E shtune, 20.04.2024, 11:14 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Profecitë me maska

E merkure, 05.02.2014, 06:50 PM


Keze Kozeta Zylo

 

Profecitë me maska

 

Nën strehëzën e ballkonit s'ka më dallandyshe,

folenë me kokrriza ja gëlltiten të uriturit,

ato fluturuan drejt botës së madhe,

duke lënë pas demonët, të shtirurit.

 

Mes fluturimit të tyre në pendë pikëllimi,

ca shtëllunga mjegulle i fshehin nën terr,

se bashkë me to kanë ikur dhe të shtirurit,

dhe pse folezën jua kanë shitur mijëra herë.

 

Brymëzohen mendimet nga shitja e tyre,

lot i dallandysheve ngrin dhe në Verë,

ka kohe që Dantja më shfaqet papritur,

çmendurisht ka çuar dhe Hënën në ferr.

 

Në udhëkryqet e ajrit murrosur kanë mbetur,

Ca kokrriza rëre si meteorë të frikshëm,

Ndoshta një ditë të gjithë do të digjemi,

profecitë me maska na e thonë bindshëm...

 

Staten Island, New York



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora