Kulturë
Gjon Keka: Qëndresa e një vajze shqiptare
E hene, 15.12.2014, 08:48 PM
Dëshmi e qëndresës së një vajze shqiptare nën pushtimin barbar osman
Nga Gjon Keka
“Qe prej dy vite turqit në Shqipëri vazhdojnë tmerrin kunder të krishterëve;Feja jonë është subjekt i një persekutimit mizor në këtë vend.
Këto akte të dhunës dhe mizorisë nuk jane duke u kryer vetëm nga individët, por edhe,sidomos edhe nga zyrtarët turq.
Nje nga shembujt e shumte që ne mund të veçojmë vetem ketu eshte ky: Keshtu ata donin për të detyruar një vajzë te re katolike të heq dore nga feja e saj, dhe te marre Muhamedanizmin;prandaj, ajo ishte trajtuar mizorisht; por si gjithmonë ajo ka mbetur e fortë dhe e palëkundur në besimin e saj, ata e hodhën atë në toke, pasi ate e fshikulluan e lidhen me zinxhirë në një burg dhe e lane me plage si të sëmurë dhe ne lageshti, në të cilat ajo ka kaluar tashmë dhjetë muaj dhe ende jeton.
Zëvendës Konsulli austriak në Shkodër ka përdor fuqine e tij në favor të vajzës, por të gjitha hapat e tij ishin të padobishem, dhe ende ai nuk arriti qe te beje te mundur lirimin e saj.Kjo vajzë e re heroike u soll serish para gjykatës turke ku ajo me ngulm shpjegoj ketu dhe ne menyre te patrembur se më parë do të pranonte te duronte te gjitha dënimet qe do t'i benin tiranet ,dhe se me me kënaqësi do të vdiste për një gjë të tillë të shenjtë dhe asnjëherë qe te largohet nga feja e saj katolike.
Para se t'i venin sanksionet e tilla dhe përdorimin e forcës ,gruaja e Pashes se Shkodres e kishte provuar atë vajzë te bukur dhe duke i ofruar asaj ari dhe bizhuteri, por ajo nuk pranoj asnje nga to duke i kthyer ato prapa nga kishin ardhur vetem e vetem te qendronte ne besim me tere forcën saj.... (M. S.Bl.)“
(Kjo deshmi eshte nxjerr nga libri „Schlesisches Kirchenblatt,1853“ , per te treguar se sa vuajtje te madhe ka perjetuar popullin yne gjate kohes se pushtimit barbar osman.)