E diele, 28.04.2024, 08:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Kostaq Duka: Mosha

E merkure, 05.02.2014, 08:00 PM


Kostaq Duka

 

Mosha

-Triptik-

 

Numërat

 

30.40.60. 80.100

Numërat janë numëra

të ftohtë si gurët kilometrikë.

Tre shifrat në jetëgjatësi u japin shpresa të gjallëve

për të shpresuar në rrugëtim dhe kaq.

Shifrat janë shifra, të ftohtë,pa ngjyrë.

rëndësi ka në vitet që lemë pas ç’zjarre ndezëm:

Për të ngrohur të tjerët

apo thjesht, për përvëlim e shkatërrim.

 

Fara

 

Ju lutem mos thoni iku i ri

kur fara që mbolli

sot është kthyer në pemë gjigande.

Ku hije, freski e muzikë gjethesh do shijojnë

gjithë fëmijët e njerëzimit që nesër do vijnë.

 

Kënga

 

Shijojini këngën,

drithërimën e fjalës

mendimin e thellë që shkon tek të ikurit

dhe ata që do të vijnë….

Shijojeni

dhe jetoni jetën.

Nëse flokët e tij janë të bardhë si bora e majave që s’shkrin kurrë

ligjërimi i  tij

ka pastërtinë e rrëkezës,

që kurrë s’humbet freskinë edhe pse bashkohet me lumenj të mëdhenj

e të sertë.

 

Janar 2014



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora