Kerko: a
Gëzim Llojdia: Çështja e Shën Naumit
E marte, 04.03.2014, 08:35 PM
Çështja e Shen Naumi
Nga Gëzim Llojdia*
Toka
quhet Shen Naumi është një manastir në
kufi me Maqedoninë. Manastiri ,që mendohet se është ngritur rreth viteve 905
duhet besuar se shenjtori ka qenë prijsi religjioz,gjatë kohës së mërgimit të
madh është varrosur në këtë seli religjioze nga ku është ruajtur edhe emri. Të dhënat qartësojnë se i përkiste
Shqipërisë deri në vitin 1925. Manastri është kërkuar nga
Lajmi i plotë:
Cështja e Shen Naumi vete në Hagë Gazeta Dielli datë 22 maj 1924 faqe ballore e botimit në Boston ka sjellë këtë kronikë e cila i përket rubrikës:” Lajme nga shtypi i huaj” me titull: Cështja e Shen Naumi vete në Hagë. Gazeta e Londonit ‘Daily Telegraph” pas një kabllogrami që boton gazeta greke e Neë Jorkut ,Ethnikos Kirkia më datë 19 Maj,lajmërohet se Serbia ka kërkuar që të cvendoset përfundimi i Konferencës së Ambasadorëve pas të cilit Sh. Naumi i jipet Shqipërisë dhe kjo cështje u dërgua në Gjykatoren e lartë për Drejtësi Ndrëkombëtare të ligës së kombëve në Hagë).
Të dhëna rreth gjyqit.
Në gjykatën e Hagës më 31. 12. 1924 u muar në shqyrtim kjo cështje Gjykata e lartë për drejtësi Ndërkombëtare e Hagës dha po atë vendim, Shqipërisë i përkiste Shen Naumi.
Mehdi Bej Frashëri per ceshtjen e Shen Naumi
Kufitë e
Shqipnisë me shtetet fqinje ishin caktue në Konferencën e Londrës në 1913 si
mbas hartës të Shtat-Madhorisë Austriake. Kjo hartë nuk ishte një hartë topografike, por
e hartueme me ekploracion. Vendimi i
Konferencës së Londrës përsa i përkiste Shën-Naumit, thoshte: "Fillon në
breg të liqenit Ohrit, midis katundit bullgar Rodohozhdë dhe katundit
shqyptaro-myslyman që quhet Lin, dhe vazhdon gjer në Shën-Naum, pikërisht në
gjuhën frëngjisht: "jusu'a Shën-Naum", nuk thotë "y compris Shën
Naaum". Komisjoni i Kufinit kur
vajti në Korçë, korçarët bënë një bujë të madhe pranë komisjonit që t'i
caktohej Shqipërisë Shën-Naumi. Qeveria
e Beligradit qe sa Konferenca e Londrës caktoi kufinin midis Shqipërisë dhe
Serbisë, ju drejtue "ball Platz" it, dhe me një notë e pyeste
qeverinë austriake se për shprehjen "jusqu' a Shën-Naum" ç'kuptonte. Ball-Platzi ishte gjegjë se me këtë shprehje
nuk donte të thoshte që Shën-Naumi i përkiste Shqipërisë, do me thanë i
përkiste Serbisë. Qeveria e Beligradit
pyeste qeverinë austriake, pse kjo qeveri prekupohej më shumë se të tjerat për
kufitë e Shqipërisë. Kur plasi lufta e
përgjithshme Serbijau invadue dhe ushtria e saj me kralin në krye dhe qeverinë,
me ndihmën e Esat Pashës, që atëhere ndodhej në Durrës, duelën në Adriatikun
Meridional, ku e mor flota aleate dhe e zhkarkoj në Korfuz. Në këtë rrëmujë qeveria serbe e humbi
dokumentin austriak që caktonte me fjalë të tjera Shën-Naumin Serbisë. Kur mbaroj
lufta, Komisjoni i Kufive filloj veprimet e veta dhe ky komisjon vendosi që
Shën-Naumi t'i mbetej Shqipërisë. Shën-Naumi ishte një i Shenjtë sllav, apostull
i Kristianizmit midis popullit bullgar e serb, konsiderohej si shoku i
Cirrillit, Metodit, që kishin kriju abetaren e bullgarëve, Në këtë kategori
ishte dhe Shën-Klime, në emën të cilit ka një kishë bullgare. Në konsideratë të këtyre mbështetjeve
kulturale dhe fetare, që Shën-Naumi ishte një Shenjtë sllav, kur i evakuoj
viset e tjera të Shqipërisë si i kishte libri, ju drejtua Gjykatores
Internationale të Hagës. Kjo Gjykatore
vendosi: "Që me qenë se Komisjoni i Kufive ishte kopetent për
demarkacjonin, Shën-Naumi duhej t'i jepet Shqipërisë. Mirpo
*Msc. Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve