E shtune, 27.04.2024, 04:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Hilmi Saraçi: Studim monografik i kompletuar

E enjte, 06.02.2014, 08:58 PM


Studim monografik i kompletuar

Prof.dr. Zenun Gjocaj: ”Gjuha e Luigj Gurakuqit dhe konceptet e tij gjuhësore e stilistike”Prishtine- 2001

Nga Prof. Hilmi Saraçi

Roli aktiv i  Luigj  Gurakuqit në fushën e gjuhësisë.

Prof.dr. Zenun Gjocaj nuk është i panjohur për shkencën e gjuhësisë shqiptare. Ai shkroi vepren me interes të veqantë  ”Struktura leksikore-semantike e stilistike e frazologjisë shqipe”.Shkroi edhe punime të tjera në fushen e gjuhësisë dhe letërsisë.

Në veprën “Gjuha e Luigj Gurakuqit dhe konceptet e tij gjuhësore e stilistike” autori trajton me njohuri të gjerë veprimtarinë e shumanshme të Gurakuqit në fushën e gjuhësisë .Duke u nisur nga shekulli 20 autori nenvizon se Gurakuqi ishte shumëdimenzional, mirëpo studiuesit e veprës se tij janë përpjekur t’i japin më tepër rëndësi veprimtarisë se tij politike.Kështu prof.dr. Gjocaj paraqet rolin aktiv te vlerave gjuhësore dhe stilistike dhe shton se Luigj Gurakuqi ka meritë të madhe për themelimin e shqipes letrare dhe të alfabetit të saj.Në historinë e popullit shqiptar mbetet figurë komplekse politike e kulturore, sepse çështjet me të cilat u muar janë ndër më të ndryshmet ( poet, publicist, prozator, hartues tekstesh, gjuhëtar, stilist, politikan, orator, ekonomist ). Në këtë rrafsh prof.dr. Gjocaj me kujdes hynë në të gjitha këto fusha të veprimtarisë së Luigj Gurakuqit.

Trajtim i gjerë në fushën e fonetikës dhe të morfologjisë.

-Kështu për veçoritë fonetike: përdorimin e theksit, gjatësinë e zanorëve, dyfishimin e tyre etj. autori bën fjalë dhe  ndërlidhet  me ndikimin e gegërishtes veripërendimore dhe me  veprat e autorëve të vjetër të veriut  në vepren e Luigj Gurakuqit.

Diftongjet kanë ruajtur,përgjithësisht,karakterin gjuhësor,nuk kanë lëkundje gjatë përdorimit të tyre,në përjashtim të ndonjë rasti në monoftongim-thekson autori.Foljet e parregullta,sidomos,palatalet dhe grupet e vjetra,në përgjithësi në shkrimet e Luigj Gurakuqit dalin të reflektuara në rrethin e gegërishtes veripërendimore. Ndersa përdorimi i grupeve të bashkëtingëllorëve,lëkunden,ndryshojnë gjatë përdorimit. Kështu prof.dr.Gjocaj ndërlidhet me fenomenet fonetike: elizionin, asimilimin, shurdhimin, sanarizimin në të gjitha veçoritë karakteristike të përdorimit të tyre.Për veçoritë morfologjike, trajtimin dhe zbërthimin e pjesëve të ligjëratës në shkrimet e Luigj Gurakuqit autori prekë, në veçanti përdorimin e gjinisë, sepse në disa raste emri i gjinisë mashkullore përdoret në gjininë fëmërore. Kështu Gurakuqi ruan edhe disa emra reliktorë të gjinisë asnjëjëse.Ndërsa përdorimi i numërit shumës të emrave në vepren e Luigj Gurakuqit, përgjithësisht, është ai i gegërishtes me prapashtesën –a-. Kështu autori ndalet edhe në  përdorimin e –ë-së në emrat shumës në rasat dhe përdorimin e tyre, sidomos në emrat në fëmëroren njëjës të shquar që e ruajnë temen e njëjësit, siq kishte vepruar edhe Naim Frashëri.

Është karakteristike të veçohet përdorimi i nyjës,ku shihet,gjithashtu,ndikimi i gegërishtës veriore,sepse në togfjalëshin nyja –t- përdoret për –s-,duke munguar para një emri të shquar në gjinore. Kështu edhe përdorimi i mbiemrave në veprën e Luigj Gurakuqit paraqesin larishmëri gjatë përdorimit – hasim trajta të toskërishtës. Ndonjëherë mbiemri nuk përshtatet në gjini me emrin që e cilëson –nënvizon autori. Në veçanti kur autori bënë fjalë për përemrat në shkrimet e Luigj Gurakuqit – thekson lëkundshmërinë e tyre në pikepamje drejtshkrimore, sepse në përemrat pranorë të Gurakuqi, hasim forma të vjetra pronoresh,prandaj gjatë përdorimit të tyre nuk kanë një drejtshkrim të ngulitur. Kështu këto lëkundje dhe larishmëri shihen edhe të folja,kohet, në të cilat e pakryerja,e kryerja e thjeshtë etj. Në mënyrat lidhore, habitore, pjesore dhe përcjellore diktohen më tepër –vëren autori.Edhe pjesët tjera të ligjëratës si ndajfolja, parafjala, lidhëza etj. me të gjitha format e përdorimit në veprën e Luigj Gurakuqit gjuha e sotme shqipe nuk i përfillë.

Veçoritë sintaktore dhe përdorimi i tyre

Në vepren e Luigj Gurakuqit njësitë sintaktore  nuk mund të përcaktohen lehtë, sepse këto janë të përbashkëta për një grup sish në përiudha të caktuara, kështu, përiudha e shkrimeve dhe të folmeve veriore në veprat e Luigj Gurakuqit vërehet varianti jugor. Kështu dr. Gjocaj duke analizuar këte fushë të veprimtarisë gjuhësore të Luigj Gurakuqit i kushton një vështrim kritik veçorive të shkrimeve të Gurakuqit në toskërishte dhe konstaton: Gurakuqi është i pari shkodran ndër shkrimtarët gegë që shkroi edhe në variantin e toskërishtes. Kështu në hallkat më thelbësore të saj, toskërishtja e Gurakuqit e paraqitur përmes 15-16 artikujve dhe prozave artistike, afrohet me gjuhen e sotme letrare”.

Në fushen e fjalëformimit veprimtaria e Luigj Gurakuqit shtrinë përpjekjet për pastrimin dhe pasurimin e leksikut. Në këtë drejtim ai dha kontribut  të çmuar,si në aspektin teorik,ashtu edhe në atë praktik. Ai u përpoq të gjejë rrugë të reja për formimin e fjalëvë të gurres shqipe-konstaton  prof,dr. Gjocaj.Megjithate Gurakuqi nuk i shpetojë përdorimit dhe krijimit të kalkave.Autori konstaton se Luigj Guraguqi ka dhënë kontribut të vlerëshëm në krahasim me Rilindasit tjerë bashkohor si Noli, Çajpi,Mjeda etj.-Gurakuqi ka pak fjalë të huaja.

Përdorimi i fjalëve të prejardhura, frazeologjia, gjuha popullore dhe e njësuar

Prof.dr. Zenun Gjocaj shtron gjerësisht mendimet për përdorimin e fjalëve të prejardhura në vepren e Luigj Gurakuqit,duke u ndalur me kujdes dhe përpikëri në vlerësimin e përdorimit të tyre. Ato janë të pasura edhe me frazeologji dhe konstaton se më shumë se askush tjetër , në përdorimin e dendur shihet mbështetja e Gurakuqit në gjuhen popullore.Autori mbështetet me shembuj qe ilustrojnë këtë konstatim.

Në fillim të shekullit të 20 filluan veprimet praktike e teorike për themelimin e shqipes së njësuar. Kontribut të drejtshkrimit i dha padyshim edhe Luigj Gurakuqi i cili në këtë kohë ishte në valen e krijimtarisë letrare dhe shkencore (1899-1906) shpiegon autori . Prandaj gjuha në vepren e Luigj Gurakuqit karakterizohet përmes disa shtresimesh brenda sistemit të saj. Në radhë të parë te ai vërehet prirja për një variant gjithëverior. Mirëpo Gurakuqi ka merita se i pari e trajtoi qështjen e zanores –ë- dhe se këtë zanore e trajtoi shumanshëm- konstaton autori.

Para Kongresit të Manastirit, Gurakuqi u shërbye kryesisht me alfabetin e “Bashkimit” ku ishte antar i saj. E ndonjëherë edhe me ate të S. Frashërit.

Stilet funksionale   në veprën e Luigj Gurakuqit-themelimi i alfabetit

Për veçorite stilistike në shkrimet e Luigj Gurakuqit prof.dr. Gjocaj bën një konstatim se Gurakuqi është ndër skrimtarët e rrallë gegë të fillimit të shekullit 20 që u muarr me shkrime të ndryshme me të cilat zgjeroi stilet funkcionale, përkundër një pjese shkrimtarësh shkodranë të shekullit të kaluar. Ai la trashigimin edhe për ligjerime oratorike me shkrim të mbajtura nëpër manifestime e data historike, në parlament e gjetiu me të cilat përvehtësoi masa e gjera.Në këtë mënyrë . Gjocaj nënvizon se stili është vet Gurakuqi si personalitet e humanist i shquar. Kështu do të bëjë një analizë të përsonalitetit të tij prej intelektuali dhe patrioti të madhë, sepse Gurakuqi, përveç tjerash, radhitet ndër publicistët më të shquar të qerekut të parë të këti shekulli që përfundoi.

Autori kur bënë fjalë për konceptet teorike – gjuhësore të Luigj Gurakuqit ndalet me kujdes te Rilindja Kombëtare që prodhoi shumë patriotë të devotshëm dhe zgjeroi lëvizjet patriotike dhe kombetare. Me këto rrethana të bujshme u edukua Luigj Gurakuqi . Kështu si njohës i mirëfilltë i gjuhësisë shqiptare Dr. Gjocaj flet me respekt dhe kompetencë për rolin e Luigj Gurakuqit për themelimin e alfabetit të përbashkët, sepse në këtë fushë dhe në të tjerat, Gurakuqi shënoi emër si figurë komplekse kulturore e politike. Ai luftoi paralelisht me pushkë edhe me pendë. Duke bërë fjalë për kontributin e Gurakuqit për alfabetin e gjuhës shqipe, konstaton me të drejtë se një alfabet origjinal dhe i përbashkët kishte filluar që nga shekulli 18. Kështu autori ndërlidhet me konceptet e Luigj Gurakuqit rreth çështjeve të ndryshme të gjuhës letrare shqipe, sepse sipas Gurakuqit gjuha dhe kombi janë një trup, një shpirtë, prandaj edhe parimi themelor për çlirimin e plotë përveç luftës së armatosur, konsiderohet edhe ngritja e vetëdijes kombëtare.

Filolog dhe polemist i shquar

Mirëpo Gurakuqi trajtoi edhe çështje filologjike. Ai sulmoi historianët dhe filologët italian që me këmbëngulje përpiqen për ta mohuar qenjen e arbëreshëve të Italisë – origjinen e tyre shqipëtare – sqaron autori.Ndërsa për konceptet stilistike Dr. Gjocaj konstaton se Gurakuqi ka meriten se iu rrek stilistikes në kohën e romantizmit evropian – e braktisi retoriken,  prandaj “ Vargënimi në gjuhen shqipe “ merret si trakt i parë i stilistikes poetike e metrikes shqipe, autori shton se në Vargënim dominon mënyra origjinale e shtjellimit të koncepteve të veta. Mirëpo kritikët e teorisë poetike të vargënimit shqip me të drejtë bëjnë vërejtje se Gurakuqi ka bërë përpjekje për rikëthimin e respektit të rregullave klasiciste që shkakëtuan kufizimin e imagjinatës. Kështu autori duke analizuar kët veper poetike të Luigj Gurakuqit ndalet në përbërjen efektive dhe bukuritë tingëllore, në çështjet leksiko – semantike e stilistike, strukturen metrike të vargut, strofen e rimes etj. Roli për themelimin e gjuhes letrare kombetare i Luigj Gurakuqit është i madhë sepse si rezultat i përpjekjeve të tij me shokë del formimi i një varianti gjithëjugor dhe i një tjetri gjithëverior, në përpjekje për një gjuhë ndërdialektore

Krah për krah me patriotë, shkrimëtarë, punonjës të gjuhës dhe kulturës shqiptare

Dr. prof.Gjocaj flet për rolin e Gurakuqit në komisinë letrare të Shkodres, krah për krah me patriotë e punonjës të ndryshëm të gjuhës e të kultures shqiptare. Kështu duke ndjekur hap për hap rregullat e rilindasve, Gurakuqi, vazhdimisht, përcolli ritmet e zhvillimit të gjuhes e të letërsis.Ai u lind në flaken e kuqe të Lidhjes së Prizrenit. U rritë në flaken revolucionit. U edukua pranë mësuesve me përmasa kombëtare: A. Xhuvani, G. Jakova, De Rada. Prandaj ai nuk pati si të mos arrinte në krye  të detyrave kombëtare – shton prof.dr. Gjocaj. Kështu në përfundim të këtij studimi monografik autori konstaton se në historinë e popullit shqiptarë Luigj Gurakuqi mbetet figurë e gjithanshme kombëtare. Ai që nga mosha 19 vjeçare luftoi pa ndërprerë për çlirimin e vendit, për zhvillimin e kulturës,shkencës dhe arsimit, si dhe për ngritjen e shtetit të ri, të përgjysmuar, në këmbë të sigurta, duke iu përgjegjur praktikisht dhe teorikisht kërkesave kombëtare, si shumë patriotë e punëtorë të kulturës të kohës së Rilindjes e pas tij. Recenzentët Dr. Fadil Raka dhe Dr.Adem Hajdaraj vlersojnë lartë punën hulumtuese të gjithanshme të autorit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora