E diele, 06.10.2024, 10:56 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Terroristat e ''paqes''

E diele, 28.12.2014, 06:07 PM


TERRORISTAT  E  „PAQËS“

Nga Dedë Preqi

Ekzistojnë mjaftë shembuj te shqiptarët, të cilat dëshmojnë se e keqja mund të tejkalohet, acarimi mund të zbutet, dhe njeriu mund t’i  ruaj gjurmët e lirisë së tij shpirtërore, madje edhe në ato kushte tmeruese të shtypjeve psikike dhe fizike. Ne shqiptarët i përjetuam shumë luftëra, dhe mund të na kujtohet ajo  e fundit, e cila edhe pas një kohe, ka lënë gjurma të pashlyera në kujtesën tonë, që përveq pasojave të shumta fatale të popullit shqiptarë,  janë edhe me qindra përsona të pagjetur, që i presin me padurim familjarët e tyre, të rrëmbyer  kufomat e tyre nga fashizmi serb, të cilët i fshehën  në gropa masive, për ti humbur gjurmët e krimit. Mund të na kujtohet dhe vargu i njerëzve, të cilët iknin nga trojet e veta, duke e ngushëlluar njëri-tjetrin  para  ekzekutimëve, masakrave, dëbimëve, malltertimëve, dhunimëve dhe shumë e shumë represaljeve tjera  nga ky terror. Ata njerëz të atyre vuajtjeve janë shqiptarët e sotëm, të cilët  edhe në kohën e paqës, nuk ndjehën të qetë…

Ata të cilët e kanë parë filmin „Ringjallja“, të Tolstoit, mund ta kenë në mendje dhe të krahasojnë, kur një popull mbijeton pa ardhmëri, poashtu edhe te ne shqiptarët, në luftën e fundit nuk ekzistonte ndonjë fat i madh, nuk ekzistonte shansë për të arritur qëllimet tona, edhe pse luftëtarët e lirisë, nga UçK-ja, ishin mjaftë aktiv në luftën e tyre kundër armikut, por fuqia e armikut nuk matej me forcat tona, për atë duhet falenderuar fuqinë ushtarake të NATO-s, e cila ishte e zëshme dhe e fuqishme, duke e dëbuar  armikun gjakatar nga këto troje, duke e ringjallur edhe njëherë jetën e popullit shqiptarë në Kosovë. Sa herë e kemi falenderuar Amerikën dhe duhet falenderuar tërë jetën, e cila me aleatët e saj ua mundësojë edhe njëherë shqiptarëve që të rimëkëmbën dhe të marrin në dorë  vetëvetën, pse jo,  të formojnë edhe shtetin e pavarur të Kosovës.

Zhvlerësimi i krejtësishëm i realitetit, sikur përputhët me ekzistencën provizore të atyre që e përjetuan luftën, duke shkakëtuar rrethana krejtësht tjera, që bien ndesh dhe gremisën me  jetën, sepse këta njerëz shpesh harrojnë se, në vend që ti marrin këto vuajtje si teste  të përjetimëve  të tyre dhe përballjes së brendshme shpirtërore dhe fizike, ata veprojnë në të kundërtën, nganjëherë duke i përbuzur ato  fryte të luftës dhe vetë frytin e sasj, lirinë dhe gjakun e dëshmorëve tanë. Kjo ndodh, vetëm në atë shoqëri ku mungon morali njerëzor, etik dhe human, aty ku nuk mirren parasysh ndryshimet e jetës dhe parimet e saj në jetën shoqërore, të cilat paraqesin themelet e çdo shoqërie demokratike, kjo ndodh në ato vende ku shkundet demokracia dhe jeta ekonomike e sociale e qytetarëve të vendit përmes formave të shemtuara, siq janë korrupsioni dhe krimi i organizuar, me ç’rast këtu përfiton jo vetëm klasa e korruptuar qeveritare, por përfiton edhe më shumë ana tjetër, që ai është armiku i djeshëm, duke i shfrytëzuar momentet dhe zbrazëtitë institucionale, dhe i cili ushqehet me mangësitë e tilla politike dhe ato sociale.

Me gjithë dhunën përmanente dhe politikën antishqiptare që ndoqën e ndjekin shofenistët serb, ata megjithatë Kosovën mundohen akoma ta mbajnë ndër këthetrat e tyre, edhe pse Europa ua ka parafytyruar disa kushte, të cilat deri me tani fare pak i ka respektuar Serbia. Shqiptarët e Kosovës veriore, akoma përballen me probleme të ndryshme, të cilët nuk mund të jetojnë dhe ndërtojnë në trojet e tyre, nga bandat dhe kriminelët serb të vendit, të cilët janë të derigjuar dhe të dizajnuar nga qeveria e Beogradit. Por, orugani i gjithë kësaj prapavije antishqiptare nuk ndalet vetëm me kaq, edhe pas gjashtëmbëdhjetë vitëve të përfundimit të  luftës,  kur tani në fund të këtyre festave të fundvitit  duhet të shkëmbehen dhuratat e përzemërta, në vend të tyre,  do të ndodhte një dhuratë fatale, e cila do të ishte tragjike dhe e pa parashikueshme për popullin shqiptarë, që do të shkakëtonte  terroristi  serb S.Gavriq, me 12 kg, eksploziv të rrezikshëm, drejtur  në kryeqendren e  Kosovës. Në këtë mënyrë, sipas  rrethanave dhe metodave  terroriste, ky rast i ngjanë vendeve dhe vatrave të luftës, dikund në Palestinë, Avganistan, Pakistan dhe shumë vendeve që përballën me  terrorizëm ,  por jo edhe një vendi sikur është Kosova, një vendi që përkon me paqen dhe stabilitetin në zemër të Ballkanit dhe Europës. Aksionet e tilla po të ishin ndërmarrë në kohën e luftës, dikush do ti arsytonte, por sot në kohë paqe, kur Serbia dhe Kosova, paraqesin një paqëdashësi në mes veti në zemër të Europës dhe botës, atëherë kush mundet këtij verzioni ti jep ndonjë definicion të mundshëm dhe të arsyeshëm, për t’a  bindë qytetërimin për një botë të lirë dhe të sigurtë.

Qëllimet e këtij terrorizmi dhe të ndonjë tragjedie të mundshme, ndoshta koha do ti zbulojë dhe do të na lejojë të mësojmë, që një ditë autorët dhe kriminelët e tilë  të gjykohen para drejtësisë,  edhe pse  do të mbetët e pa qartë dhe e detajuar se këta njerëz prej nga janë derigjuar, prej qeverisë demokratike të Serbisë, e cila ka reputacion serioz ndaj Europës, apo asaj Serbie falsifikatore, e cila predenton dhe synon të bëhët anëtare e saj në këtë mënyrë.  Edhe pse dikush thotë se ky terrorizëm ka qenë i drejtuar  në Katedralën Nënë Tererza dhe  Ambasadën Amerikane, apo kundër ndonjë përsoni  të mundshëm, por më rëndësi është të dimë se,  një terrorizëm i tillë për Kosovën do të ishte një fatalatitet i shumëfisht, duke llogaritur  gjitha aspektet e jetës,  në rend të parë të paqës  dhe stabilitetit të vendit, në keqësimin e marrëdhënieve ndëretnike, fetare dhe gjithë shoqërore .

Një gjë është ditur se, politika serbe ndaj Kosovës, akoma ka qëllime të errëta dhe është vështirë të arrihet  caku i një ombrelle, që e mbulon hapësirën e një stabiliteti, sepse vetë shteti dhe qeveria serbe asnjëherë dhe as kohën e fundit, fare pak ka treguar shenja seroize dhe pozitive në përmirësimin e marrëdhënieve serbo-shqiptare,  edhe atëherë kur në Bruksel, janë zhvilluar disa marrëveshje në mes këtyre dy vendeve, për të arritë një qëllim të përbashkët, sidomos në aspektin e stabilitetit, sigurisë dhe marrëdhënieve bilaterale.  Serbia shumëcën e këtyre  marrëveshjeve  i ka lënë vetëm në letër, duke i ekspozue ato, vetëm në sytë e Europës dhe botës, të cilat në realitet këto marrëveshje qëndrojnë të ngrira, apo fare pak të realizuara.  Prandaj, qështja e sigurisë së brendshme të Kosovës, i takon vetë sigurisë së vendit, e cila në këtë rast është treguar efikase, por llojet etilla të terrorizmit, të cilat organizohen përmes qeverisë dhe shtetit, apo ndonjë kanali tjetër sekret në mbrendinë e qeverisë serbe, në këtë rast duhet të ndërhyjë edhe reagoj Këshilli i Europës, i cili duhet të merr parasysh, apo të ndërmerr masa ndaj këtij vendi, i cili predenton nesër të bëhët pjesë e Europës.

Kjo filozofi e brishtë e Serbisë, që  rreshtohet padyshim në shkallën e vendeve fashiste, poashtu edhe të terrorizmit,  që predenton  në zemër të Europës, e cila me intrigat  dhelpërake disponon ambicjet e saj në riokopimin e Kosovës dhe në anën tjetër synon anëtarësimin  e saj në Bashkimin Europian, është më shumë se një pëlhurë verbërimi në sytë e Europës dhe botës. Politikat e tilla nuk janë të qëndrueshme, sepse nuk e kanë  alternativë parimi dhe  qytetërimi, nuk kanë alternativë të një stabiliteti dhe paqeje, jo vetëm të rajonit, por as në Europë. Natyrisht, një politikë e tillë nuk do të sjellë fryte të mira, jo vetëm për shqiptarët, por as për serbët të cilët jetojnë në Kosovë, sepse me ndjesinë e fajit dhe ngarkesën  terroriste, hidhen në rezervat e padëshirueshme dhe të pa rëndësishme, dhe si të tillë nuk do ti lakmonte dhe pranonte  asnjë një vend i lirë dhe demokratik. Dhe mesazhi, që do të ipej në këtë rast, do të ishte deshprimisht i qartë: Botës duhet dhënë përshtypjen se Kosova është vend i paqës, tolerancës dhe i barazisë ndëretnike, përkundër atyre që predentojnë dha kanë qëllime të kundërta dhe terrorizojnë paqën në këtë vend.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora