Kulturë
Gjon Keka: Gjergj Kastrioti, foto të vjetra
E enjte, 06.02.2014, 07:59 PM
Gjergj Kastrioti
Foto te vjetra - gravure
Nga Gjon KEKA
Nuk kam se si te them ndryshe pos asaj se te hulumtosh dokumente dhe literature te ndryshme historike per personalitetin e Gjergj Kastriotit eshte njesoj si t'i heqesh pluhurin diamanteve te panumerta te cilat qendrojne si deshmi per periudhen e tij te lavdishme dhe vizionin, urtesine dhe trimerine e pashoqe. Prandaj ne vazhdimesi gjate hulumtimit qe bej mbi dokumentet dhe literaturen e vjeter qe flet per periudhen e tij dhe vete ate, tani gjeta dy foto te vjetra, gravure nje nga autori Joannes Smetius, ne vepren e tij “Antiquitates neomagenses (...) e vitit 1678”, ku Skenderbeu qendron me veshje luftarake e ku ne njeren dore mban shpaten e tij. Ndersa nje tjeter pamje e vjeter mbi Skenderbeun te autorit Paul Conrad Balthasar Han ne vepren e tij “Alt und Neu Pannonia (...) e vitit 1686”, eshte edhe Gjergj Kastrioti ne nje dyluftim. Se Gjergj Kastrioti eshte nje fushe ne vete e shkences kete po na deshmojne edhe veprat qe jane shkruar mbi te dhe pamjet e vjetera qe tregojne edhe me forcerisht se ai ishte nje gjeni i kombit arbnor dhe i familjes europiane.