Shtesë » Lajme
Zenel Çeliku: Populli hungarez, ndergjegje dhe triumf
E enjte, 24.10.2013, 07:11 PM
Populli hungarez, kurajo, ndergjegje dhe triumf
Nga Zenel Çeliku
Dje Ambasada
hungareze e akredituar në Tiranë, shtroi në pritje në nderim të 57 vjetorit të
revolucionit hungarez dhe kryengritjes për pavarësi në vitit 1956.Në këtë
pritje morën pjesë figurat më të larta shteterore si Kryetari i Kuvendit të
Shqipërisë-Ilir Meta, Ministri i Jashtem-Ditmir Bushati, ish Presidenti i
Republikës-Rexhap Meidani, minitra e politikanë, gazetar, shkrimtar, artist dhe
mjaft figura nga fushat e ndryshme të jetës.Të pranishmit i përshëndeti
Ambasadori I Republikës së Hungarisë në Shqiperi-Z.Janos Huszar, ku me mirësi dhe
me culturë diplomatike, falenderoi të pranishmit për pjesmarjen e tyre në
përvjetorin e 57 të revolucionit hungarez.
Ne fjalimin e
tij, Ambasadori Huszar tha, më 23 Tetor 1956,
populli hungarez u ngrit kundër tiranisë në emër të lirisë, duke
kundërshtuar regjimin komunist të vënë aty, nga Bashkimi Sovjetik i atyre
viteve, e duke kërkua liri dhe të drejta kombëtare, pa praninë dhe larg
sundimit autoritar të Bashkimit Sovjetik.Në Hungari, 57 vjet më pare u
organizuan demostrata paqësore në Budapest, dhe në shumë qytete të tjera të
vendit.Demonstruesit kërkuan zgjedhje të lira, liri të shtypit, dhe tërheqjen
pa kushte të trupave sovjetike nga Hungaria.Ngjarjet ndërkombëtare, sic ishin protestat paqësore dhe të suksesshme
në Poloni, i dhanë shpresë dhe frymëzim popullit Hungarez, që kërkesat e tyre
mund dhe do të gjenin zgjidhje, vetëm dhe vetëm nga forca vitale që
karakterizon popullin hungarez.Sidoqoftë, në atë mbrëmje policet hungarez, dhe
më vonë forcat sovjetike, hapën zjarr mbi popullin, dhe demostratat u kthyen në
një revolucion të armatosur për pavarësi.
Më 31 Tetor, u
duk se ngjarjet do të rridhnin në favor të revolucionit, vijoi Ambasadori
Huszar.Në atë ditë, gazeta e përditshme sovjetike PRAVDA, publikoi një artikull që premtonte më tepër
barazi në marrdheniet midis Bashkimit Sovjetik dhe vëndeve të Europës
Lindore.Por, tragjikisht, po atë ditë që u publikua artikulli, udhëheqja
sovjetike vendosi që ta shtypte me dhunën e armëve kryengritjen heroike të
popullit hungarez.Më tej ngjarjet morën një rrjedhë shumë intereante, ku më 4
Nëntor 1956, forcat sovjetike kryen një
sulm të madh me qëllim, shtypjen një herë e përgjithmonë kryengritjen e
hungarezëve që kerkoni liri dhe demokraci.Me qindra e mijëra hungarez u vranë
në kërkim të lirisë dhe pavarësisë së vendit, 200, 000 hungareze u larguan nga
vëndi për ti shpëtuar rreprezaleve dhe revanshit politik. Pra, mposhtja e
revolucionit Hungarez, ishte një nga momentet më të errëta të luftës së ftohtë.
Lidhur me
ngjarjet e medhaja të vitit 1956 në Hungari, ku janë sakrifikuar qindra e
mijëra jetë njerëzish në kërkim të demokracisë së vërtetë, në kerkim të lirise
dhe të të drjetave themelor të njeriut, Xhon.F Kennedi, në përvjetorin e parë
të Revolucionit Hungarez tha:
’’23 Tetori i
1956, është një ditë që do të kujtohet
përgjithmonë në rrjedhën e historisë dhe njerëzve të lirë.Ishte një ditë që
populli hungarez tregoi kurajo, ndërgjegje dhe triumf.Asnjë ditë tjetër që në
fillim të historisë, nuk kanë treguar më qartë, dëshirën e etur të njeriut për
të qënë i lirë, pa marë parasysh shanset për sukses, dhe sakrificat që
kërkohen.”
Megjithëse
kryengritja u shtyp brutalisht, aspiratat demokratike të kombit hero hungarez,
nuk u shuan, por shërbyen si shembull për gjithë botën.Lufta e popullit
hungarez kundër autoritantizmit, për
liri dhe demokraci, ka frymëzuar popuj anembanë botës.Lufta e tyre ishte
frymëzim për popujt e Europës Lindore dhe Qëndrore, që në 1989, thyen prangat e
komunizmit dhe përqafuan lirinë dhe demokracinë aq shume të kërkuar nga
hungarezët. Nuk është rastësi që në verën e vitit 1989, perdja e hekurt u thye
nga hungarezet që kërkonin liri.Sot, ne nderojmë ata patriotet hungarez trima
të vitit 1956, sic nderojmë të gjithë ata që tregojnë kurajo për të promovuar
ndryshim, përfundoi Shkëlqësia e tij- Janos Huszar.
Për të ftuarit, ishin thirur nga Hungaria, një violiniste dhe një pjanis të cilët për kënaqësinë e të ftuarve, luajtën pjesë të ndryshme të muzikës klasike, e më pas një koktei për të krijuar mundësi takimesh dhe bashkëbisedime ndërmjet të ftuarve.Kjo mbrëmje shumë e këndshme dhe me shume protocoll nga personeli I Ambasadës Hungareze në Tiranë, u mbyll me një përshëndetje shumë miqësore, plot rrespekt dhe dashamirësi tradicionale hungareze, për të ftuarit e kësja pritje te vecantë.