Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Pse më shikon ashtu...?!
E shtune, 27.12.2014, 07:04 PM
“PSE MË SHIKON ASHTU...?!
Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...
Nga Fritz RADOVANI
Ishe një ditë tue lexue tek “Hylli i Dritës”... Kerkova me pa ndonjë foto...
Kalova fletën dhe u gjeta krejt papritmas përballë me këte foto që më “shikoi” e më tha: “Pse më shikon ashtu Fritz?”... Për pak çaste mbeta i shtangun vërtetë tue e shikue...
Mu kujtue një ditë që tashma hyn nder vitet e shkueme mjaft larg prej tyne: 6 Janar 1940.
Ishte Burri i parë jo i shtëpisë, që takova në këte Botë!
Mbas 12 muejsh me 31 Dhjetor 1940 Ai nuk ishte ma! Ndoshta, një fat i madh për Té!
Ai vërtetë u çudit kur unë po i shikojshe dekoratat e varuna në gjoks!
Pyetja e Tij: “Pse më shikon ashtu?”... Disi, më erdhi e papritun... Ndoshta, më topiti me shikimin e Tij të vrantë po, tue mos e ndij vetën fajtor për shka ka ngja, Ju përgjegja:
– At
Gjergj, kur ishe fëmijë 5 vjeç, porsa kishte fillue shkolla dhe unë kishe hy në
klasën e parë, në Dajç të Bregut të Bunës, mësueja ime zonjusha Viktore Kuka,
na tha: “Nuk do të këndoni ma në shkollë Hymnin e Flamurit “Porsi Fleta e
Ejllit t’ Zotit..!” Né shikuem njenitjetrin dhe u topitëm...
Kur shkova në shtëpi me vrap, i tregova Gjyshës sime: Nana Nine, nuk duhet me këndue ma kurrë Hymnin e Flamurit, na ka thanë mësuesja... Ajo më shikoj, dhe u bind se unë po i thojshe një të vërtetë, në moment fshani e tha: “Uuuu, këta i huptë Zoti !”...
Tezja Rozë, veshtroi dhe i tha: Gjatë ka shkue, ooo Nine, po këta, mos bajshin ditë të mirë, si kanë me këndue Hymnin e At Gjergjit kur Shqipninë e shkretë, e futne nën Jugosllavinë e komunistave të pashpirtë e t’ pa Zot!..
Mbas pak kohe, nuk e pashë ma librin “Lahuta e Malcis”, që daja e kishte tek rafti... Nga biblioteka e vet Ai hoq shumë libra, madje edhe disa i dogj në furrën e bukës...
Per të gjitha këta që shpjegova At Gjergji, nuk tregoi interes, sikur i dinte të gjitha...
Deshta me i tregue edhe për thesin me Eshtnat e Tij, po më tha: “E dij, e dij edhe atë!”
E pyeta: “At, po mos ndoshta, Haxhi Qamili kur shkoi me djegë qelen e Don Nikoll Kaçorrit, ka gjetë aty foton që keni ba bashkë me Té, Mit’hat Frashërin e Don Ndre Mjedjen në Manastir 1908, e até nuk e ka djegë me tjerat e ua ka lanë porosi këtyne?!
Ai më
pyeti: “
Bani
buzën në gaz e si në buzqeshje, më tha: “
– At
Gjergj, po me gjithatë Kryq të varun në fyt, tashti mbasardhësit e Haxhi
Qamilit, si thue Ti, a do të merren me Ty?... – Jo, ooo At Gjergj...
Më nderpreu, dhe më tha me shumë butësi dhe ambelsi, ashtu si ka pasë natyren:
“Pasha bukën, 100 vjetë para ua pata shkrue në 1914, për shka ngjau në nandor të 1944...:
***
Qé, shkjau, harlisë krenije,
Meshtarët asht tue i mbytë;
Lterët Tu, seli hyjnijet,
Me gjak asht tue Ti zhytë:
E rrfeja e Jote Kisha
Por rrzon e veç çan pisha!
As gjaku, pra, i Meshtarëve
As gurt e elterëve t’ Tu
S’ mund rreshkan mshirë Shqiptarëve,
Nuk mundkan mëninë me t’ zgjue?
E fatin e Shqipnisë
E lankan n’ dorë t’ shkjenisë?...
O e mjera, moj e mjera
Shqipni, se keq ké ngelë!
Se mirë, moj, ty t’ thau vera,
Qysh se shkjau asht tue t’ shkelë
E tue t’ poshtnue pa dhimbë,
Tue t’ lanë n’ vaj e n’ brimë.
T’ kanë rrahë gjithkah me topa,
Tue t’ djegë e tue t’ shkrumue:
T’ kanë ndamun copa – copa ,
Si t’ ishe pa zot lëshue,
E shk’ asht ma fort per t’ kja,
Me dorë t’ Mbretnive t’ Mëdha.
O Zot! O Zot! Mos tjeter
Per ketë pleqni tradhtare,
Qi Evropa, rrence e vjeter,
Bani mbi tokë Shqiptare,
Deh! Ti mos lèn që njeri
Kshtu ta dhunojë pa hiri.
Veç n’ Ty na e kemi shpresën
Se ‘i ditë Liri mund t’shohim;
Pse njeriut fjalët e besën
Ai syt s’ i prir kurr ngjeti,
Veç ku mund t’ grryejë per veti.
Prandej, o Zot, prej qiellet
Ti priri syt mbi né,
E ban qi puna t’ kthjellet,
Si asht mirë per Atme e Fé; ...”
*Nga At Gj. Fishta, “Mrizi i Zanave”: “Mbi vorr të At Alois Paliq O.F.M.”, 2001.