E shtune, 05.10.2024, 10:42 PM (GMT+1)

Mendime

Xhafer Leci: LDK kurrë më si dikur!

E shtune, 27.12.2014, 07:14 PM


LDK kurrë më si dikur!

Nga Xhafer LECI

Qeverinë e re me kryeministër Isa Mustafa kanë filluar ta përgëzojnë shumë nga miqtë e Kosovës, si Amerika, Gjermania etj.

Megjithatë, populli shqiptar i Kosovës nuk mendonë ashtu si miqtë tanë.  Kjo qeveri do të jetë edhe më e pasuksesshme se ato të mëparshmet, sepse pasuria shoqërore dhe shtetërore e Kosovës është plaçkitur nga qeveria Thaçi, të gjitha arkat janë të zbrazura. Jo vetëm kaq, por Hashim Thaçi, si zëvendës kryeministër dhe Ministër i Jashtëm, gjithçka do e kontrollojë, qoftë edhe me demonstrimin e forcës.

Nuk dyshojmë në aftësitë, përvojën e punës dhe profesionalizmin e I. Mustafës.

Por mendojmë dhe besojmë se Isa Mustafa asnjë ministër e diplomat nga radhët e LDK-së nuk e ka guximin ta emrojë, e aq më pak ta shkarkojë pa lejen e Hashim Thaçit me kompani, e mos të flasim për ata të PDK-së!

Për këtë si dëshmi të pakontestueshme kemi rastin, kur disa deputetë të LDK-së, vetëm pse, në Kuvend nuk u votuan Kadri Veselin për kryeparlamentar, e as Isa Mustafën për kryetar qeverie! Anton Qunit i ishte premtuar posti për ministër të FSK-së, Antoni automatikisht u shlye nga lista, por as disa deputetë të tjerë nuk kaluan më mirë se Anton Quni..!

Koalicioni-Marrëveshja PDK – LDK në start është e dështuar!

Hashim Thaçi priti dhe punoi disa muaj, derisa ia arriti qëllimit për shaktërrimin e Bllokut të”tullave” me themel të dobët.

Ekziston frika se skenaristët e PDK-së, me metoda komuniste, kërcënuese, akuzuese dhe linçuese, do të arrijnë edhe njëherë ta përçajnë dhe ndajnë LDK-në. Njëherë, në dysh e kanë ndarë moti, tash do e ndajnë në tresh e do e bëjnë përshesh, përshkak të mosunitetit të drejtuesëve në radhët e saj, si dhe butësisë të tepëruar demokratike!

Hashim Thaçi, njeriu i sigurimeve francezo-serbe, i përkrahur nga verbëria e garniturës drejtuese të PDK-së, janë duke e çuar Kosovën drejtë një humnere të

paparë politke, diplomatke, shoqërore dhe ekonomike.

Sinjalet e para të përçarjes të sërishme të LDK-së, tashmë, duken. Janë disa figura të rëndësishme politike të rinisë së saj, të cilët nuk janë pajtuar, që në start, me rastin e  ikjes së LDK-së nga Blloku, për të bërë pazare kompromituese me PDK-në, në dëm të LDK-së, e në veçanti të Kosovës.

Isa Mustafa para se të bënte koalicion me PDK-në ka qenë dashur të shkarkohet nga kreu i LDK-së, sepse Isa u tregua njeriu i kompromiseve karrieriste e servile dhe gjithëherë duke i sjellur LDK-së humbje të mëdha politike, vetëm për ta fituar vet ndonjë post që ai e  lakmon!

Sinjalet e dyta të përçarjeve edhe më të thella në radhët e LDK-së, janë duke u parë me të madhe, kur një zyrtar i lartë thotë: Marrëveshja me PDK ka qenë e ngutshme!

Ndërsa një tjetër pati thënë: Nëse LDK heq dorë nga kryeministri, unë largohem nga LDK! Po i njejti tash ka kritikuar ashpër ata deputetë të LDK-së që nuk e votuan I.Mustafën, edhe ate te një gazetë tërsishtë antirugoviste!

Mendoj se këta dhe disa të tjerë janë të vonuar në deklarimet e tyre vepruese dhe dëshpruese.

Si duket disa nga funksionarët e LDK-së, fshehurazi punuan për afrimin me PDK-në. Po të njëjtit ishin këta që dikur, në vend se të ndihmonin për normalizimin dhe bashkimin, ata kontribuan si përçarës në mes të akademik Nexhat Dacit dhe prof. dr. Fatmir Sejdiut. Mosafrimi dhe  shantazhet e disa udhëheqësve të LDK-së, kundër LDD-së, largimi i Gecëve dhe shumë figurave tjera me rëndësi, në radhët e LDK-së, në Diasporë dhe Kosovë ka bërë që sot LDK e ka humbur më shumë se gjysmën e elektoratit të saj.

Derisa ishte gjallë presidenti dr.Ibrahim Rugova, LDK në të gjitha zgjedhjet kishte-fitonte mbi 50% të elektoratit në nivel të Kosovës, pra më shumë se të gjitha subjektet tjera bashkarishtë. Ndërsa pas vdekjes së dr.I. Rugovës LDK ka humbur më shumë se gjysmën e elektoratit! A ka kuptim tash të thirrët dikush në rugovizëm!

Ikjen  e LDK-së nga Blloku në PDK-e, shumica e antarësisë së saj e sheh si mashtrim dhe humbje të madhe dhe të panevojshme për të ardhmen e Kosovës dhe vet LDK-së.

Për aq sa kemi kuptuar nga opinioni, Isa Mustafa, me largimin e tij nga Blloku në PDK-e, e ka zhgënjyer tej mase antarësinë e LDK-së, por edhe AAK NISMA dhe VV.

Me të drejtë Blloku ishte betuar se do e largojë nga pushtetit PDK-në e  Hashim Thaçit, jo për asgjë tjetër, por vetëm për keqqeverisje, kriminalitet, korrupsion dhe futjen e pasurisë së përbashkët shoqërore dhe shtetërore në xhepat privat të tyre nga disa drejtues të pushtetit të deritanishëm të PDK-së!

Të gjithë e dinim se kryeministria duhej t`i takonte LDK-së, qoftë me Bllokun apo PDK-në, sepse që nga viti 1999 LDK asnjëherë nuk e ka kryesuar qeverinë.

Jo vetëm unë, por opinioni i gjerë publik, e dinë se kishte një lloj marrëveshje që Ramush Haradinaj të jetë kryeministër, kryeparlamentar Isa Mustafa,  e ndoshta Ministër i Dejtësisë  Albin Kurti, ministër i Jashtëm Jakup Krasniqi e kështu me radhë.

Ju kujtohet të gjithëve kur presidenti dr. Ibrahim Rugova në një pyetje që i patën bërë për koalicionin e atëreshëm LDK-AAK, pse bërët koalicion me AAK-në, Ai qe përgjigjur: “Kjo ishte e keqja më e vogël”. Edhe unë e shumë të tjerë mendojmë se edhe tash e keqja më e vogël ishte qeverisja me Bllokun, ndërsa e keqja më e madhe është qeverisja me PDK-në. Isa Mustafa në postin e kryeministrit, në koalcicion me PDK, nuk do të ketë më shumë vlerë se sa truproja e tij. Isa e mbanë tupanin, PDK e çalldisë atë.

Ditët e fundit kemi lexuar në shtyp. Sipas Albin Kurtit, Isa Mustafa i ka thënë se “As UDB’a nuk ishte më e keqe se këta të SHIK’ut”.Ndërsa, Ismet Beqiri , sipas tij ka thënë se SHIK’u e ka plagosur Sabri Hamitin. “Nuk shkojmë me PDK edhe SHIK, për shkak se profesor Sabri Hamitin nuk e ka plagosur UDB po këta të SHIK” ka thënë ai.

Komenti im:

Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri në lidhje me vrasjet, plagosjet e intelektualëve, atdhetarëve, luftëtarëve dhe trimave të kombit, plotësishtë të pafajshëm,nga SHIK-u famkeq, kanë bërë mirë që e  kanë diskutuar me Albin Kurtin. Kurti tash më i njohur për guximin e tij, e bëri publike mendimet e Isa Mustafës dhe Ismet Beqirit. Për vrasjet dhe plagosjet e pafajshme I. Mustafa dhe I. Beqiri ka qenë dashur të mbledhin fakte, ta diskutojnë në Parlamentin e Kosovës dhe ti drejtohen Gjykatës së vendit dhe asaj ndërkombëtare…

Dhe, krejt në fund, mendoj se pas këtij mandati kariera politike, antidemokratike dhe vetërrënuese e Isa Mustafës, një herë e përgjithmonë ka përfunduar.



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora