E hene, 07.10.2024, 08:15 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Zenel Çeliku: Ngjarje e madhe ne Nju Jork

E merkure, 09.10.2013, 08:00 PM


Iniciativa globale Klinton, ngjarje e madhe ne Nju Jork

Nga Zenel Çeliku

Është ish Presidenti Amerikan Bill Klinton, me iniciativën dhe vullnetin e tij personal, që krijoi Forumin “Iniciativa Globale Klinton”.Ky forum organizon takime në nivel botëror, ku liderët kryesor të qeverive të ndryshme në botë, drejtues nga sektori I korporatave dhe kompanive të madhaja industriale, perfaqësues nga OJQ dhe nga shoqëria civile, duskutuan për të gjeneruar zgjidhje të qëndrueshme rajonale dhe globale, lidhur me sfidat më të mëdha në botë, per forcimin e këtyre partneriteteve, shqyrtimin e iniciativave të suksesshme,  dhe zhvillim të ri strategjitë kudo në botë.Kështu, këto sfida mund të plotësohen nga një bashkësi globale të begatë.Takimi I madh I “Iniciativës Globale Klinton”, ku vec të tjerave, morën pjesë 109 lider botëror, u zhvillua në Hotel Sheraton, Manhattan-Nju Jork (NY).Ndër ta, të ftuar ishin edhe dy figuart qëndrore të Shqipërisë, përkatësisht Presidenti Nishani dhe Kryeministri Rama, ndërsa I vetmi gazetar nga Shqiperia që ishte pjesë e këtij eventi të madh boteror, isha vetëm unë-Zenel Çeliku.Nuk dua të flas për hollësitë e këtij takimi gjigand (sepse mendoj se është ndjekur edhe në Shqipëri) ku diskutuan kokat më të mëdhaja të ekonomisë botërore, figurat më të mëdhaja politike botërore si Presidenti Obama, figura të njohura në arenën ndërkombëtare nga shoqëria civile, korporatat e mëdhaja të industrisë e tjer, por fare shkurt dua të ndalem tek organizimi I këtij eventi, se sa me rregull ishte organizuar ky takim, cfar masash kishte marë policia amerikane për të garantuar siguri maksimale në NY, vecmas në Manhatten.Hotel Sheraton është I vendosur në qëndër të Manhattenit-NY, rreth të cilit ishin vendosur të shërbenin një seri policie, dhe shumë civil të strukturave të sigurisë amerikane, shumë në gadishmëri e shumë vigjilent për këdo që kalonte aty pranë në hyrje të Hotelit, por kudo e në cdo cep të NY.Askush nuk mund të hynte ato dit, në Sheraton të NY, vec atyre që ishin të ftuar ku beja pjese edhe unë, të paisur me nje document (I prodhuar nga ky Forum) i cili duhej të ishte i dukshëm për autoritetet e sigurisë dhe të policisë.Ne, sigurisht si pjesë e “Iniciativës Globale Klinton”, na dukej vetja si shumë të privilegjuar kur hynim e dilnim nga Sheratoni, brenda te cilit ishin krijuar kushte të shkëlqyera ku nuk mungonte asgjë sado e vogël.Në hyrje të Sheratonit, ishte vendosur automjet me skaner, ku ishin të detyruar të skanohej cdo cantë që dispononte cilido që ishte pjesë e kësaj conference me përmasa botërore.Kudo ndjehej klima e një ngjarje të madhe festive, kudo shikoje element të sigurisë nga policia dhe organet koopetente te sigurisë amerikane, kudo rregull, në cdo moment automjetet e policisë dhe të sigurisë mundet të kalonin pa asnjë vështirësi në korsinë e tyre.Takimi i “Iniciativës Globale Klinton” ku në qëndër ishte gjithnjë Presidenti I këtij Forumi-Bill Klinton, mbas shumë diskutimesh dhe si herë të tjera, lancuan idene   “Të mobilizohemi për Ndikim”,  ku shikuam dhe dëgjuam faktin se, si do të merren masa për organzimin dhe përfshirjen e njerëzve, so do të organizohen burimet dhe partnerët në mbarë botën, që në partneritet të madh e të gjërë, të forcohemi për të ideuar dhe gjeneruar forca të mëdhaja dhe strategji, për të përballuar sfidat e kohës kudo në botë.Takimi I 23-26 Shtatorit i “Iniciativës Globale Klinton”, përvec mesazheve dhe thirjve për partneritet për të luftuar, ndihmuar dhe përballuar sfidat e shekullit, kishte dhe një mundësi takimesh ndërmjet të gjithë atyre që ishin pjesë e këtij eventi, ku diskutonon miqësisht me njerëz që I shikoje për herë të parë në këtë conferencë.Ndërsa opinion vëndas dhe ata që ishin turist të përkohshëm në NY, shikonin dhe ndiqnin në TV  me mjaft interes punimet e “Iniciatives Globale Klinton”.Kudo ne NY shikoje atmosferë festive, por ku nuk mungonin as protesat.Ja pra, kjo është Amerika, kjo e bën Amerikën të vecantë, ku nga njëra ana zhvillonte punimet kjo konferenca me përmasa botërore, e nga ana tjeter organizonte punimet Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.Sigurisht edhe kjo një ngjarje e madhe, por Amerika ka vend, ka kohë dhe liri që të zhvillheshin protesta, si ata me kombësi nga Gujnea, nga Meksika e tjer.Ne Amerike si vëndi me demokratik në botë, zhvillohen protesta si kudo ne boten demokratike, por ne USA sundon rregulli dhe Ligji, ndaj protestuesit nuk guxojnë të kalojnë cakun dhe të shkelin Ligjin për sigurinë publike, e kështu siguria ishte maksimale.Ashtu si ne cdo aspect ku Amerika tregon vecantinë e saj, ashtu njerëzit të qeshur e plot gjallëri dilinin në shëtitje në orët e vona të natës në pjacën më magjepëse në NY, duke pozuar në Times Square, vëndi ku ka pamje magjike shumëllojshmëri dritash, reklamash dhe lëvizje njerëzish pa fund, por gjithnjë nën kujdesin dhe mbikqyrjen e policisë dhe të strukturave të sigurisë kombëtare të SHBA-ve.Pas largimit nga NY, apo më mirë nga Manhatteni, duke ngjitur shkallët e avionit për në vëndin e tij, cilido do të thotë, Zoti e bekoftë Amerikën.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora