E shtune, 27.04.2024, 09:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: ''Musine Kokalari e Vlorës''

E merkure, 05.02.2014, 08:53 PM


GRUAJA QË E VLERËSUAN SI :”MUSINE KOKALARI E VLORËS”

Nga Gëzim Llojdia*

1.

Në portretin e një mjeshtre  të madhe të penës, shqyrton qartazi tre cilësi:Grua e paepur me vullnet të çeliktë .Grua  e ndjeshme në lëvizjen feministe. Grua që me pasion  shtroi udhën e saj letrare  duke kaluar përmbi urat, që kishin shtruar më parë burrat  e këtij vendi. Vilhelma Vranari Haxhiraj i përshtatet thënies  ku Osho.R ( një mistik indian dhe mjeshtër shpirtëror) për femrën ka shkruar:Gjithë historia e burrave është histori dënimi grash nga gjithë shoqëritë, kulturat, religjionet. Mes gjithë qenieve më të mëdha njerëzore që ecën mbi tokë nuk ka ,asnjë që respektoi gruan. Moisiu, Jezusi, Muhamedi, Mahavira madje edhe Buda i kanë dënuar femrat në një mënyrë apo tjetrën...

2.

Nëse gratë janë tolerante në jetën e tyre të përditshme,nëna të mira të dhembshura,ato konkurrojnë denjësisht me burrat ,ato nuk kryejnë vrasje thotë mistiku dhe janë jashtë kësaj loje vdekje, do të kishim një botë më të bukur nëse gratë, gjysma e botës, do të lejoheshin të zhvillonin talentet e tyre.

Ardhja e një talenti shquhet qysh në mjegullinat e kohë-formimit të tij. Për rrugëtimin e gjatë ,sfilitës të Vilhelma Vranari Haxhiraj janë dashur vite të gjata shtegtimi dhe provës së madhe,mundimit rraskapitës sepse vetëm një krijues e njeh mirë çdo të thotë të krijosh ku energjia pozitive shpalos vlerat  e vërteta dhe merr jetë,në fund një fryt i ardhur nga net-ditët  krijimi,vepra që mbetet gjithsesi,sepse krijuesi botës do ti mungojë,kurrsesi krijimi i tij. Mjeshtrja e madhe e  penës Vilhelma Vranari Haxhiraj ka absorbuar  shumë nga kjo jetë,prandaj ka mijëra fletë nga vepra e saj prej 30 librash të botuara.

3.

Rrëfimi zë fill në kohët e para të pasluftës së dytë të përbotshme. Ndonëse ngjarja fillesën e ka në aeroportin shqiptar të Rinasit në kohët e viteve ’90, atëherë kur vendi ynë  kërkonte shtigje të reja për dimesionimin e tij në botën e qytetëruar. Këndvështrimi i Vranari është dhe mbetet tejet realist .Halli i shqiptarëve përball ambasadave të huaja, radhët e tyre të gjata,sfilitëse,mundi dhe tortura e tyre si dhe mijëra euro që xhironin nëpër kanalet e fshehta të ambasadave duke u ngritur sinorë shqiptarëve,Ne kemi përjetuar këtë realitete të dhimbshëm,ku shqiptarët gdhiheshin në radhë. Ky realitet kur Evropa ngrinte gardhe karshi shteteve të saj ishte një mënyrë  e pastër korrupsioni ku shtetarët e këtyre ambasadave pasuroheshin nga shqiptarët që hiqnin para nga buka e fëmijëve për të shkuar emigrantë. Ura,që na lidhte me Evropën kullonte flori i indeksuar në euro dhe dollarë,ajo ishte ura e madhe gjigante korrupsionit,  e padukshme. Por kjo urë e fshehtë ishte munduar të është e   përhershme prandaj konsujt e huaj  raportonin diku në qendrat e tyre se këtu krimi,korrupsioni dhe trafiku  të kujtonin Afrikën. Një ide tjetër që nxjerr nga leximi i veprës së Vranarit është edhe koha kur Shqipëria e sapo dalë nga  lufta .Kam të konservuar një fabul . Kur dolën nga lufta ,menduan si ta gëzonin popullin e tyre ,prandaj  si dhuratë i ndërtuan një burg të madh,hijerëndë e madhështor. Kjo i gëzoi shtetasit e varfër që shkonin karshi godinës       ku rajvizim në portret. Fytyra regëtinte .Trupi flinte,mëndja dremiste. Deshifrimi:Ekzistenca  e saj i nxiste të kërkonin shpjegim:Ç’është kjo dhe përse është bërë?Përgjigja erdhi shkoqur: Ku është parë rrethim ,pa të rrethuarit brenda tij?Për të mbyllur njerëzinë në errësirë etj, u bënë plane dhe u shujtën mijëra vetë...

4.

Cfarë përcjell Vranari për gruan si një qenie njerëzore,delikate ,mëndjellohë,të kulturuar etj etj.Gjykoj, që rrëfimi mund të ketë lindur nga histori të patretura dhimbjesh ku  fjalët, gjuha, poezia,melodia e gjithçka është e patregueshme.Gratë shqipëtare të  paslufte. Ngjarjet vendosen në Mirditë dhe më tej në Shkodrën loce,qytetin e diturës dhe kulturës të njohur edhe për humorin  finë, pra ishte koha kur gratë në ato kohëra paslufte përpiqeshin të silleshin si meshkujë jo vetëm si visheshin si  jetonin,komunikonin por ato morrën përsipër barrën e rëndë që duhet për të mbajtur të paprishur familjen në kushtet e vështira ekonomike të krizës së frikshëm. Ç`ishte gjithë ai ankth? Përse vallzonin me aq çmenduri në atë endje të gjatë rropatjet dhe punesat e panumërta?Mërgimi i shtyllës së shtëpisë drejt qiellit. Rajvizonin pambarimisht endje  drejt kohëikjes në konstelacionin ferr-parajsë dhe mundimet për të frenuar të keqen, që kishte zënë të mahisej. Çfarë mund të bënte një grua e vetme me 5 fëmijët,që presin radhën për të rritur. Personazhet si Rozafa,Nora,Shota,Nikolini mendoj se janë skalitur sipas portretizimit real që autorja besoj e ka gjetur në ndonjë rrëfim real nga jeta e një familje të vuajtur shkodrane në sistemin  50 vjeçar. Rrëfimi në vetën e parë mbetet interesant dhe tregon një pjekuri të autores duke gdhendur portrete që shkojnë nga lumturi, në trishtim. Përse veprat letrare ndikojnë forcërisht në jetën e shoqërisë?Nëse në tre mijë vjet  janë bërë pesë mijë luftëra thotë një studiues, këto i përkasin mendjes mashkullore,po të kishte liderë femra kuptohet që bota do të ishte krejt ndryshe. Nëse nderohet femra duhet kuptuar se prej mjegullinave të hirta të saj kemi ardhur në këtë jetë,nga  bota e hiçit dhe nga mëndja femërore bota vetëm ndriçohet dhe lulëzon. Autorja V.V.Haxhiraj në këtë vepër si dhe në shumicën e veprave të saj rrëfen botën femërore ,prandaj kurba e suksesit të saj ka pësuar vetëm rritje. Një krijues femër e shikon botën nën ndjesinë e saj e cila ka kuptuar dhe ka hequr më shumë në këtë botë sesa një mashkull,ajo shikon dritë edhe atje ku nuk lind, edhe kur casti i përhumbjes ka përfunduar kështu ka qenë prore gjurma e perhershme e ,mëndjes së saj në gjirin e  njerëzimit tonë.Mëndja femëore cel zambakun dhe e kundërta sjell shpatën si ndëshkim. Prej  këtij muzgut, qielli i sigurt se nuk do ta zgjohi më kurrë,i fal  heshtje yjesh mendjes femërore. Zoti është më shumë prej femrës se mashkullit,ai i fal asaj parfumosje hyjnore, frymë nga fryma e Zotit.

5.

Në vitet shtatëdhjetë, siç kumton edhe shkrimtarja filloi kriza e madhe dhe arratisjet filluan në masë. Identike, Kuba e stome. E dhe gjithë libri Ankthi i së vërtetës këtu fillon të shtrojë trasenë .Një familje shkodrane e Nikolin Prelës martuar me dy fëmijë,dhe sipas rrëfenjës arratiset ngase më parë i ishte arratisur edhe i vëllai. Arratisjet nga liqen dhe të tjerat nga kufiri ishin prezentë do kohë në qytetin verior. Në ato vite arratisjet ishin të detyruara nga gjendja ekonomike dhe shtrëngimi politik kishte dhe arratisje allasoji kur shteti i nxirte jashtë persona të caktuar për ti vënë në mision të tijën. Dhe jo pak raste të kësaj natyrës së fundit janë denoncuar në emisionin shqiptar:”Njerëz  të humbur”.Kjo temë e veçantë  lexohet me ëndje deri në fund për të njohur me ankthin që kishte kapluar  familjen shkodrane të Norës asaj gruaje trimëreshë që jetoi dhe i rriti fëmijët mes sakrificash të panumërta,ndërkohë që ish bashkëshorti i saj i mërguar shtatë dete kaptuar ,shtatë male deri në Amerikë,rishtas kishte ngritur  strehën e tij ëndërrore në dheun e huaj. Shumë shqiptarë të mërguar në këtë mënyrë si në këtë rrëfim u dergjën dhe u tretën në dhe të huaj, hije dhe mistere përshkruan fatet e tyre. Burri në jetën e tij e ka dënuar gruan i trembur nga gjykimi i saj dhe se  gruaja  gjykon me shpirt dhe burri me mëndje kjo e  tremb  duke e nënshtruar atë edhe më ndihem e feve  duke mos i lënë asaj hapësirat e duhura,prandaj në  botë lëvizja feministe  inkurajohet.

Vilhelma Vranri Haxhiraj me botimin e fundit duke sjell nga realiteti shqiptar, kronika jete ,plotëson kështu kronikën e munguar të historisë  së këtij vendi. Vranari për krijimtarinë e saj ka marrë tituj të shumtë nga Bashkia e qytetit të Vlorës,Presidenti,Qarku,shoqatat është cilësuar  madje nga një studiues si:”Petro Marko me fustan” duke vijuar më tej edhe si “Musine Kokalari e Vlorës”.Energjia shpërthyese e kësaj autoreje  mbetet e çuditshme .Ne 15 vjet mbi 30 botime duke shkelur në të gjitha gjinitë e letrave shqipe. Është më së paku gruaja që meriton jo vetëm vëmendje por një veprimtare e shkëlqyer karshi lëvizjeve feminist,ku mbi 80 % e krijimtarisë së saj i kushtohet femrës,gruas shqiptare asaj të djeshme të periudha të hershme historike,të luftës,të punës të sistemit zogist,socialist,demokratik në përpjekjet që ajo bënë për të ndriçuar rrugën,idetë dhe personalitetin e saj. Energjia e kësaj gruaja krijuese nuk citohet vetëm e pashtershme,por e pashbëshme. Është ndriçimi i Zotit që bie në skuta të errtë,kthimi që ajo bënë, gurët e zinj ,shkëlqejnë si diamant.

*Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora