Shtesë » Lajme
Ismet Azizi: Grenada njeh Kosovën
E premte, 27.09.2013, 07:44 PM
Grenada njeh Kosovën
Nga Ismet Azizi
Grenada është
shteti i fundit që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe ka vendosur
marrëdhënie diplomatike. Kjo ka ndodhur në New York ku për vizitë zyrtare po
qëndron Kryeministri Thaçi i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver
Hoxhaj.
Këtë e bënë të
ditur përmes rrjetit social Twiter, Ministrja për Integrime Evropiane, Vlora
Çitaku.
Grenada është
shtet dhe ujdhesë pranë Amerikës latine. Këtij shteti i takon ujdhesa Grënada
me një sipërfaqe prej 3102 si dhe ujdhesat jugore Grënadeze që së bashku zënë
një sipërfaqe prej 344 km2. Për kryeqytet ka qytetin e Shën Gjergjit, Saint
George's që në vitin 1970 kishte 8600 banorë (7,500 më 1999). Gjuhë zyrtare e
vendit është gjuha angleze ndërsa monedhë shtetërore është dollari i karibit
lindorë (ES$) me qindarkën e quajtur cent.
Detarët nga Kolumbia, në vitin 1498 zbarkuan në këto
ujdhesa dhe i quanin koncepcion (Conceptión). Nga viti 1674, Grënada bie nën
sundimin e francezëve dhe pas Paqes së Parisit kalon në duar të britanezëve si
koloni e tyre. Brenda viteve 1967-1974 ishte anëtare e Shteteve të Mbledhura të
Indisë Perëndimore dhe nga këtu doli si shtet i pavarur.
Sipas
kushtetutës së datës 7 shkurt 1974, Grënada është shtet i pavarur brenda
komonveltit britanik dhe nga shtatori i vitit 1974 anëtare e Organizatës së
Kombeve të Bashkuara. Përfaqësues i mbretërisë është një qeveritar i
përgjithshëm (Gjeneral guvernator). Ana legjislative e shtetit përbëhet nga
senati dhe nga shtëpia e përfaqësuesve. Senati përbëhet nga 13 senator të
zgjedhur nga qeveritari i përgjithshëm ndërsa shtëpia e përfaqësuesve përbëhet
nga 15 delegat të zgjedhur me mandat 5 vjeçar. Drejtë zgjedhje të delegatëve
kanë gjithë shtetasit më të moshuar se 18 vjet. Anën ekzekutive të shtetit e
përfaqëson kryeministri i emëruar nga qeveritari i përgjithshëm si dhe nga
ministrat që i zgjedhë kryeministri i emëruar.
Toka e ujdhesave
të shtetit të Grënadës goditet shpesh nga tërmetet. Kryesisht është e mbuluar
me pyje të endura dhe ndodhet në një lartësi mbidetare deri në 840 metra. Në
sipërfaqe sundon klima e tropeve e cila sjell temperatura mesatare prej 28
gradëve si dhe reshje shiu të vazhdueshme nga qershori deri në dhjetor.
Degët kryesore
të ekonomisë së Grënadës përpos tregtisë janë kultivimi i bananeve, i kakautë,
i palmave të kokosit, i bibernave (dallohet i quajturi muskat) si dhe i
panxharsheqerit.
Në vitin 1975 thuhej se kishte rreth 100 000 banorë, kryesisht zezak dhe mulaten. Si duket numri i popullsisë në këtë vend ka ra në 89,260(2002) - (198 -ta në botë).