E hene, 07.10.2024, 07:38 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kombi ka nevojë për atdhedashuri!

E hene, 22.12.2014, 09:18 PM


Kombi ka nevojë për atdhedashuri!

Nga Fahri Xharra

Kur vete njeriu, i lirë e i vetëm, larg atdheut, viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo të harrosh Shqipërinë, por të mos të vejë tek ajo aq dendur mendja.

“Abdullah Klinaku i Partisë së Drejtësisë ka paralajmëruar realizimin e agjendave fetare në Qeverinë Mustafa. Ai në një shënim në Facebook ka thënë se PD përmes Ministrisë së Mjedisit do t’ua lehtësoj jetën qytetarëve të Kosovës, e veçanërisht muslimanëve.”(Blic)

Ç’janë Tyrqitë? – Një komp i egërë t’ardhmë nga shkretëtirat e Asisë së veriut me nga një hostennë dorë... Na ç’kemi me ta? Amos erthmë me ta?

Jo kurrë! Na s’jemi as Turqias të ardhurë nga shkretëtirat e Asisë. Na jemi m’i vjetri komp i Evropësë; kemi të drejtë në dhet’t’Evropësë më tepër se çdo komp.

Sami Frashëri, 1899 (1999: 71-2)

“Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di ç`të mungon, s`di se ç`të duhet. Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën e, pikë së pari herë-herë, pastaj më dendur e më në fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prindërve, i miqve e shokëve, kujtimi i dheut ku u lindëm e u rritëm, ku qamë foshnja e ku lozëm djelm, kujtimi i atyre maleve larg të cilëve nuk rron dot mirë një shqiptar, kujtimi i kombit që, me gjithë ca të liga që ka, është kombi ynë, e më tepër kujtimi e dëshira e etja e gjuhës sonë ta shtrëngojnë e ta dërrmojnë me të vërtetë zemrën.(F.K)”

(- Shfuziqimin e vendimit të Ministrit paraprak për rrënimin e Kullës së Jetimëve në Prevallë, sepse ka qenë një vendim tendencioz dhe aspak ligjor.

-. Rishikimin e planeve urbanistike dhe rregullative të qyteteve, të cilët nuk kanë planifikuar edhe vendet për xhamitë, kur besimtarët kryjen namazin.

- Eliminimin e pengesave për ndëtimin e xhamive, sikur se që janë dy xhami në Prishtinë (Veternik dhe Matiçan)   plani i Partisë së Drejtësisë )

Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall e dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s`e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jesh jashtë Shqipërisë e të jesh larg për të kuptuar se ç`forcë e ç`bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! Ajo më e zbrazura letër, ajo fjala më e vogël, na sjell, kur vjen nga Shqipëria, një gaz të parrëfyeshëm, se na sjell si një copë të atdheut…(s`kishte shtet të Kosovës atëherë)

“Mirëpo mendova thellë se si pushtetarët në bashkim të ngushtë me krerët fetarë kanë bërë cmos për të asimiluar shqiptarët edhe fenë e tyre tradicionale. Osmanët kanë favorizuar ata që pranonin fenë myslimane, kanë vështirësuar jetën e të krishterëve me taksa të rënda dhe pengesa të tjera. Dhe në rastin konkret në Maqedoni, afër kohës së sotme, nuk tolerohej të jesh shqiptar ortodoks... Si në Greqi ku "nuk ka ekzistuar" një pakicë shqiptare - të gjithë grekër dhe pikë - Jugosllavia dhe sheti i pavarur i Maqedonisë kanë bërë të gjitha përpjekjet për të rrënjosur në trurin e njerëzve: "Ju flisni shqip (fatkeqësisht) por ju jeni maqedonas." Dhe shqiptarët ortodoks të cilët pranuan të bëhen "maqedonas" merrnin përfitime ekonomike dhe shoqërore.(Ullmar Quick)”

Pse jemi aq të lehtë, që të rekrutohemi? Për kë? Kush po na rekruton? Çfarë lakmie e dreqit të mallkuar, na shtyn që të lidhemi më forcat më të errëta e më të urryera të botës? Ku janë fajet? Duhet të dihet një gjë. Krejt propaganda fetare është në duart e Serbisë. Të vetëdijshëm apo jo, me para apo pa to, të gjithë jemi në kurthin e atyre që të ardhmen tonë e shohin ndryshe e jo ashtu se si e duam ne. Ne vetëm jemi duke i shkuar mbrapa një të papriture e cila do të na kushtojë shumë shtrenjtë.

Të gjithë jemi me mendimin e Rilindësve se për ne shqiptarët s`ka formulim tjetër përveç atij që feja s`mund të shërbejë dot si një faktor lidhjeje kombëtare dhe duhet të kemi kujdes që ajo të mos marrë peshë të madhe më tepër se sa duhet në jetën tonë publike, e aq më pak në atë politike e intelektuale

Ndezni dritat e  civilizuara te ditëve të civilizuara për popullin e civilizuar !

Jam Europë, këndonte dikur një këngë dhe sa e kishim për zemër.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora