Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Gjergj Kastrioti, foto të vjetra

| E enjte, 06.02.2014, 08:59 PM |


Gjergj Kastrioti

Foto te vjetra - gravure

Nga Gjon KEKA

Nuk kam se si te them ndryshe pos asaj se te hulumtosh dokumente dhe literature te ndryshme historike per personalitetin e Gjergj Kastriotit eshte njesoj si t'i heqesh pluhurin diamanteve te panumerta te cilat qendrojne si deshmi per periudhen e tij te lavdishme dhe vizionin, urtesine dhe trimerine e pashoqe. Prandaj ne vazhdimesi gjate hulumtimit qe bej mbi dokumentet dhe literaturen e vjeter qe flet per periudhen e tij dhe vete ate, tani gjeta dy foto te vjetra,  gravure nje nga autori Joannes Smetius, ne vepren e tij “Antiquitates neomagenses (...) e vitit 1678”, ku Skenderbeu qendron me veshje luftarake  e ku ne njeren dore mban shpaten e tij. Ndersa nje tjeter pamje e vjeter mbi Skenderbeun te autorit Paul Conrad Balthasar Han ne vepren e tij “Alt und Neu Pannonia (...) e vitit 1686”,  eshte edhe Gjergj Kastrioti ne nje dyluftim. Se Gjergj Kastrioti eshte nje fushe ne vete e shkences kete po na deshmojne edhe veprat qe jane shkruar mbi te dhe pamjet e vjetera qe tregojne edhe me forcerisht se ai ishte nje gjeni i kombit arbnor dhe i familjes europiane.