Kulturë
Përparim Hysi: Elegji për Vaçe Këngën!
E enjte, 06.02.2014, 07:36 PM
Elegji për VAÇE KËNGËN !
Nga Përparim Hysi
S'e besoj. Është veç përrallë!
Përgjithmonë mes nesh je gjendur
Përgjithmonë ti do jesh gjallë.
Se ti nuk je më Vaçe Zela
Tash ti je e madhja VAÇE KËNGA!
Se me këngë u mund vdekja
Vdekjen nga ti e zë gjëma.
Vaçe Zela, moj këngëtare
Më ke qenë sa bukuroshe
Se në këngë qe "magjistare"
Brez pas brezi: e p a s h o q e !
Zëri yt si zë bilbili
Zinte vënd në tonin shpirt
Dhe në dimër vinte prilli
Llamburiste skena-dritë.
Ti këndoje veç me zëmër
Fjalët shndrroje në melhem
Eh,seç zë! Sa i ëmbël
Nga këngëtaret qe madem.
Një madem... po sa e thjeshtë
Qe e thjeshtë si thjeshtësia
Sa e mangët imja vjershë
Për ty VAÇE B U K U R I A.
Bukurinë kishe në shpirt
Dhe buzëqeshjen: sa të çiltër!
Ne të donim si një dritë
Që na ngrohte shpirtin dimër.
Vjen një lajm që s'e besoj
Vaçe Zela paska vdekur!!!
Brez pas brezi do jehojë
Kënga e saj që ngjall të vdekur.
Pikëlluese dita sot
Dita sot mbuluar në zi
Në Parajsë e more Zot
Për ne gjallë do jetë gjithnnji.
Se për ne është Vaçe K Ë N G A
Që me këngë të vdekurit gjallë
Ato këngë na i do zëmra
Nuk ka vdekur... është p ë r r a l l ë.
6 shkurt 2014