalë, prandaj dhe luani nuk shqetsohej fa
re, hante, pinte, bënte sefallëk që, çke me të. Atij, aqë tepër iu rit mendja sa që filloi të sillet sikur prona ishte vetëm e tij, gjë që so
lli prishjen e marrëdhënieve me shqiponjën. Armiqt, shfrytëzuan këtë rast,ia zaptuan pronën dhe e ndanë midis tyre, duke i lënë një pjesë të konsiderueshme edhe shqiponjës, në shenjë falenderimi që nuk përkrahu luanin i cili mbeti me gisht në gojë-thuhet në përa
llën, të cilën e kam lexuar kahmoti, prandaj dhe, ndoshta, nuk e përshkruava dot si duhet.