Kulturë
Sadulla Daja: Njeriu që i do njerëzit dhe kafshët
E enjte, 06.02.2014, 07:25 PM
Sadulla Zendeli Daja
NJERIU QË I DO NJERËZIT DHE KAFSHËT
(Vargje satirike kundër veseve ballkanike)
Fjalët e mëdha hedhi poshtë
Duke qenë tribun i kombit
Përkujto heronjtë tanë
Që na e falën lirinë
Dhe ardhmërinë...
Si i dëgjojnë këngët e trimërisë
Ata prindër familjar’e dashamirë
Për të dashurit e tyre më të mirë,
Që për lirinë e atdheut u vranë,
Ku janë ata sokola të uruar,
Që vendin tonë e kanë bekuar!
Zemra më digjet e shpirti më shkrihet
Mos e shkilni gjakun e dëshmorëve
Që për mëmëdhenë e dhuruan,
Mos vraponi pas pasurisë o mjeranë
Në kurrizin e atyre që për liri u vranë!
Të dhimbset vëllau motra nëna e fëmijët
Që për shqiptarinë u masakruan
Mos e shkelni gjakun e derdhur
Të Dëshmorëve tanë që u flijuan!
Për Lekë Euro a Dollarë
Mos jeto pa ndërgjegje njerëzore
Pa dashuri vëllezërore e miqësore!
Edhe shtaza ka ndërgjegje
Kafsha kur e sheh thikën e kurbanit
Kur e mpreh kasapi i Ballkanit
Fillon të qajë ulëron e pisket
Nga tmerri vdekjes që e pret!
Rreth e rrotull i rrinë gjithë familjarët
Me foshja në duart e nënës duke parë
Ditën e shenjtë duke therrur kurban,
Për hirë të zotit dhe besimit mysliman
Do t’ia therim gjyshit a gjyshes sonë
Që t´u lahen mëkatet në tjetrën botë!
Gjyshja e gjyshi 90 vjeçar
Shikojnë pa drojë e pa frikë
Se si gjaksorët e therrin në avlli
Shtazën e pafajshme me thikë...
Kur kasapët i mprehin thikat ta coptojnë,
I lavdërojnë kurreshtarët me shikim të ngrirë.
E rrëzojnë kafshën në tokë pa mëshirë,
Pa ndjenja njerëzore të gjithë po shikojnë
Se si e presin gjaksorët një gjallëri.
Ky e ke shpirtin o dinsëz pa din e iman
Kafshën e shkretë pse e masakron për islam!
Hoxha ia bën duvanë për xhenet si mysliman,
E therrin pa ndjenja lopën a demin e ndjerë,
Që tërë jetën i ka ushqyer me qymësht në gojë
Ua ka lëvruar arat duke bartur dru e sanë të thatë,
Duke i bartur mbi supe familjarët kafsha e ngratë.
Por ç´të bëjnë njerëzit e pafajshëm e pa culture,
Këto ligje jonjerëzore ua ka sjellë për dhuratë
Sheriati i shëmtuar me sherr ua ka shkruar
Dhe krejt kjo torturë e një kafshe shtëpiake
Na qenka hallall për fenë e një bote me mëkate!
Vaj medet sa të egër që jemi
Një familje në këmbë është çuar
Ta shohë kafshën e shtëpisë rëxuar
Duke masakruar pjellën kur e therrin.
Perëndimi i civilizuar, more derra,
Nuk i bën këta marrina aziatike...
Rreptësisht me ligj është e ndaluar
Masakrimi i kafshëve, more mjeranë,
Shpirti juaj është ktaran i zi, more xhelatë
Qofshi të mallkuar, se s’jeni myslimanë!